Kosova & Rajoni
-
Diskutimet për liberalizimin e vizave për Kosovën do të vazhdojnë në grupin punues të Këshillit të Bashkimit Evropian me datën 9 nëntor, ndërsa deri atëherë, vendet anëtare do të zhvillojnë edhe konsultime ndërmjet vete. Po ashtu, deri më 21 tetor, vendet anëtare të BE-së kanë afat që t'i dërgojnë komentet e tyre me shkrim lidhur me liberalizimin e vizave për Kosovën.
14 Tetor 2022, 20:39 -
Maqedonia e Veriut nuk do marrë pjesë në 'Eurovision 2023', paratë e këngës do përdoren për energjinë elektrike
14 Tetor 2022, 18:29Maqedonia e Veriut nuk do të marrë pjesë në festivalin e këngës “Eurovizion 2023”.
-
Eurodeputeti holandez: Ndihem i turpëruar që 5 shtete kushtëzojnë liberalizimin e vizave për Kosovën! I ka plotësuar kërkesat që në 2018
14 Tetor 2022, 15:37Thijs Reuten, eurodeputet nga Holanda, i ka reaguar shtetit prej nga vjen, dhe shteteve të tjera, për përmendjen e kushteve të reja për liberalizimin e vizave për Kosovën. Në një postim në Twitter, Reuten ka reaguar për lidhjen e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës me funksionalizimin e sistemit ETIAS.
-
Këshilli i BE-së për liberalizimin e vizave të Kosovës: Duhet të sqarohen edhe disa çështje
13 Tetor 2022, 19:43Presidenca Çeke e Këshillit Evropian ka thënë të enjten se është e domosdoshme që të qartësohen edhe disa çështje, për të çuar përpara liberalizimin e vizave për Kosovën
-
Lajçak: Kosova dhe Serbia të mos e shpërdorojnë mundësinë për një marrëveshje para vitit 2024
13 Tetor 2022, 18:13I dërguari i Bashkimit Evropian për bisedimet Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, tha të enjten se Kosova dhe Serbia nuk duhet të shpërdorojnë mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre para zgjedhjeve në Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian në vitin 2024
-
Franca kushtëzon liberalizimin e vizave të Kosovës
13 Tetor 2022, 16:41Në mbledhjen e mbyllur, të mbajtur të enjten në Këshillin e Bashkimit Evropian, Radio Evropa e Lirë merr vesh se është propozuar që procesi i liberalizimit të vizave për Kosovën të lidhet me funksionalizimin e sistemit për siguri në Evropë, ETIAS
-
Strategjia e re e zgjerimit, PE kërkon që Serbia të penalizohet për mosvënie të sanksioneve ndaj Rusisë
13 Tetor 2022, 15:03Komisioni i Politikës së Jashtme të Parlamentit Evropian miratoi raportin për strategjinë e re të zgjerimit
-
SHBA-ja sërish thirrje Qeverisë Kurti: Të zbatohet vendimin për Manastirin e Deçanit
13 Tetor 2022, 13:25Ambasada amerikane në Prishtinë sërish i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës, të udhëhequr nga Albin Kurti, që të zbatojë vendimin për tokën e Manastirit të Deçanit.
-
I dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi viziton Prishtinën, takim me Kurtin
13 Tetor 2022, 10:20I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, po takohet të enjten në Prishtinë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurt
-
Komisioni i BE: Marrëveshja Kosovë-Serbi urgjente për avancim në rrugën evropiane
13 Tetor 2022, 07:58Komisioni i BE-së në Raportin e Progresit në pjesën për Kosovën konstaton arritje, por edhe shumë sfida në rrugën e saj të integrimit evropian.
-
Baerbock: Serbia nuk mund të hyjë në BE pa njohur Kosovën
12 Tetor 2022, 22:00Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donka Gërvalla-Schwarz takon homologen e saj gjermane në Berlin. Dy kryediplomatet rikonfirmuan domosdoshmërinë e njohjes reciproke mes Serbisë dhe Kosovës.
-
Blinken: Nevojë për intensifikimin e dialogut Kosovë Serbi
12 Tetor 2022, 16:39Pas telefonatës me Antony Blinken, Kurti shprehet se u bisedua për marrëveshjen Kosovë-Serbi ligjërisht të obligueshme me njohje reciproke, kurse Vuçiç për dëshirën e administratës amerikane për zgjidhje të shpejtë.
-
'Testimi i virgjërisë', nga dita e sotme konsiderohet vepër penale në Kosovë: Shkel të drejtat e njeriut
12 Tetor 2022, 14:09“Testimi i virgjërisë” cilësohet vepër penale me kodin e ri që votoi Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme. Kërkimi i këtij testi do të sanksionohet pasi shkel të drejtat themelore të njeriut.
-
KE rekomandon statusin e vendit kandidat për Bosnjën
12 Tetor 2022, 13:55Komisioni Evropian rekomandoi të mërkurën që Bosnje dhe Hercegovinës t’i jepet statusi i vendit kandidat për anëtarësim në BE. Komisionari për zgjerim i BE-së, Oliver Varhelyi, tha se vendimi final për këtë vend pritet të merret në muajin dhjetor.
-
-
'Pakoja për Inflacionin', qeveria e Kosovës jep 100 euro ndihmë për pensionistët, e njëjta shumë jepet edhe për studentët
12 Tetor 2022, 13:03Qeveria e Kosovës ka marrë vendimin që të japë 100 euro ndihmë për pensionistët. Në mbledhjen e fundit, është vendosur që të shkojnë mbi 28 milionë euro që qytetarët të kenë më të lehtë të përballojnë rritjen e çmimeve.
-
Qeveria në Kosovë paralajmëron ashpërsimin e ndëshkimeve për krimet seksuale dhe dhunën në familje
12 Tetor 2022, 12:26Qeveria e Kosovës miratoi një projektligj për ndryshimin e Kodit Penal, që ashpërson dënimet për veprat penale të dhunimit, sulmit seksual dhe dhunës në familje. Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, tha se këto ndryshime janë të nevojshme dhe urgjente, për shkak të rritjes së rasteve të dhunës në familje dhe sulmeve seksuale.
-
Ditë vendimtare për Kosovën, Komisioni Evropian nis sot diskutimin për liberalizimin e vizave
12 Tetor 2022, 07:39Data e sotme, 12 tetor pritet të jetë vendimtare për shtetin e Kosovës. Në Komisionin Evropian pritet të miratohen raportet e progresit për vendet aspiruese për të hyrë në BE. Në disa fusha raporti do jetë i ndryshëm për Kosovën, por tek liberalizimi i vizave Komisioni Evropian i mbetet besnik qëndrimit të vitit 2018.
-
Blinken bisedë telefonike me Kurtin dhe Vuçiç, në fokus dialogu Kosovë-Serbi
11 Tetor 2022, 22:01Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka zhvilluar ditën e sotme biseda telefonike të ndara me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ku në fokus të diskutimit ka qenë dialogu mes dy vendeve.
-
Bosnja mund të marrë me kusht statusin e kandidatit për anëtarësim në BE
11 Tetor 2022, 17:53Komisioni Evropian ka mundësi që të rekomandojë me kusht statusin e kandidatit për Bosnje-Hercegovinën, kanë treguar disa burime në Bruksel për Radion Evropa e Lirë
