Kosova & Rajoni
-
Policia e Kosovës ka arrestuar më 19 tetor një burrë me incialet E.B., të komunitetit boshnjak, nën dyshimet se ai është përfshirë në veprën penale “krime lufte kundër popullsisë civile” në periudhën 1998/99 në një fshat në Komunën e Istogut.
20 Tetor 2022, 11:49 -
Marrëveshja Kosovë-Serbi, i dërguari i Posaçëm i SHBA, Escobar: Është çështje javësh
19 Tetor 2022, 21:24I dërguari i Posaçëm i ShBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka deklaruar se një marrëveshje për një të ardhme mes Kosovës e Serbisë, është çështje javësh
-
Ambasadori i SHBA-ve në Beograd paralajmëron Serbinë: Kjo nuk është 'nëna Rusi'
19 Tetor 2022, 19:26Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Beograd, Christopher Hill, tha se e kupton se Serbia ka një histori të gjatë dhe të vështirë me sanksionet dhe se SHBA-ja ka mirëkuptim për këtë. Por, sipas tij, Serbia duhet ta shqyrtojë mirë se ku i ka interesat e saj kombëtare
-
‘Do i kisha nxjerrë sytë’, nëna e 12-vjeçares së përdhunuar në Greqi zbardh detajet tronditëse: Mihali e merrte çdo ditë në dyqan! Por lihet në burg
19 Tetor 2022, 19:02Të tjera detaje janë zbuluar nga ngjarje tronditëse që shokoi gjithë Greqinë, ajo e përdhunimit të 12-vjeçares në Greqi nga 9 meshkuj për disa ditë me radhë. Së fundmi nga mediat greke është botuar dëshmia e nënës. Ajo ka thënë se njërin prej miturës ka thënë se njërin prej përdhunuesve, Mihalin, e ka njohur vite më parë, pasi ka një dyqan në afërsi të banesës së saj.
-
Pas Prishtinës, Escobar do të vizitojë Beogradin
19 Tetor 2022, 16:28 -
Debat në Këshillin e Sigurimit nën thirrjet për shmangie të retorikës Kosovë - Serbi
19 Tetor 2022, 11:37Thirrjet që Kosova dhe Serbia të shmangin retorikën nxitëse përshkuan mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për Kosovën, në të cilën shefja e Misionit të OKB-së, Caroline Ziadeh tha se përshkallëzimi i retorikës gjatë muajve të fundit rrezikoi përparimet e arritura në bisedimet e ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian
-
Albin Kurti pret Ditmir Bushatin, posti që pritet t'i japë në qeverinë e Kosovës
19 Tetor 2022, 10:05Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur ish ministrin e Jashtëm të Shqipërisë, Ditmir Bushati gjatë ditës së djeshme. Mësohet se kanë folur për raportet Shqipëri-Kosovë, zhvillimet në rajon dhe luftën në Ukrainë.
-
I dërguari i SHBA për dialogun Kosovë-Serbi Gabriel Escobar takon Osmanin: Mbështesim aspiratat euro-atlantike të Kosovës
19 Tetor 2022, 13:15I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, tha të mërkurën se Shtetet e Bashkuara mbështesin aspiratat euro-atlantike të Kosovës dhe do të angazhohen për ta bërë këtë realitet, ndërsa nënvizoi rëndësinë e bisedimeve Kosovë – Serbi për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre
-
Policia e Zvicrës takohet me atë serbe dhe shkëmbejnë informata për rastin e kërcënimit të Dick Marty-t
18 Tetor 2022, 16:59Nga Prokuroria e Përgjithshme e Zvicrës në një përgjigje për Gazetën Express kanë konfirmuar se tashmë ka pasur shkëmbime dhe takime në mes të Policisë Federale Zvicerane dhe autoriteteve policore të Serbisë për rastin e kërcënimit ndaj ish-senatorit zviceran Dick Marty.
-
Escobar viziton nesër Kosovën, takon krerët e shtetit! Dialogu me Serbinë në fokus të bisedimeve
18 Tetor 2022, 16:49I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, do të qëndrojë të mërkurën në Prishtinë, për të zhvilluar takime me krerët shtetërorë. Lajmi është konfirmuar nga Zyra e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila do ta presë Escobarin mëngjesin e 19 tetorit dhe pas takimit është paralajmëruar edhe një konferencë për media.
-
Maqedonia e Veriut ndalon regjistrimin e shoqatave që nxisin urrejtje
18 Tetor 2022, 15:43Shoqatat kulturore, fondacionet dhe organizatat joqeveritare që do të regjistrohen në Maqedoninë e Veriut nuk do të mund të mbajnë emra, pseudonime apo shkurtesa të personave që kanë çfarëdolloj lidhshmërie me jotolerancën racore, kombëtare, fetare, urrejtjen, gjenocidin, ekstremizmin, përhapjen ose mbështetjen e fashizmit, nazizmit dhe nacional socializmit
-
-
Franca: Kosova nuk trajtohet ndryshe nga shtetet tjera që e kanë fituar më vonë liberalizimin e vizave
17 Tetor 2022, 17:39Në një përgjigje ekskluzive për Gazetën Express një burim nga Ministria e Punëve të Jashtme të Francës ka thënë se sa i përket çështjes së liberalizimit të vizave, Kosova nuk është duke u trajtuar ndryshe nga shtetet e tjera që kanë marrë liberalizimin e vizave kohëve të fundit dhe kanë specifikuar se diskutimet në Bruksel janë duke vazhduar.
-
Abuzimi seksual i së miturës që ‘blihej’ nga klientët në Greqi, përfundon pas hekurave edhe e ëma e 12-vjeçares! Si e përdonte të bijën për para
17 Tetor 2022, 17:12Prej disa javësh Greqia është tronditur nga një ngjarje e rëndë ku një 12-vjeçare është përdhunuar nga disa burra për muaj me radhë. Gjithçka nisi me një 53-vjeçar i cili i linte takime me ‘klientët’ përmes një aplikacioni.
-
Vuçiç: Serbia nuk ndryshon qëndrim për sanksionet ndaj Rusisë
17 Tetor 2022, 16:05Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 17 tetor në Beograd se “për aq kohë sa mund të rezistojmë, pa rrezikuar interesat tona më vitale dhe shtetërore, ne do të ndjekim politikën e vendosur në konsultim me Këshillin e Sigurisë Kombëtare” sa i përket sanksioneve ndaj Rusisë
-
Albin Kurti: Ngjarjet në Ukrainë na kujtojnë luftën e Kosovës! Rusia po përdor dhunën seksuale si pjesë të strategjisë së saj ushtarake
17 Tetor 2022, 14:45Gjatë takimit me përfaqësuesit e Rrjetit Global të Viktimave dhe të Mbijetuarve të Dhunës Seksuale gjatë Luftës “SEMA”, kryeministri i Kosovës Albin Kurti shprehu keqardhje për të dhënat rreth krimeve të dhunës seksuale të raportuara në Ukrainë.
-
Dialogu Kosovë-Serbi, Lajçak takon Vuçiçin në Beograd: Bisedë serioze dhe e përgjegjshme! Zgjidhje urgjente kërkojnë energjia dhe targat
17 Tetor 2022, 10:33Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se ka zhvilluar një bisedë serioze dhe të përgjegjshme dhe përfaqësuesin e posaçëm të Bashkimit Evropian, Mirosllav Lajçak, lidhur me çështjet e hapura në dialogun midis Kosovës dhe Serbisë
-
Paralajmërimi për një dimër sfidues, Kosova përgatitet për ngrohjen gjatë muajve në vijim
16 Tetor 2022, 20:25Rrahim Beqiri, banor i Prishtinës, merr 110 euro në muaj ndihmë nga shteti, me të cilat mban familjen, gruan dhe djalin 11 vjeç. Ai thotë se në pamundësi për të gjetur një punë të rregullt, me këto të ardhura e ka të vështirë të sigurojë ngrohje për këtë dimër
-
Ministri Osmani: Nëse dikush dëmtohet nga Ballkani i Hapur, ne s’do të jemi pjesë e nismës
16 Tetor 2022, 13:29Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, tha të dielën në Shkup se nisma e Ballkanit të Hapur synon thellimin e bashkëpunimit mes shteteve të rajonit, por ajo, sipas tij “nuk do të jetë e plotë pa pjesëmarrjen e të gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor”.
-
Ambasadori amerikan në Beograd: Kosova dhe Serbia po shqyrtojnë një propozim franko-gjerman për marrëveshje
15 Tetor 2022, 09:35Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill, tha në një intervistë për programin në gjuhën serbe të Zërit të Amerikës se bisedimet Kosovë Serbi kanë zgjatur shumë dhe është koha për përparim ndërsa perëndimi përballet me çështje të tjera të rëndësishme siç është lufta në Ukrainë
