Kosova & Rajoni
-
Saranda Bogujevci, Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, në fjalimin para anëtarëve të Asamblesë së Këshillit të Evropës ka shprehur mbështetjen e Kosovës për Ukrainën, e cila po përballet me pushtimin rus. Bogujevci tha se kupton mirë vuajtjet e ukrainasve, pasi edhe vetë është ajo e mbijetuara e një masakre.
11 Tetor 2022, 16:32 -
-
Deputeti i Parlamentit të Ukrainës përsërit thirrjen për njohjen e sovranitetit të Kosovës: Kanë të drejtë të kërkojnë pavarësi
11 Tetor 2022, 15:05Oleksiy Goncharenko, anëtar i fraksionit të Solidaritetit Evropian i Ukrainës, ka propozuar sot në KiE që të njihet sovranitetin shtetëror dhe pavarësia e Republikës së vetëshpallur të Kosovës.
-
Nisma franko-gjermane ‘pa garanci’ për Kosovën dhe Serbinë
11 Tetor 2022, 14:02Ambasada e Gjermanisë dhe ajo e Francës në Kosovë, nuk kanë konfirmuar nëse nga ana e vendeve të tyre ka një iniciativë apo dokument-propozim, që mund të jetë kornizë e re e dialogut Kosovë-Serbi për arritjen e një marrëveshjeje ligjërisht obliguese, e cila do të zgjidhte kontestin ndërmjet dy vendeve.
-
Ambasadori amerikan në Beograd: Serbët do zgjohen një ditë dhe do të shohin se shqiptarët e kanë marrë Kosovën
11 Tetor 2022, 11:12Ambasadori amerikan në Serbi Christopher Hill ka folur për Kosovën duke paralajmëruar se në këtë shekull apo tjetrin, serbët do zgjohen një ditë dhe do e shohin se shqiptarët e kanë marrë Kosovën për vete.
-
KE: Kosova ka përmbushur kushtet për liberalizimin e vizave, kërkohet angazhim urgjent për arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse me Serbinë
11 Tetor 2022, 08:55Komisioni Evropian përpiloi tekstin e paketës së zgjerimit dhe atë të raporteve të progresit për vendet e Ballkanit Perëndimor, që pritet të miratohen më 12 tetor. Komisioni nënvizon se në rajonin e Ballkanit Perëndimor ka pasur ndikim ndryshimi i rrethanave globale, pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia.
-
Sulmet me raketa në qytetet ukrainase, protesta para Ambasadës së Rusisë në Shkup
10 Tetor 2022, 20:07Shoqata e ukrainasve në Maqedoninë e Veriut, ka protestuar të hënën para Ambasadës së Rusisë në Shkup për të kundërshtuar sulmet ruse me raketa në disa qytete të Ukrainës.
-
Udhëheqësi serb, pro-rus i Bosnjës, ripërsërit kërcënimin për shkëputje
10 Tetor 2022, 19:48Udhëheqësi separatist serb i Bosnje dhe Hercegovinës Milorad Dodik përsëriti të hënën kërcënimin për shkëputje të Republikës Serbe, një javë pasi zgjedhjet e përgjithshme në vendin e ndarë etnikisht, treguan se partia e tij vazhdon të mbizotërojë mes serbëve.
-
Maqedonia e Veriut me 350 milionë euro paketë anti-krizë, Kovaçevski: Mbështesim shtresat në nevojë
10 Tetor 2022, 07:44Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka miratuar një sërë masash të reja për përballimin e krizës energjetike dhe të çmimeve, në vlerë mbi 350 milionë euro
-
Komandanti i KFOR-it: Tensionet në Kosovë u rritën pas luftës në Ukrainë, situata tani më e qetë! Politikanët të jenë të kujdesshëm me deklaratat
9 Tetor 2022, 15:56Situata në Kosovë aktualisht është e qetë. Kështu deklaroi komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Ferenc Kajari, i cili nesër dorëzon detyrën. Gjatë mandatit të tij 1-vjeçar pati shumë zhvillime në fushën e sigurisë, si lufta në Ukrainë apo edhe trazirat në veri natën e 31 korrikut.
-
Propozimi gjermano-francez për negociatat Prishtinë-Beograd, analisti: Diplomacia evropiane e mefshtë, varet nga 5-shja që s’njeh Kosovën
9 Tetor 2022, 15:51Franca dhe Gjermania kanë propozuar që Serbia të lejojë Kosovën të anëtarësohet në institucione dhe organizata ndërkombëtare, përfshirë Kombet e Bashkuara, në këmbim të anëtarësimit të shpejtë të Serbisë në Bashkimin Evropian. asaj që do të trajtojë Serbia.
-
Kurti optimist për marrëveshje Kosovë-Serbi, pas ‘qasjes së re’
9 Tetor 2022, 15:15Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të dielën se është optimist që në muajt vijues do të mund të arrihet një marrëveshje ligjërisht obliguese me Serbinë.
-
I dënuar me burgim të përjetshëm për trafik droge, arratiset nga burgu shqiptari në Greqi! Mori leje të posaçme dhe nuk u kthye më
9 Tetor 2022, 13:44Një 48-vjeçar shqiptar i dënuar me burgim të përjetshëm në Greqi për trafik droge është arratisur nga burgu po vuante dënimin.
-
Autobusi i linjës Zvicër-Kosovë sulmohet me gurë në Serbi nga dy persona të maskuar (FOTO)
9 Tetor 2022, 12:34Një autobus nga Kosova është sulmuar mbrëmë me gurë në Serbi, derisa po kthehej nga Zvicra
-
Kurti për liberalizimin e vizave: Ka progres në luftën ndaj korrupsionit, janë arrestuar rreth 300 zyrtarë
9 Tetor 2022, 12:24Kryeministri Albin Kurti deklaroi se skeptizimi i disa vendeve anëtare që janë shprehur kundër liberalizimit të vizave për Kosovën nuk ka bazë më. Sipas tij, Kosova ka plotësuar më shumë kritere se çdo vend i rajonit, ndërsa ka përmirësim edhe në fusha të tjera.
-
Jubileu i Baletit Kombëtar në Prishtinë, me improvizime dhe pa shtëpi
9 Tetor 2022, 12:13Mbështetur në parmakët e shkallëve të Sallës sportive “1 Tetori” në Prishtinë, Rrustem Bajrami, 70-vjeçar, vështron provat e fundit të Trupës së Baletit Kombëtar të Kosovës për shfaqjen “Halili dhe Hajria”. Atyre u janë bashkuar edhe balerinët e Trupës së Teatrit të Operës dhe Baletit të Tiranës. Kjo vepër baleti luhet me muzikën e kompozitorit shqiptar, Tish Daija, dhe me koreografi të Panajot Kanaçit.
-
Shefi i zyrës së BE në Prishtinë: Pesë shtetet që ende nuk e njohin Kosovën po presin rezultatin e dialogut
9 Tetor 2022, 09:08Spanja, Rumania, Sllovakia, Greqia dhe Qipro janë pesë shtete anëtare të Bashkimit Evropian që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Shefi i Zyrës së BE-së në Prishtinë, Tomas Szunyog, ka deklaruar se sipas diskutimeve që ka pasur me përfaqësues të këtyre shteteve, ata presin që të ketë përparime në dialog me Serbinë.
-
Tërmet 5 ballë godet pak pas mesnate Greqinë, banorët në panik: Ishte i shkurtër por pati zhurmë të madhe
9 Tetor 2022, 08:06Një tërmet me magnitudë 5 ballë goditi Gjirin e Korinthit në Greqinë qendrore pak pas mesnatës së kaluar por nuk ka raporte të menjëhershme për dëme apo lëndime.
-
Latifi reagon pasi dha dorëheqjen si ministër i Shëndetësisë në Kosovë: Vendimi më i vështirë! Do mbetem ambasador këmbëgulës dhe nuk do të ndal së punuari
8 Tetor 2022, 12:27Rifat Latifi, ka reaguar pasi vendosi të japë dorëheqjen nga posti i ministrit të Shëndetësisë në Kosovë duke e cilësuar një prej vendimeve më të vështira në jetën e tij. Pas 10 muajsh e gjysmë në këtë post, Latifi thotë se do të mbetet ambassador dhe thotë se nuk do të ndalet derisa të transformojë shëndetësinë e Kosovës. Ndër të tjera nuk e tregon arsyen e dorëheqjes.
-
Vuçiç zbulon propozimin e Francës dhe Gjermanisë për negociatat me Prishtinën: Kosova të futet në OKB, në këmbim Serbia në BE
8 Tetor 2022, 11:45Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, ka thënë më 8 tetor se Franca dhe Gjermania kanë propozuar që Serbia të lejojë Kosovën të anëtarësohet në institucione dhe organizata ndërkombëtare, përfshirë Kombet e Bashkuara, në këmbim të anëtarësimit të shpejtë të Serbisë në Bashkimin Evropian.
