Sociale
-
Rriten rastet e bullizmit në internet, TikTok dhe Telegram ndër platformat e rrezikshme për fëmijët!
Ekspozimi i fëmijëve në internet, ku ata përballen me forma të ndryshme kërcënimi apo bullizimi, është rritur 4 herë gjatë vitit që lamë pas.
7 Shkurt 2024, 14:30 -
Janari 2024 solli 30% më shumë turistë të huaj se një vit më parë
7 Shkurt 2024, 13:51Viti 2024 nisi me rritje të shifrave të flukseve hyrëse turistike drejt Shqipërisë. Gjatë muajit janar 489,599 turistë të huaj kanë vizituar vendin tonë ose 30% më shumë se janari i vitit të kaluar.
-
Tarifat e reja për patentat, Shoqata e Autoshkollave: Nuk u konsultuan me grupet e interesit
7 Shkurt 2024, 12:52Sekretari i Përgjithshëm i Shoqatës së Autoshkollave, Tonin Gjinaj ka folur në Report Tv pas ndryshimit të tarifave për pajisjen e lejedrejtimit nga DPSHTRR që ka bërë që një pjesë e autoshkollave në vend në ngrihen në protestë pasi sipas tyre çmimet e reja mund t’i çojnë drejt falimentit.
-
Vranësira, por pasditja sjell kthjellime, parashikimi i motit për sot
7 Shkurt 2024, 07:17Ditën e Mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.
-
Mjeku Roel Zoga emërohet drejtor i ri i spitalit Rajonal të Fierit
6 Shkurt 2024, 18:00Mjeku neurolog Roel Zoga është emëruar drejtori i ri Spitalit Rajonal të Fierit. Në këtë post ai vjen pas një përvoje të gjatë prej 21 vitesh si mjek në qytetin e Fierit, ku ka shërbyer me pasion, duke fituar respektin e kolegëve dhe të pacientëve
-
80 fëmijë denoncuan në 2023 se janë kërcënuar në internet! Shefi i Sigurisë Kibernetike: Kryeson bullizmi ndaj fëmijëve, 4-fishim i rasteve
6 Shkurt 2024, 17:51Është katërfishuar numri i denoncimeve të fëmijëve gjatë vitit 2023, krahasuar me vitin 2022 për një nga format e dhunës verbale në rrjetet sociale. Sipas Igli Tafës, Koordinator Kombëtar për Sigurinë Kibernetike vitin e fundit u regjistruan 80 denoncime nga fëmijët, kryesisht për bullizim përmes platformës Tik Tok
-
Nis punën Task Forca, gjoba për bizneset që nuk vënë impiant përpunimi të ujrave të ndotura
6 Shkurt 2024, 17:05Task Forca kundër ndotjes së ujërave, e cila nisi punën prej janarit të këtij viti, i lë edhe 60 ditë kohë bizneseve që operojnë në turizmin bregdetar, të vendosin impiantet e përpunimit të ujërave të ndotur, përpara se të kalohet te gjoba.
-
Proteza silikoni falas 35 grave, hoqën gjirin nga kanceri! Drejtori mjekësor i Onkologjikut, Nina: Protezat e paruket të mundësohen nga shteti
6 Shkurt 2024, 16:17Protezat për gjirin dhe paruket për gratë me kancer, duhet të mundësohen falas nga shteti, thotë drejtori mjekësor i spitalit Onkologjik në QSUT, Helidon Nina gjatë një aktiviteti për dhurimin e protezave të silikonit për 35 gra.
-
Korçë/ Ndërroi jetë bashkë me nënën, mësuese Ornela u mungon nxënësve të Vithkuqit! Prindi: Vajza nuk shkon në mësim, kërkon mësuesen e saj
6 Shkurt 2024, 16:21Ornela Vangjeli, e cila u gjet e pajetë në banesë bashkë me nënën e paralizuar gëzonte respektin e mësuesve dhe gjithë komunitetit në fshatin Vithkuq të Korçës. Administratori i këtij fshati, Artur Prifti shprehet për Report TV se vajza e tij e mitur refuzon të shkojë në mësim pasi i mungon mësuese Ornela
-
Jetojnë në mjerim në ish-godinën e rrënuar të ushtrisë, apeli i familjes në Gjirokastër për ndihmë: Kemi frikë! Tavani u shemb pjesërisht, shiu hyn në shtëpi
6 Shkurt 2024, 16:02Tre anëtarë të familjes Zani në Gjirokastër jetojnë në ish-godinën e rrënuar të ushtrisë në kushte të mjerueshme. Tavani është shembur pjesërisht nga shiu dhe rrezikon t’i zërë brenda. Përmes Report Tv apelojnë për ndihmë pasi nuk kanë të ardhura për të ndërtuar shtëpi të re.
-
34 vjeçari dhunonte dhe mbikëqyrte me kamera gruan në Tiranë, pedagogia: Femrat kanë frikë të denoncojnë! Malaj: Probleme ulëritëse për shoqërinë
6 Shkurt 2024, 15:38Të ftuarit në studion e emisionit “Përballje” me gazetaren Rovena Neziri kanë diskutuar mbi përsëritjen e këtij fenomeni brenda pak ditësh, duke pasur në vëmendje një rast të ngjashëm të mëparshëm në Tiranë.
-
Ditë me diell dhe kthjellime, parashikimi i motit për sot
6 Shkurt 2024, 07:17Depërtimi i masave ajrore jugperëndimore me origjinë nga Anticikloni i Azoreve do të bëjë që edhe ditën e Martë të kemi mot të qëndrueshëm e të kthjellët me kohëzgjatje të orëve me diell.
-
Autoshkollat protestojnë kundër tarifave të reja për patentat: Na çon në faliment! Reagon Drejtoria e Transportit Rrugor: Çmimin e indeksuam
5 Shkurt 2024, 19:42Ndryshimi i tarifave për pajisjen e lejedrejtimit nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka bërë që një pjesë e autoshkollave në vend në ngrihen në protestë pasi sipas tyre çmimet e reja mund t’i çojnë drejt falimentit. Vetë Drejtoria nënvizon se nuk bëhet fjalë për rritje çmimesh por rimbursim të tyre.
-
Punimet në hekurudhën Tiranë-Durrës, ARRSH devijon trafikun për 8 ditë
5 Shkurt 2024, 17:47Për shkak të punimeve për rikonstruksionin e linjës hekurudhore Tiranë-Durrës, dhe linjës së re për në aeroportin ndërkombëtar të Rinasit, do të devijohet kalimi në rrugën e vjetër të Durrësit, pranë nënstacionit të vjetër Rrashbull
-
Flamingot dhe pelikanët ‘pushtojnë’ Kune-Vainin në dimër! Ekspertët: Favorizohen nga klima e butë dhe ushqimi në lagunë
5 Shkurt 2024, 16:32Flamingot në lagunën e Kune-Vain ofrojnë pamje spektakolare dhe të pazakontë për stinën e dimrit. Ato janë shpendë migrator që shtegtojnë drejt vendeve të ngrohta, por këtë vit ndryshe nga herët e tjera kanë qëndruar edhe gjatë dimrit, favorizuar nga klima e butë dhe ushqimi i bollshëm
-
Dimal/ Ujë i ndotur në çezma, me ngjyrë dhe erë squfuri nga puset e naftës! Familjet 20 vite që e blejnë! Ujësjellësi i ri? Premtim i pambajtur nga bashkia
5 Shkurt 2024, 15:52Në zonën naftëmbajtëse të Dimalit, dikur “Ura Vajgurore” rreth 500 familje furnizohen me ujë të ndotur pasi depoja e ujësjellesit ndodhet pranë puseve të naftës. Uji është me squfur, çka dallohet nga aroma dhe ngjyra. Banorët kërkojnë ndërtimin e ujësjellësit të ri, por kërkesa s’ka gjetur zgjidhje nga bashkia apo deputetët e zonës.
-
Mbillen pemë pranë shkollës 'Sevasti Qirjazi', Veliaj: Park i vogël për komunitetin e zonës! Nismës i bashkohet edhe Çiljeta Xhilaga
5 Shkurt 2024, 14:57Nxënësit e shkollës “Sevasti Qirjazi”, kampioni i Taekwondo, Jurido Cani dhe këngëtarja Çiljeta Xhilaga me djalin e saj iu bashkuan nismës së Bashkisë së Tiranës për shtimin e hapësirave të gjelbra në qytet.
-
Muzhaqi: Mundësi edukimi, trajnimi dhe punësimi për të rinjtë në Gjirokastër
5 Shkurt 2024, 14:52Në Gjirokastër u zhvillua Panairi i Edukimit, Trajnimit dhe Punësimit, i cili vjen në vijimësi të një seri aktivitetesh të mbështetura nga Ministri i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët dhe që kanë në fokus studentët me qëllim mbështetjen dhe fuqizimin e tyre.
-
Muaji shkurt lë pas të ftohtin e janarit, specialistja Gjoni: Presim ditë me diell
5 Shkurt 2024, 12:32Muaji shkurt ka lënë pas temperaturat e ulëta dhe të ftohtin e muajit janar. Specialistja e IGJEUM thotë për Report Tv se temperaturat do ngrohen gradualisht, ndërsa këtë javë nuk priten as reshje shiu.
-
Ikin temperaturat e ulëta, këtë javë vetëm diell
5 Shkurt 2024, 07:13Për javën që presim përpara vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike edhe pse pas shumë ditësh do të bëhen prezentë reshjet e shiut.
