Sociale
-
Ksamili edhe pse është një ndër vendet më të bukura të bregdetit shqiptar ka probleme me infrastrukturën dhe urbanizimin. Rrugët e brendshme janë të shkatërruara, banorët thonë që në dimër u duhet të ecin mes baltës. Ksamili përgjatë verës frekuentohet nga qindra turistë vendas dhe të huaj por përballja me këto probleme e vizitorëve sigurisht është një përvojë negative për ta.
19 Shkurt 2020, 17:07 -
'Qetësohet' situata e gripit/ Pediatrja: Fluksi në rënie krahasuar me muajin janar (VIDEO)
19 Shkurt 2020, 16:34Gjatë javës së fundit ka rënë numri i rasteve me grip në vendin tonë. Edhe mjekët pediatër tregojnë se ka një rënie të fluksit në qendrat shëndetësore, pavarësisht se ka ende fëmijë që paraqiten me tempearturë të lartë që vazhdon për disa ditë.
-
Ndroqi me qendër të re shëndetësore/ Rama batuta me mjekët e rinj me shprehje nga Bibla: Lum kush beson pa prekur
19 Shkurt 2020, 12:55Ministrja e Shëndetësisë deklaroi në qendrën shëndetësore të rehabilituar të Ndroqit, se, me revolucionin digjital, janë më shumë se 59 mijë qytetarë që vetëm nga Janari e deri tani, nuk kanë patur nevojë të paraqiten në sportele për të rinovuar kartën e shëndetit.
-
Aventurë e pazakontë me helikopter mbi majat e alpeve në Valbonë (VIDEO)
19 Shkurt 2020, 09:02Magjia e Valbonës
-
Koronavirusi/ Kontrolle në e Shëngjin! Drejtori i Portit: Nuk janë konstatuar raste të dyshuara
18 Shkurt 2020, 20:20Masa për koronavirusin e ri janë marrë edhe në Portin e Shëngjinit. Të gjitha anijet që vijnë nga vendet perëndimore për tu përpunuar në portin e Shëngjinit, kontrollohen imtësisht nga autoritetet portuale dhe ato shëndetësore. Drejtori i Portit Gjergj Prendi ka bërë të ditur se deri tani nuk janë konstatuar raste të dyshuara.
-
Apeli i familjarëve në 'Pa Gjurmë', kthehet në atdhe trupi i pajetë i Levzat Buziut (VIDEO)
18 Shkurt 2020, 18:26Pas apelit të motrës në “Pa Gjurmë” kthehet në atdhe trupi i pajetë i Levzat Buziut, i humbur që prej dhjetorit të vitit 2019. 53-vjeçari Buziu kishte kryer vetëvrasje, në Malin e Zi në fillim të janarit të këtij viti. Autoritetet malazeze treguan se Buziu u gjet poshtë një ure, i pa jetë.
-
1300 banorë në Blacë të Pogradecit pa ujë: Pimë nga puse, vijnë e rrahin gjoksin të gjitha partitë dhe s'bëjnë asgjë (VIDEO)
18 Shkurt 2020, 17:131300 banorë të fshatit Blacë në bashkinë e Pogradecit prej vitesh vuajnë mungesën e ujit të pijshëm. Ata janë detyruar të hapin në mënyrë private puse për të plotësuar nevojat e tyre, por uji që del nga puset është i ndotur duke i rrezikuar jetën. Banorët bëjnë thirrje që të zgjidhet problemi me ujin e pijshëm.
-
Shëtitje me helikopter dhe ski në kurrizet e maleve...pse duhet të shkoni patjetër këtë dimër në Valbonë
18 Shkurt 2020, 13:06Tashmë bukuritë e rralla të Parkut Kombëtar të Valbonës do të shijohen nëpërmjet helikopterit dhe do të bëhet ski edhe në pistat e krijuara në kurrizet e maleve. Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi zhvilloi një vizitë në Parkun Kombëtar të Valbonës, ku promovoi turizmin dimëror si dhe një paketë të re turistike, duke thënë se hyn në kategorinë e bizneseve shumë të shtrenjta, por sjell diçka ndryshe për promovimin e vendit.
-
'Nuk përfitova bonus qiraje dhe jam invalid', familja rikthehet në shtëpinë e dëmtuar nga tërmeti (VIDEO)
17 Shkurt 2020, 17:13Familja Kola me 4 anëtarë pasi u largua nga hoteli ku qëndronte e strehuar për më shumë se 2 muaj është rikthyer në banesën e shpallur të pabanueshme tek ish-konviktet në Laç. Kjo familje nuk ka përfituar bonusin e qirasë, për shkak se nuk kanë dokumente për shtëpinë të cilën e kanë blere me një akt noterial disa vite më parë.
-
200 fëmijë në 24 orë në pediatrinë Durrës, mjekja: Prindërit t'i mbajnë larg të sëmurëve (VIDEO)
17 Shkurt 2020, 17:11200 fëmijë paraqiten në 24 orë në pediatrinë e spitalit të Durrësit për shkak të virozave të stinës, ndërsa grupmosha më e prekur është 0-12 vjeç. Mjekja pediatre Xhevi Shkreli këshillon prindërit që të shmangin kontaktet e fëmijëve me persona në gjendje virale.
-
Risitë në provimet e maturës/ Në vitin 2020 provimet do të korrigjohen elektronikisht (VIDEO)
17 Shkurt 2020, 16:38Këtë vit matura shtetërore vjen me disa risi, ku ndër to është dhe korigjimi në mënyrë elektronike i të gjithë tezës së provimit. Drejtoresha e Qendrës së Shërbimeve Arsimore, Rezana Vrapi tha se këtë vit ka ndryshuar dhe pragu i kalueshmërisë, ku maturanti duhet të marrë 25% të pikëve për të rezultuar kalues.
-
Irlanda përshkallëzon operacionet për të bllokuar shqiptarët që kërkojnë azil
17 Shkurt 2020, 16:39Kur kontrollet e imigracionit u shtrënguan ashpërsisht në aeroportin e Dublinit, numri i aplikimeve u zvogëlua në 90 shqiptarë në tetor dhe vetëm 7 në nëntor.
-
Hapen kreditë e buta në Tiranë, kushtet që duhet të plotësoni, afati e kategoritë e favorizuara
17 Shkurt 2020, 07:53Aplikuesit duhet që të kenë kujdes në plotësimin e dokumentacionit dhe paraqitjen e tyre brenda afatit kohor, pasi në të kundërt, do të jenë automatikisht të përjashtuar nga programi për përfitimin e kredive të buta.
-
Varësia e fëmijëve nga telefoni, prindërit për Report Tv: Shpesh jua japim për t'i gënjyer (VIDEO)
15 Shkurt 2020, 18:07Prindërit çdo ditë e më shumë po i lejojnë fëmijët që të përdorin telefonat smartphone, kjo si mënyrë për t'i mbajtur të zënë e për të përfituar nga kjo kohë për t'u shplodhur. Report Tv pyeti disa nga prindërit në kryeqytet për këtë çështje, ndërsa të gjithë u shprehën se sado përpiqen të reduktojnë dhe kufizojnë kohën e tyre në celular, shpesh e kanë edhe të pamundur.
-
Ergisa 5-vjeçare kalon me sukses operacionin e ndërlikuar, babai mesazh të rrallë për ekipin e mjekëve shqiptarë e të huaj
15 Shkurt 2020, 17:52Falenderime ndaj mjekëve ka ndarë edhe babai i Ergisës. "Ju falenderojmë nga zemra që ma shpëtuat vajzën. Suksese të mëtejshme doktor Tanit dhe mjekëve të tjerë",
-
Manastirliu në laboratorin e ISHP: Forcojmë kapacitetet, realizohet analiza e plotë për koronavirusin! Asnjë rast në Shqipëri
15 Shkurt 2020, 11:48Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu ka inspektuar sot Laboratorin e Virologjisë në Institutin e Shëndetit Publik, ku po kryhet nga sot diagnoza e plotë konfirmuese për koronavirusin COVID-19.
-
Greqia merr vendimin drastik për pensionet, revoltohen minoritarët në Shqipëri
14 Shkurt 2020, 19:13Grekët etnikë zhvilluan edhe një protestë në qendër të Athinës duke kërkuar pensione të barabarta.
-
Shën Valentini dhe pavarësia e Kosovës 'pushtojnë' Morinën, radhë makinash në kufi
14 Shkurt 2020, 17:40Kanë qenë të shumtë shqiptarët që kanë zgjedhur të festojnë 14 shkurtin në Kosovë. Edhe pavarësia e Kosovës, ka bërë që shumë shtetas kosovarë të preferojnë të kalojnë fundjavën në Shqipëri.
-
Të hënën hapen aplikimet për kreditë e buta në Tiranë (Afati dhe kriteret)
14 Shkurt 2020, 17:12Të hënën nis aplikimi për kreditë e buta në Bashkinë e Tiranës, dhe numri i përfituesve është 1000. Sipas Drejtoreshës së Shërbimit Social, Anisa Subashi për të përfituar këtë kredi, aplikuesit duhet të kenë të ardhura mujore nga 31 mijë lekë deri në 115 mijë lekë, ndërsa norma e interesit e cila do të jetë fikse është 3%, për një afat kohor 30 deri në 35 vjet.
-
Fluks në urgjencën e Elbasanit, 200 raste paraqiten në 24 orë (VIDEO)
14 Shkurt 2020, 16:44Virozat e stinës kanë rritur fluksin e pacientëve në urgjencën e spitalit rajon të Elbasanit. Rreth 200 qytetarë paraqiten çdo ditë pranë kësaj urgjence. Shefi i Shërbimit të urgjencës Elbasan, Ergys Miçi bën thirrje që fillimisht qytetarët të paraqiten të mjeku i familjes fillimisht në mënyrë që të shmanget dhe fluksi.
