Arkiva

  • Kandidati i Aleancës për Shqipërine Europiane për bashkinë e Durrësit, Vangjush Dako është takuar këtë herë me banorët e fshatit Arapaj, të komunës Rrashbull.  VIDEO
  • Ristani: PS-LSI po ua blen shumë
    lirë votën, mbështesni Voltanën

    Kandidatja e Partisë Demokratike për kryetare e Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi ka prezantuar përpara banorëve të Shkodrës programin elektoral “Për Shkodrën e së Ardhmes”.  VIDEO

  • Britania i dorëzon Serbisë propozimin
    e rezolutës për genocid në Srebrenicë

    Misioni i Britanisë në Kombet e Bashkuara i ka dorëzuar Serbisë propozimin e rezolutës për Srebrenicën, e cila me gjasë do të shqyrtohet në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit më 7 korrik, ka deklaruar sot ministri i jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç.

  • Veliaj në Kashar:Shërbim ndaj fshatit
    dhe qytetarëve pa dallime partiake

    Kandidati i majtë për Bashkinë e Tiranës, mbrëmjen e sotme ka zhvilluar takimet e tij elektorale në zonën e Kasharit, nga ku ka premtuar më shumë shërbim ndaj fshatit dhe qytetarëve pa dallime partiake.

  • Ende asnjë marrëveshje për
    Greqinë, e enjtja afati i fundit

    Raundi i fundit i bisedimeve midis Greqisë dhe zyrtarëve të BE-së në Bruksel, të dielën, nuk ia ka dalë të sjellë një marrëveshje, pavarësisht se Greqia ka paraqitur një kundër propozim. Një zyrtar i Komisionit Europian tha se ndërsa ishte bërë progres të dielen, mbeteshin diferenca të rëndësishme.

  • Kriminelë lufte nga
    Bosnja para gjyqit në SHBA

    Në mesin e viteteve 90-të në Amerikë erdhi një valë refugjatësh nga Bosnja. Tani në SHBA po dalin para gjyqit njerëz të dyshuar për krime lufte në Bosnje. Si e sheh komuniteti boshnjak trokitjen e drejtësisë së vonuar? 

  • Kryeministri Vuçiç: Serbia duhet
    të jetë roje e paqes në Ballkan

    Serbia duhet të jetë roje e paqes dhe e stabilitetit në Ballkan, deklaroi kryeministri serb, Aleksandar Vuçiç. ”Do të investoj të gjithë energjinë time për stabilitetin politik dhe zhvillimin ekonomik të Serbisë”, theksoi ai. ”Ata që nuk e kuptojnë këtë, nuk duhet të ndërhyjnë në politikën e Serbisë”, deklaroi Vuçiç.

  • Grabar-Kitaroviç: Kryqi i thyer në stadium dëmtoi pamasë reputacionin e Kroacisë

    ZAGREB, 14 qershor /ATSH-HINA/ – Presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitaroviç dënoi ashpër shfaqjen e kryqit nazist në fushën e stadiumit ”Poljudi” në Split. “Dënojmë ashpër kryqin nazist në fushë, gjatë ndeshjes mes ekipeve kombëtare të Kroacisë dhe Italisë. Kroacia ka probleme shumë serioze me huliganët që kanë për qëllim të denigrojnë jo vetëm futbollin kroat, […]

  • Rama në Himarë: Do bëjmë
    drejtësi me titujt e pronësisë

    Gjatë turit elektoral në jug të vendit Kryeministri Rama është ndalur në Himarë ku ka premtuar drejtësi me titujt e pronësisë. “Jemi krenarë se përmes një reforme historike, reformën territoriale e kthyem Himarën në kufijtë e saj. Ne do bëjmë drejtësi me titujt e pronësisë. Ne do t’i kapërcejmë malet e krimit me pronat.”- u shpreh Rama.

  • Kosova: Dera e Bashkisë do jetë
     gjithmonë e hapur për qytetarët

    “Dera e Bashkisë do të jetë gjithmonë e hapur për qytetarët e Tiranës.” Kështu ka deklaruar Kandidati i së djathtës për Bashkinë e Tiranës, Halim Kosova në takimin përmbyllës në Njësinë numër 1, duke shtuar se energjia e tij do të jetë në shërbim të zgjidhjes së halleve të tyre.

  • Rama: Qeparoi një prej shembujve
    të transformimit në drejtimin e duhu

    Qeparoi, një ndër atraksionet verore të Bregut të Jonit prezantohet në këtë sezon turistik me një pamje tërësisht të transformuar. Shëtitorja e re që kalon në të gjithë vijën bregdetare të tij i ka dhënë Qeparoit tiparet e një fshati tipik turistik bregdetar, ku janë ruajtur karakteristikat dhe traditat e zonës.

  • Veliaj në Farkë: Edhe një votë 
    sjell ndryshimin,të gjithë votojnë

    Kandidati i së majtës për Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj në kuadër të takimeve elektorale pasditen e sotme ka ndaluar në Farkë ku u ka bërë apel të gjithë qytetarëve që të dalin e të votojnë, pasi siç theksoi ai edhe një votë e vetme mund të sjellë ndryshime. Më tej Veliaj deklaroi se qytetarët janë para dy zgjidhjeve, e para të vazhdojnë kështu siç janë dhe e dyta të bëjnë një zgjidhje që gjërat të ndryshojnë radikalisht.
     

  • Basha në Gjirokastër: Më votën
    e 21 qershorit fund keqqeverisjes

    Nga Gjirokastra lideri i Partisë Demokratike Lulzim Basha u ka bërë thirrje shqiptarëve që më 21 qershor t’i japin fund keqqeverisjes me votë të lirë.  VIDEO

  • Fier, Alibeaj: Në plan të parë
    qytetarët, të majtë e të djathtë

    Kandidati i Partisë Demokratike për bashkinë e Fierit Enkelejd Alibeaj u takua me banorët e lagjes “15 Tetori”. Përtej denoncimit të problemeve që ka shkaktuar neglizhenca e pushtetit vendor banorët shprehen mbështetje të plotë për Alibeaj në krye të bashkisë së re.

  • Vlorë, Deromemaj: Vëmendje e
    angazhim për çdo grua vlonjate

    Gratë demokrate në Vlorë kanë dëshmuar një ditë më parë se mbështetja në këto zgjedhje do të jetë për kandidatin demokrat Genc Deromemaj. Të shumta në numër, e entuziaste ato kanë qenë pjesë e një takimi të jashtëzakonshëm. Kryetarja e Lidhjes Demokratike të Gruas, për Vlorën, Nexhmie Xhuveli, i ftoi të gjitha gratë të jenë pjesë e fitores në 21 qershor, duke votuar për Genc Deromemaj.

  • Lezhë, Kryemadhi:Viktor Tushaj
    garancia për zhvillimin e zonës

    Kandidati i “Aleancës për Shqipërinë Europiane” për Bashkinë e Lezhës, Viktor Tushaj i shoqëruar edhe nga deputetja e qarkut, Monika Kryemadhi zhvilloi një takim me banorët e Fshatit Pllanë, pjesë e komunës së Zejmenit. Gjatë bashkëbisedimit, banorët e Pllanës ngritën si shqetësim mungesën e infrastrukturës, ujit të pijshëm, energjisë etj.

  • Foto/Kandidatja e ASHE për Bashkinë
    e Gjirokastrës me zyrë edhe në Tiranë

    Një numër i madh personash që jetojnë në Tiranë, përfshirë këtu edhe studentët vijojnë ende të regjistruar në vendlindjen e tyre, çka i bën ata votues në ato bashki. Këtë situatë mesa duket e vetmja që e ka shfrytëzuar është kandidatja e Aleancës për Shqipërinë Evropiane për Bashkinë e Gjirokastrës, Zamira Rami e cila ka ngritur një zyrë elektorale në Tiranë.

  • SHBA, trupa në Europën Lindore
    NATO përballë kërcënimit rus

    Shtetet e Bashkuara do të vendosin trupa dhe pajisje ushtarake në Europën Lindore. Kjo lëvizje bëhet me qëllim parandalimin e një sulmi rus, veçanërisht ndaj vendeve Balltike. Lajmi është konfirmuar nga një zyrtar i lartë amerikan, pas një shkrimi të New York Times mbi këtë çështje.

  • Masakra e Serbrenicës, rezolutë 
    ​në SHBA për ta cilësuar genocid
    Kriminelë lufte para gjyqit në SHBA

    Në Kongresin Amerikan ka mbërritur një rezolutë që e cilëson masakrën e Srebrenices Genocid. Nëse rezoluta miratohet, ashtu siç pritet, atëherë mohimi i kësaj masakre do të behet i dënueshëm. Rezoluta mbështetet si nga republikanet ashtu dhe nga demokratet.

  • Vijon pasiguria politike në Turqi
    Erdogan:Pa koalicion,zgjedhje të reja

    Në Turqi do të ketë zgjedhje të reja, nëse nuk arrihet koalicioni qeverisës. Kështu ka deklaruar para gazetareve presidenti turk Rexhep Taip Erdogan. Partia ne pushtet qe fitoi 41 % të votave, por humbi shumicën absolute ne parlament, duhet të krijojë një qeveri koalicioni brenda 45 ditësh, pas betimit të deputetëve të rinj.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv