Arkiva

  • Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut ka denoncuar aktet e vandalizmit të ndodhura në zonën e Lukovës dhe Vranishtit, si grisja e posterave elektoralë të PBDNJ-së dhe kandidatit të saj për Bashkinë e Himarës, Fredi Beleri. Në një reagim për mediet, PBDNJ i bën thirrje të gjithë kandidatëve elektoralë të distancohen nga akte të tilla të shëmtuara.
  • ​Prish mitingun e Hasan Halilajt 
    arrestohet në flagrancë 46-vjeçari

    Një 46-vjeçar është arrestuar nga policia në Kukës pasi ka penguar mbarëvajtjen e një takimi elektoral të kandidatit të koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Evropian”, për Bashkinë Kukës, Hasan Halili. Incidenti ka ndodhur dje rreth orës 18:30, ku G.A., banues në Durrës, duke drejtuar mjetin e tij në gjendje të dehur ka penguar takimin e Halilit me banorë të zonës Shtiqën.

  • Bashkia Krujë, Pasha: Do të
    investojmë në kultet fetare

    Bashkia e Krujës do të realizojnë investime në kultet fetare. Premtimi është bërë nga kandidati i djathtë për bashkinë e Krujës, Hamdi Pasha. “Bashkëjetesa fetare e shqiptarëve është një vlerë e kombit e tonë e cila na dallon dhe na nderon”. Ky ka qenë mesazhi i përcjellë nga kandidati i Partisë Demokratike.

  • ​Selenicë, Cenaj: Prioritet
    infrastruktura rrugore

    Investime shumëplanëshe në infrastrukturën rrugore dhe mbështetje për fermerët. Ky është premtimi i kandidatit të Aleancës për Shqipërinë Evropianë për Bashkinë Selenicë, Kasëm Cenaj. Teksa mori pjesë në një aktivitet kulturor në fshatin Mesaplik, ku u nderuan disa nga figurat e nderuara të kombit, Cenaj u ndal tek investimet konkrete që do të kryhen në këtë zonë mandatin e ardhshëm, ku prioritet është rruga e lumit të Vlorës.  VIDEO

  • Gjosha: Vota për Malon, votë për
    zhvillimin dhe të ardhmen e Kolonjës

    Kandidati i “Aleancës për Shqipërinë Europiane” për Bashkinë e Kolonjës, Arben Malo zhvilloi një takim me strukturat e Lëvizjes Socialiste për Integrim, ku shoqërohej nga Ministrja e Integrimit Europian, Klajda Gjosha.

  • Cara: Spastrojme bregdetin e
    Qerretit nga vilat e gardhet qeveritare

    Në fshatin turistik të Qerretit, kandidati i djathtë Engjëll Cara deklaroi para banorëve se prioritet në këtë zonë do të jetë turizmi. Premtimi i parë i Cares është spastrimi i bregdetit të Qerretit nga vilat dhe gardhet qeveritare, që kanë uzurpuar plazhin e Qerretit.

  • Dako: Rikonstruktojmë rrugët
    problematike, klimë për bizneset e reja

    Infrastruktura rrugore ka qenë temë e diskutimit që kandidati i Aleancës për Shqipërinë Evropiane për bashkinë e Durrësit, Vangjush Dako ka bërë me banorë të kësaj njësie. Dako është shprehur se Lagjja 17 ka përfituar disa investime të rëndësishme që do të vazhdojnë me po kaq intensitet.

  • Polici-OSHEE: Ndërpriten 14 lidhje të paligjshme energjie

    TIRANË, 14 Qershor/ATSH/.- Edhe gjatë kësaj jave në të gjithë vendin ka vijuar puna e përbashkët e Policisë së Shtetit dhe OSHEE-së, për evidentimin dhe vënien para drejtësisë të autorëve të vjedhjes së energjisë elektrike, si dhe për ndërprerjen e lidhjeve të paligjshme të energjisë elektrike. Përmes një njoftimi për shtyp nga Policia e Shtetit […]

  • AFP: Shqipëria i jep një dackë Francës

    - Nga Keyvan Naraghi – ELBASAN, 14 qershor /ATSH-AFP/ – Shqipëria i rezervoi një surprizë të hidhur Francës duke e mundur 1-0 në Elbasan në ndeshjen e fundit miqësore të sezonit dhe një vit para Euro2016, që do të zhvillohet në tokën e saj. Djemtë e Didier Deschamps i japin fund sezonit me dy humbje, […]

  • PD kallëzon shefin e komisariatit
    të Vorës: Në shërbim të Ilir Metës

    Bashkia e Vorës është kthyer në një mollë sherri mes Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim. Prej disa ditësh, LSI dhe PD akuzojnë njëra-tjetrën për tentativa për manipulimin e rezultatit të 21 qershorit. Pas procedimit penal në gjendje të lirë për kandidatin e PD-së, deputeti demokrat Keltis Kruaja tha se, PD ka bërë kallëzim penal për shefin e komisariatit të Vorës.  VIDEO

  • Rama: Mallkuar ata qorra që
    duan të përçajnë Konispolin

    Kryeministri Edi Rama ka denoncuar me tone të ashpra atë që sipas tij po ndodh në Konispol, me thirrjet e kandidatit të PBDNJ-së Anastas Guda për të marrë vota me premtimet “se do të shpëtojë ortodoksët e Konispolit nga çamët dhe muslimanët”.  VIDEO

  • ​Halili: Tirana s’ka marrë mbështetje
    Veliaj: Pas 21 qershorit, prioritet

    “Gjatë sezonit që sapo u mbyll ekipi i Tiranës, nuk ka marrë asnjë mbështetje nga Bashkia e Tiranës.” Kështu është shprehur presidenti i këtij ekipi, Refik Halili gjatë një takimi me kandidatin për Bashkinë Tiranë, Erion Veliaj. “Nuk e di pse. Nuk është miratuar në buxhet apo nuk ka pasur mundësi, këtë s’di ta them. Por, në këtë sezon nuk ka pasur asnjë mbështetje”  VIDEO

  • PS: Tentuan të qëllojne me
    celular Halilajn, e dirigjoi Noka

    Kandidati i ASHE-së për bashkinë e Kukësit Hasan Halilaj ka qenë në qendër të një akti në tentativë dhune nga një banorë i Shtiqnit, fshat ku kandidati Halilaj ka qenë duke realizuar një takim me elektoratin. Kryetari i LSI në Kukës Qemal Elezi dhe kryetari i PS-së Ylber Duraku dënuan këtë akt e cila sipas tyre është dirigjuar nga PD dhe deputeti Flamur Noka. VIDEO 

  • 3.5 mln $ për zonën e plazhit, Dako:
    Qeveria “Berisha” na bllokoi fondet

    Kandidati i koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Evropian”, Vangjush Dako ka zhvilluar një takim ne banorë të lagjes 13 në Plazh, ku bëri të ditur se në shtator nis projekti për investime të reja në këtë zonë.  VIDEO

  • Grida Duma: Nuk shembim prona
    Nuk do keni më frikë nga pushteti

    Kandidatja e djathte për bashkinë e Durrësit, Grida Duma shpalosi programit në zonën e ish Kënetës. Duma tha se si kryebashkiake do të jetë mbrojtësja e pronave të tyre ndërsa u shpreh plani i saj integron të gjitha ndërtimet.

  • Halim Kosova: Çfarë t’i bëj stafit
    se ditë e natë do të kisha punua

    Gjatë një takimi elektoral në Kashar, kandidati i koalicionit “Aleanca Popullore për Punë dhe Dinjitet”, Halim Kosova ka falënderuar kreun e Partisë Demokratike dhe ish-kryeministrin për kandidimin e tij për Bashkinë Tiranë. “Gjej rastin të falënderoj Partinë Demokratike, falënderoj Bashën për caktimin tim si kandidat, por nuk mund të lë kurrë pa falënderuar z. Berisha, i cili më hapi derën në PD”, u shpreh Kosova.  VIDEO

  • Idrizi: Votoni nr.34, PDIU parti
    që i sheh shqiptarët të bashkua

    Partia për Drejtësi Integrim dhe unitet kërkon votën e qytetarëve të Tiranës, si një forcë politike që i sheh shqiptarët të bashkuar. Gajtë një takimi me banorë të njësisë numër 9 dhe në Kamëz, ku ishte i pranishëm dhe kryetari i PDIU Shpëtim Idrizi, u prezantua programi elektoral përmes të cilit i kushtohet vëmendje e veçantë problemeve të komunitetit.  VIDEO

  • Burrel, Mediu: Në 2 vjet u varfëruar 
    Më 21 qershor  JO papunësisë!

    Kryerepublikani Fatmir Mediu u ka kërkuar banorëve të Burrelit që me 21 qershor t’i thonë jo alternativës që i varfëroi gjatë dy viteve të fundit. Gjatë një takimi e elektoral me banorë të këjsa zone zoti Mediu tha se politikat e kësaj qeverie detyruan shqiptaret të nisen masivisht drejt BE-së.  VIDEO

  • Basha në Klos e Bulqizë: Më 21
    Qershor jo mashtrimit, votë shprese

    Para dy vitesh shqiptarët u mashtruan me premtime propagandistike , por kësaj radhe është koha për t’i thënë jo mashtrimit. Me këtë mesazh u është drejtuar banorëve të Klosit dhe të Bulqizës lideri i opozitës Lulzim Basha. Në takimet elektorale kryetari i PD i ftoi ata që me 21 qershor të votojnë për projektin e shpresës dhe të zhvillimit.  VIDEO

  • PD kërkon për herë të dytë 
    çregjistrimin e Atlin Bibës në KQZ

    Partia Demokratike i është drejtuar sërisht Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për çregjistrimin e kandidatit të bashkisë Kurbin, Altin Biba. Dy javë më parë Kolegji Zgjedhor vendosi të mos pranojë kërkesën për dorëheqjen nga gara të Altin Bibës.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv