Bota
-
Gjermania përkujton sot 60 vjetorin e perdes së hekurt, e cila mori jetën e të paktën 140 persona, ndau familje në dy anët e murit dhe tregoi edhe njëherë fytyrën e pamëshirshme të regjimit komunist.
13 Gusht 2021, 11:30 -
Situata e rënduar në Francë, mbi 28 mijë të infektuar me COVID dhe 77 viktima brenda 24 orëve të fundit!
13 Gusht 2021, 10:47Pandemia e koronavirusit po ripërhapet fuqishëm në Francë. Vetëm në 24 orët e fundit janë regjistruar 77 vdekje nga COVID ndwrkohw qw 28,554 raste të reja janë zbuluar. Numri i të diagnostikuarve me COVID-19 deri më tani ka arritur në 6.398.983.
-
Nuk ka 'paqe' në Turqi, pas 'luftës' me zjarret të paktën 27 viktima shënohen nga përmbytjet! Autoritetet: Një tragjedi si kjo nuk është parë në 100 vite
13 Gusht 2021, 09:37Të paktën 27 persona kanë humbur jetën nga përmbytjet e shumta dhe rrëshqitjet e dheut që kanë përfshirë Turqinë dy ditët e fundit. Ndërkohë që një person rezulton të jetë ende i zhdukur.
-
Si dhe pse u ndërtua Muri i Berlinit 60 vjet më parë?
13 Gusht 2021, 08:58Më 13 gusht 1961, udhëheqja e RDGJ-së filloi ndërtimin e murit që për gati 30 vjet do ta mbante Gjermaninë të ndarë dhe që u kthye në simbolin e ndarjes mes Europës Lindore e asaj Perëndimore.
-
Sulm me armë në Britani, 6 viktima, mes tyre një vajzë 5 vjeçe dhe autori! Nisi të shtënat brenda shtëpisë dhe më pas qëllon në rrugë, në fund agresori vret veten
13 Gusht 2021, 07:536 të vdekur është bilanci i sulmit me armë në një lagje të Plymouth të Britanisë së Madhe. Mes viktimave janë tre gra, një vajzë 5 vjeçe, një burrë dhe autori i sulmit, Jake Davison i cili vrau veten pas gjithë masakrës që kishte kryer.
-
Të shtëna me armë në Britani, të paktën 5 viktima, mes tyre nëna e autorit dhe një fëmijë i vogël! Agresori vret veten, autoritetet: S'ka lidhje me terrorizmin
12 Gusht 2021, 22:57Të paktën 5 viktima dhe shumë të tjerë të plagosur është bilanci i sulmit me armë në një lagje të Plymouth të Britanisë së Madhe. Dyshohet se numri i viktimave mund të rritet.
-
COVID-i ekspozon krizën e diabetit në SHBA
12 Gusht 2021, 22:25Pandemia me pasoja fatale e COVID-19-s ekspozoi një krizë më të thellë të shëndetit publik në Shtetet e Bashkuara dhe më të vështirë për t’u menaxhuar. Prej më shumë se një dekadë, vendi me ekonominë më të fortë në botë, duket se e ka humbur betejën kundër diabetit
-
Rusia ndalon për tradhti ekspertin e një fluturimi hipersonik
12 Gusht 2021, 21:59Autoritetet ruse kanë ndaluar udhëheqësin e një instituti që analizon fluturimet hipersonike - me shpejtësi më të madhe se ajo e zërit - për shkak të akuzave për tradhti.
-
-
Prej javësh në flakë, alarmi i Greenpeace: Siberia, drejt zjarrit më të madh në histori
12 Gusht 2021, 17:23Greenpeace Russia paralajmëron se në rast se situate me zjarrit në Siberi vazhdon në të njëjtën formë rrezikohet që vendi të përballet me zjarret më të mëdha në histori, që mund të përfshijnë të paktën 400 mijë hektarë.
-
FRONTEX: Sirianët dhe afganët po përdorin Ballkanin Perëndimor si portë hyrëse për në Bashkimin Evropian
12 Gusht 2021, 16:49Numri i emigrantëve që hyjnë ilegalisht në Bashkimin Evropian nëpërmjet Ballkanit Perëndimor është dyfishuar këtë vit, deklaroi agjencia kufitare e BE Frontex. Shumica e këtyre emigrantëve janë me origjinë nga Siria dhe Afganistani.
-
SHBA, prindërit pa maska protestojnë jashtë shkollës! Kërcënojnë profesionistët e shëndetit: E dimë kush jeni
12 Gusht 2021, 16:29Skenat natën e mbrëmshme në Franklin, Tennessee në Shtetet e Bashkuara nuk mund të jenë asgjë tjetër përveç se një çmenduri, ku një grup prindërish shqetësuan dhe sulmuan verbalisht disa punonjës shëndetësorë, të cilët pas takimit me bordin e shkollës së bashku me profesorët, votuan për vendosjen e maskës së detyrueshme për nxënësit si një masë mbrojtëse kundër COVID- 19
-
Ankara, turqit sulmojnë shtëpitë e veturat e sirianëve pas vrasjes së të riut
12 Gusht 2021, 14:25Shtëpi për më shumë se 3 milion sirianë, Turqia ditët e fundit është bërë skenë për dhune për komunitetin vendas dhe sirianët.
-
Djali i presidentit amerikan Hunter Biden akuzon rusët: Më vodhën filmimet ku isha i droguar dhe me një prostitutë, donin të më shantazhonin
12 Gusht 2021, 14:01Hunter Biden akuzon rusët se i kanë vjedhur disa filmime për ta shantazhuar ndërsa ai ishte i droguar në një dhomë hoteli në Las Vegas.
-
Greqia ende në flakë, 10 ditë luftë me zjarret! Itali, temperatura deri në 48.8 gradë C pushtojnë disa rajone
12 Gusht 2021, 12:38Nga Turqia në Tunizi, vendet përreth Mesdheut po përjetojnë një valë të madhe të nxehtësisë, e cila ka ndikuar në përhapjen e mëtejshme të zjarreve. Në Itali janë shënuar tre viktima, në Algjeri 65 ndërsa Greqia e rraskapitur prej 10 ditësh vazhdon luftën për t’u vënë flakët nën kontroll.
-
Turqia goditet nga përmbytjet, të paktën 9 viktima dhe 1 i zhdukur në rajonin e Detit të Zi
12 Gusht 2021, 11:55Të paktën 9 persona kanë humbur jetën dhe 1 rezulton i zhdukur si pasojë e përmbytjeve që kanë përfshirë Turqinë ditët e fundit.
-
Helikopteri rus rrëzohet në liqen, dyshohet për 8 viktima
12 Gusht 2021, 09:51Helikopteri 'MI-8' me 16 persona në bord është rrëzuar ditën e sotme në Liqenin Kuril në Gadishullin Kamchatka. Sipas raportimeve paraprake dyshohet për 8 viktima, ndërsa autoritetet kanë bërë të mundur gjetjen e 8 personave të tjerë që ishin në helikopter.
-
Politikani milioner rus e pranon: Po, kam vrarë një njeri, e ngatërrova me ariun
12 Gusht 2021, 09:03Një politikan në Lindjen e Largët të Rusisë ka pranuar se ka vrarë një njeri për të cilin ai thotë se e ngatërroi me një ari ngjyrë kafe
-
Zbulimi amerikan: Talibanët mund të marrin Kabulin brenda 90 ditësh
12 Gusht 2021, 08:43Luftëtarët talibanë mund ta rrethojnë dhe bllokojnë kryeqytetin afgan, Kabul, brenda 30 ditësh dhe ka të ngjarë të jenë në gjendje ta marrin nën kontroll brenda 90 ditësh, tha një zyrtar amerikan i mbrojtjes, duke cituar analiza të zbulimit amerikan, ndërkohë që talibanët kanë shënuar përparim në fushata në mbarë vendin.
-
OBSH teston tre ilaçe për trajtimin e COVID-19
11 Gusht 2021, 22:55Ilaçet që do të testohen janë: Artesunate, i cili tashmë përdoret për trajtimin e malaries së rëndë; Imatinib, që përdoret kundër disa kancereve dhe Infliximab, i përdorur për të trajtuar disa çrregullime të imunitetit
