Bota
-
10 Shtator 2019, 14:49
-
Mediat amerikane: SHBA, agjent të CIA në qarqet e larta ruse
10 Shtator 2019, 14:45Agjensia Kombëtare e Zbulimit (CIA) ruante si burim të dhënash një person me qasje në nivelet e larta të Kremlinit, njoftuan gazeta The New York Times dhe rrjeti televiziv CNN. Informatori luajti një rol kryesor në vlerësimin se Presidenti rus Vladimir Putin udhëroi një fushatë ndikimi tek zgjedhjet amerikane të vitit 2016.
-
'Kriza e Brexit po e bren nga brenda politikën britanike'- koment i Barbara Wesel, korespondente e DWnews në Bruksel
10 Shtator 2019, 14:36Me thirrjet "Orderrrr"- John Bercow, kreu i parlamentit britanik u bë shumë i njohur. Tani ai largohet, parlamenti britanik ndodhet në pushim të detyruar, Britania e Madhe - nëna e demokracisë si kurrë më parë në krizë.
-
Von der Leyen prezanton ekipin e ri të ekzekutivit europian: Dua një Komision fleksibël, të shkathët dhe modern (VIDEO)
10 Shtator 2019, 13:14Paolo Gentiloni do të jetë Komisioneri Evropian për Çështjet Ekonomike dhe Monetare. Kjo u njoftua nga Presidentja e zgjedhur e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e cila prezantoi ekipin e saj në Bruksel. Gentiloni është i pari italian që do të mbajë këtë post.
-
SHBA/Sekretari i Thesarit: Nuk ka rrezik për recesion, Amerika 'fanar ndriçues'
10 Shtator 2019, 12:48Në muajin gusht hapja e vendeve të reja të punës ra në 130 mijë, një nivel shumë i ulët krahasuar me mesataren mujore prej 223 mijë në vitin 2018. Në periudhën prill-qershor ekonomia amerikane u rrit me 2 për qind, duke shënuar rënie nga niveli prej 3.1 për qind i tre mujorit të parë të vitit.
-
Komisioni i ri Evropian, Ursula von der Leyen: 48 përqind do të jenë femra
10 Shtator 2019, 12:39Ursula von der Leyen dëshiron thuajse aq komisionere të BE-së sa komisionerë: 13 femra dhe 14 meshkuj, përfshirë edhe veten. Komisioni ka këtë herë, për shkak të Brexit-it, një karrige më pak se Komisioni i mëparshëm
-
Uragani Dorian, Trump kundër të shpërngulurve: Nga Bahamas mund të mbërrijnë anëtarë të bandave të rrezikshme
10 Shtator 2019, 12:36Një ditë pas shpërthimit të polemikave për qindra të zhvendosur nga Bahamas, të cilët u bllokuan në Freeport sepse nuk kishin viza për në Shtetet e Bashkuara, presidenti amerikan deklaroi "Ne duhet të jemi shumë të kujdesshëm. Nuk dua t'i lejoj të gjithë të vijnë në Shtetet e Bashkuara, ka njerëz shumë të këqij"
-
Londër, Parlamenti britanik voton kundër zgjedhjeve të reja
10 Shtator 2019, 12:14Parlamenti britanik nuk e mbështeti kërkesën e kryeministrit Boris Johnson për zgjedhje të reja. Në votimet e pasmesnatës propozimi i tij u mbështet nga 293 deputetë, ndërsa kundër votuan 46 syresh, duke e lënë atë pa shumicën.
-
OBSH: Në botë, çdo 40 sekonda vetëvritet një njëri
10 Shtator 2019, 11:54Çdo 40 sekonda një person vetvritet. Kjo u njoftua nga Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) në funksion të Ditës Botërore të Parandalimit të Vetëvrasjeve. ‘Shumë pak vende në botë kanë hartuar dhe zbatuar strategji parandalimi’- paralajmërrojnë autoritetet më të larta shëndetësor në botë.
-
Japoni, Ministri i Mjedisit: Uji radioaktiv i Fukushima do të derdhet në Oqeanin Paqësor
10 Shtator 2019, 11:51Kompania Tokio Electric Power, që operon termocentralin japonez në Fukushima, i cili u dëmtua rëndë nga tërmeti dhe tsunami në muajin mars të vitit 2011, ka vendosur të derdh një milion ton ujë të kontaminuar në Oqeanin Paqësor. Lajmi u bë i ditur nga Ministri i Mjedisit Yoshiaki Harada, i cili theksoi se ‘kjo është e vetmja mundësi e mundshme’.
-
Kolumbia, sinonimi i masakrave të heshtura
10 Shtator 2019, 11:28Ajo që po ndodh në Kolumbi, nuk mund të mos quhet më masakër. Qindra liderë popullor, kandidatë të pavarur politikë dhe ish anëtarë të FARC, janë vrarë në muajt e fundit.
-
Britania e Madhe, dorëhiqet 'spikeri' i Dhomës së Komuneve Bercow
10 Shtator 2019, 11:04Bercow në fjalën e tij të lamtumirës kujtoi 10 vitet e tij si ‘spiker’, duke thënë se për të ‘ishte nder i madh”. Ai më pas mbrojti rolin e Parlamentit duke thënë se: Parlamentarët nuk janë delegatë, por përfaqësues të popullit.
-
Qeveria e re “Conte 2” merr votëbesimin në Parlamentin e Italisë. Ja si u votua
10 Shtator 2019, 09:14Qeveria e re italiane ‘Conte 2’, një 'lindje e vështirë' e koalicionit mes Partisë Demokratike dhe Lëvizjes 5 Yjet, ka marrë dje në mbrëmje votëbesimin e Parlamentit me 343 vota pro dhe 263 kundër.
-
Donald Trump "peng" në Afganistan, synon të zbatojë ligjin e hakmarrjes (VIDEO)
10 Shtator 2019, 08:56Presidenti amerikan Donald Trump synon të zbatojë ligjin e hakmarrjes pas sulmeve të fundit të Talibanëve në Afganistan që i kanë dhënë fund, të paktën tani për tani, samitit që do të organizohej në Camp David midis drejtuesve afganë dhe vetë presidentit
-
Romë, Giuseppe Conte paraqet programin qeveritar para votëbesimit: Të përmirësojmë paktin e stabilitetit me BE
9 Shtator 2019, 15:59“Duhet ta përmirësojmë këtë pakt stabiliteti dhe aplikimin e tij, për të mbështetur investimet, përfshirë ato që duhet të mundësojnë zhvillime që respektojnë mjedisin dhe barazinë në planin shoqëror”, u shpreh Conte para deputetëve, gjatë paraqitjes së programit të qeverisë së tij para votëbesimit.
-
Uragani Dorian, ndalohet hyrja në Florida i qindra njerëzve të zhvendosur. O'Rourke: Mizori ekstreme
9 Shtator 2019, 15:55Reporteri i Wsnn, (bashkëpunëtori i CNN) Brian Entin, ka denoncuar faktin përmes një postimi në Twitter.
-
Francë, i nxehti rekord i muajve qershor-korrik shkaktoi 1435 viktima
9 Shtator 2019, 14:53Temperaturat e larta thyen rekorde edhe në vende të tjera të Evropës, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, Belgjikën, Gjermaninë, Luksemburgun dhe Holandën.
-
Tronditet Rumania, projekti gjerman 'Maramures', organizatë kriminale me metoda të dhunshme ndaj minorenëve
9 Shtator 2019, 14:38Autoritetet rumune po hetojnë kundër një projekti gjerman të riedukimit të minorenëve me probleme, për shkak të akuzave të trajtimit si skllevër të tyre. Drejtuesit e kampit i hedhin poshtë akuzat.
-
Britania e Madhe, nga sot nis akti tjetër në dramën e Brexit
9 Shtator 2019, 14:29Do ta injorojë Boris Johnson ligjin kundër një Brexiti pa marrëveshje? Nga e hëna, parlamenti do të detyrohet të nis pushimet pesë javore. Johnson pritet të kërkojë edhe njëherë votën e Dhomës së Ulët për zgjedhje të reja.
-
Meksikë-SHBA, të gjithë në luftë për 50 tunelet e famshëm të El Chapo-s
9 Shtator 2019, 13:35Ato ishin arma e tij e fshehtë që e lejuan të rritej dhe të shndërrohej në një prej trafikantëve të drogës më të mëdhenj në botë. Por, që prej dërgimit të El Chapo-s pas hekurave, ato janë bërë “trofeu” i lakmuar nga të gjithë.
