Bota
-
Rreth dy ton kokainë, që vinte nga Kolumbia, me një vlerë prej 470 milionë euro, u sekuestrua në Poloni. Lajmin e konfirmoi kryeministri polak, i cili tha se: Ne kemi eliminuar kontrabandën më të madhe të kryer këto vite në Poloni
5 Dhjetor 2019, 15:53 -
Rrëmbehen nga piratët 19 anëtarët e një naftëmbajtëse greke
5 Dhjetor 2019, 13:11Anija që transportonte sasi të madhe nafte krudo u sulmua 77 milje larg ishullit Bonny dhe anëtarët e ekuipazhit u rrëmbyen. Ende nuk dihet fati i tyre, ndërkohë që forca të shumta po patrullojnë zonën
-
Teherani lëviz raketa drejt Irakut, Trump i gatshëm të dërgojë 14,000 ushtarë të tjerë në Gjirin Persik
5 Dhjetor 2019, 11:22Sipas New York Times dhe CNN, të cilat i referohen një zyrtari të lartë të Pentagonit, Irani, duke përfituar nga protestat që po trondisin Irakun, po transferon fshehurazi dhe po grumbullon një arsenal raketave në Irak, në përpjekje për të forcuar pozicionin e tij në Lindjen e Mesme.
-
SHBA, Marinsi hap zjarr në bazën e ‘Pearl Harbour’, tre viktima dhe një i plagosur
5 Dhjetor 2019, 08:12Frikë dhe panik në ‘Pearl Harbour’, baza historike detare, 13 kilometra larg Honolulu, në Hawai, e cila është ‘shtëpia’ e flotës së Paqësorit të SHBA. Dje në mbrëmje, një marins amerikan papritmas hapi zjarr duke vrarë dy persona dhe duke plagosur një të tretë, para se të vetvritej duke u qëlluar në kokë.
-
Londër, Liderët e NATO-s në 70 vjetorin e Aleancës
4 Dhjetor 2019, 13:18Mbretëresha Elizabeta ka organizuar një pritje në Buckingham Palace ku ishin prezent liderët politik si Donald Trump, Kyriakos Mitsotakis, Erdogan, Angela Merkel dhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama.
-
Irak, kapet zëvendësi i kreut të ISIS Abu Bakr al Bagadi
4 Dhjetor 2019, 07:28Terroristi ishte në një apartament në provincën e Kirkukut. "Kalifi" i vetëshpallur i Isis, Abu Bakr al Bagadi, ishte vrarë nga një komandë amerikane në fund të tetorit.
-
Samiti i NATO-s, Trump për deklaratën e Macron, ‘Fyese dhe pa respekt". Erdogan kërcënon me veto
3 Dhjetor 2019, 12:25Ndërkohë Turqia do të bllokojë planet e NATO-s për të mbrojtur Poloninë dhe vendet e Balltikut nëse Aleatët nuk i njohin militantët Ypg kurdo-sirianë si terroristë
-
Nobeli për Handke, jep dorëheqjen anëtarja e Komitetit të Çmimit Nobel për Letërsi
3 Dhjetor 2019, 10:34Anëtarja e Komitetit të Çmimit Nobel për Letërsi, Gun-Britt Sundstrom ka dhënë dorëheqjen, pjesërisht edhe për shkak të çmimit Nobel për shkrimtarin austriak, Peter Handke, në muajin tetor
-
Maltë/Vrasja e gazetares Galizia, mijëra në rrugë kundër Muscat, rrethohet Parlamenti
3 Dhjetor 2019, 10:29Në kryeqytetin e Maltës, Valleta, mijëra ishullorë kanë rrethuar Parlamentin duke kërkuar dorëheqjen e menjëhershme të qeverisë dhe kryeministrit Muscat.
-
Londër/Sulm terrorist në 'London Bridge', një burrë dhe një grua të vrarë dhe tre të plagosur
30 Nëntor 2019, 09:12Një sulm terrorist ka ndodhur në urën Londrës, në zemër të kryeqytetit. Një burrë sulmoi disa persona me thikë. Pastaj ai u rrethua nga disa kalimtarë njëri prej të cilëve u përball me të. Policia goditi me armë ndaj agresorit duke e lënë të vdekur në vend.
-
Tërmeti godet Greqinë, Kreta, Athina dhe gjithë Peloponezi nën ethet e frikës
27 Nëntor 2019, 08:43Epiqëndra e tërmetit ishte 74 km në perëndim të Chania. Lëkundjet e tërmetit u ndjenë në gjithë Peloponezin.
-
Greqia në gjendje të jashtëzakonshme, uji merr përpara njerëzit dhe makinat (FOTO)
25 Nëntor 2019, 17:18Dëme të shumta janë shënuar në kryeqytetin grek, në Atikën perëndimore, në zonën Korinthia, por edhe në Greqinë veriore, në disa zona të Maqedonisë.
-
Erdogan sfidon Trump, Turqia kreu sot testimet e para mbi sistemin rus S-400
25 Nëntor 2019, 16:01Turqia është gjithashtu pjesë e Aleancës Atlantike. Pentagoni ditët e fundit është rikthyer të kërkojë nga autoritetet turke që të "mos aktivizojnë" sistemin dhe në të vërtetë ta "shkatërrojnë" atë për të shmangur masat. Në diskutim është pjesëmarrja e Ankarasë në programin e avionëve të padukshëm bombardues të F-35.
-
Nis festa, Parisi ndez dritat e kuqe të Krishtlindjeve në Champs-Elysee (FOTO)
25 Nëntor 2019, 15:10Në kryeqytetin francez 400 pemë përgjatë dy kilometrash janë ndriçuar për Krishtlindje duke sjell shkëlqimin përgjatë gjithë Champs-Elysee e deri në Sheshin 'Concord'
-
Keqpërdorimi i futbollit në konfliktin mes Turqisë dhe kurdëve
25 Nëntor 2019, 13:42Përshëndetja ushtarake e lojtarëve të Turqisë në ndeshjet kundër Shqipërisë dhe Francës është shndërruar në problem të madh për UEFA. Fenomeni është shtrirë edhe në Gjermani, ku mund të ketë pasoja të rënda
-
Klaus Iohannis konfirmohet President i Rumanisë me mbi 65% të votave
25 Nëntor 2019, 13:39Sipas rezultateve provizore, 60 vjeçari nga rradhët e Partisë Nacional Liberale, ka siguruar mbi 65% të votave ndaj sfidueses së tij, ish-kryeministres Viorica Dăncilă, e Partisë Social Demokrate, e cila pagoi izolimin pas kokëfortësisë për të ashtuquajturën ‘Reformë në Drejtësi’, një reformë e dënuar nga Brukseli dhe e kontestuar në sheshet e Rumanisë
-
Rumani, përmbyset anija që transportonte 14,000 dele për në Arabinë Saudite
25 Nëntor 2019, 13:35Rumania është ‘ferma’ e tretë më e madhe e deleve në Bashkimin Europian dhe transporton pjesën më të madhe të bagëtive të saj në vendet e Lindjes së Mesme.
-
Vrasësi i 39 emigrantëve të paligjshëm në Essex pranon fajin, kërkon marrëveshje me drejtësinë
25 Nëntor 2019, 13:0825-vjeçari, i akuzuar si përgjegjës për vdekjen e emigrantëve, burra, gra dhe fëmijë, ka deklaruar para gjykatës se ishte palë e një organizate që bënte kalimin e emigrantë në mënyrë të paligjshme përkundrejt pagesave.
-
Gjermani, supergrabitje një miliardëshe në një kështjellë, më e madhja në historinë e pas luftës
25 Nëntor 2019, 11:58Sipas, ‘Bild’, vjedhja ndodhi në Muzeun e ‘Green Times’ brenda kështjellës së Dresdenit, i cili përmban koleksionin më të madh të bizhuterive në Europë.
-
Australi, i braktisi brenda në makinë, asfiksohen dhe vdesin dy fëmijët e moshës një e dy vjeç
25 Nëntor 2019, 11:21Ekipet mjekësore deklaruan se fëmijët kidhin humbur jetën si pasojë e qëndrimit për një kohë të gjatë në temperaturat e larta brenda në makinë, 31 gradë Celsius.