Bota
-
Presidenti rus Vladimir Putin i është përgjigjur pozitivisht ftesës së kryeministrit italian Giuseppe Conte për të vizituar Italinë. Dy figurat e larta shtetërore u takuan në Moskë muajin e kaluar, ku diskutuan kryesisht për marrëdhënien midis Moskës dhe Bashkimit Europian si dhe për rolin e Italisë në të. Takimi që pritet të realizohet së shpejti do të zhvillohet sërish në kuadër të marrëdhënieve Rusi-Itali-BE, me fokusin për t'i dhënë fund saksioneve të imponuara të Bashkimit Europian ndaj Moskës.
1 Nëntor 2018, 15:37 -
Brexit/ Britania e Madhe në prag të finalizimit të një marrëveshjeje me BE
1 Nëntor 2018, 14:41Në një kohë kur Britania pritet të shkëputet brenda një afati kohor prej 6 muajsh nga BE, sekretari për Brexit i Britanisë, Dominic Raab, ka deklaruar së fundmi se procesi i gjatë i negociatave më Bashkimin Europian mund të finalizohet shpejt me një marrëveshje mes palëve.
-
Indonezi/ U rrëzua në det me 189 pasagjerë, gjendet kutia e zezë e avionit të Lion Air
1 Nëntor 2018, 14:42Boeing 737 MAX 8 me 189 pasagjerë dhe anëtarë të ekuipazhit u rrëzua vetëm pak minuta pas nisjes nga Xhakarta. Shërbimi për Informacionin Detar të Indonezisë bëri të ditur se janë gjetur kutia e zezë dhe regjistruesi i zërit në kabinën e pilotit nga avioni i Lion Air.
-
Nuk donte vajza, babai shet të porsalindurën për 5 mijë euro
1 Nëntor 2018, 14:15Një baba ka shitur fëmijën e tij vetëm për arsyen se donte djalë. Ai u zhgënjye kur pa që edhe fëmija i tij i dytë ishte vajzë dhe e shiti.
-
13 viktima nga moti i keq në Itali, ja çfarë parashikojnë meterologët
1 Nëntor 2018, 14:00Ka shkuar në 13 numri i personave që kanë humbur jetën në nga moti i keq që ka pushtuar Italinë.
-
SHBA, Donald Trump: Mund të vendosim deri në 15000 ushtarë në kufirin me Meksikën
1 Nëntor 2018, 04:58Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka deklaruar ditën e djeshme se mund të vendosë deri në 15000 ushtarë në kufirin me Meksikën për të penguar hyrjen në territor të një karvani emigrantësh që vijnë nga Amerika qendrore ku i largohen dhunës në vendin e tyre.
-
Rumani, mijëra rumunë protestuan në Bukuresht kundër korrupsionit
1 Nëntor 2018, 01:16Mijëra rumunë marshuan në Bukuresht për të protestuar kundër korrupsionit, në përvjetorin e tretë të një zjarri vdekjeprurës të rënë në një klub nate, ngjarje për të cilën nuk ka pasur asnjë llogaridhënie. Zjarri në klubin Colectiv vrau 65 njerëz, duke shkaktuar protesta masive në rrugë dhe duke çuar në rrëzimin qeverisë të Social Demokratëve, por partia u kthye në pushtet në fillim të vitit 2017.
-
Tetë vite në burg për blasfemi, nëna e katër fëmijëve fiton lirinë e saj
31 Tetor 2018, 21:57Një gjykatë pakistaneze ka anuluar vendimin me vdekje ndaj një gruaje të krishterë të akuzuar për blasfemi, një çështje kjo që ka polarizuar vendin.
-
Nënë e dy fëmijëve, shqiptarja humb jetën tragjikisht në Itali
31 Tetor 2018, 20:35Tragjik ka rezultuar fati për një 33 vjeçare shqiptare e cila ka humbur jetën pas një aksidenti tragjik në provincën e Riete në Itali. 33-vjeçarja shqiptare udhëtonte me makinë e saj kur u përplas me një tjetër automjet që vinte në drejtim të kundërt.
-
"Njeriu i Hekurt" 240 metra i lartë, India inauguron statujën më të madhë në botë (Video)
31 Tetor 2018, 20:10Statuja më e gjatë në botë është inauguruar ditën e sotme. Ajo quhet statuja e Unitetit dhe është trupi i një prej baballarëve të kombit indian Sardar Vallabhbhai Patel.
-
Itali/Dy shqiptarët vjedhin makinën dhe përplasin 5 persona, një i arrestuar, një në kërkim
31 Tetor 2018, 16:19Policia italiane ka arrestuar një shqiptar dhe një tjetër është shpallur në kërkim pasi plagosën pesë persona teksa tentonin që t’i shpëtonin policisë me makinën e vjedhur.
-
Trump dhe zonja e parë Melania vizitojnë sinagogën në Pitsburg, pritet me protesta
31 Tetor 2018, 15:32Presidenti amerikan Donald Trump vizitoi këtë të martë sinagogën në Pittsburgh, aty ku 11 persona u qëlluan për vdekje gjatë fundjavës në Pensilvani. Sipas mediave amerikane Presidenti Trump është pritur nga mijëra protestues, të cilët ishin mbledhur aty për t'i shprehur shefit të Shtëpisë së Bardhë se vizita e tij nuk ishte e mirëpritur.
-
SHBA, Paul Ryan: Trump nuk mund ta heqë të drejtën e shtetësisë amerikane
31 Tetor 2018, 01:00Kongresmeni amerikan, Paul Ryan ka reaguar pas njoftimit që kishte bërë Donald Trump, i cili kishte deklaruar ditën e djeshme se shtetësia amerikane, e fituar nëpërmjet lindjes, nuk mund të shfuqizohet me urdhrin e ekzekutivit, të presidentit Donald Trump.
-
Organizata e Kombeve të Bashkuara: Paralajmëron se 7 milionë persona vdesin në vit nga ajri i ndotur
31 Tetor 2018, 00:20Ndotja e ajrit shkakton çdo vit vdekjen e 7 milionë personave në botë, ka paralajmëruar Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB), ndërsa 92% i rreth 4 miliardë personave në rajonin Azi-Paqësor janë duke thithur ajër toksik.
-
Gjermani, ish kreu i CDU, Friedrich Merz shpall kandidaturën për kreun e CDU-së
30 Tetor 2018, 23:45Ish kreu i CDU, Friedrich Merz në Gjermani ka shpallur kandidaturën e tij për presidencën e partisë, pas 18 vjetësh të Angela Merkel, e cila do të largohet në dhjetor.
-
Pritej të vinte më 1 nëntor në Shqipëri, Kryeministri izraelit anulon vizitën për shkak të vdekjes së ministrit
30 Tetor 2018, 22:00Mediat izraelite shkruanin pak kohë më parë se kryeministri Netanjahu do të vizitonte në nëntor "një vend me shumicë myslimane dhe me lidhje historike miqësore me Izraelin", duke nënkuptuar kështu Shqipërinë.
-
Polici grek puthet në buzë me refugjatin para flamurit helen, plas debati
30 Tetor 2018, 21:39Sipas mediave greke oficeri i policisë është një aktivist i njohur i të drejtave të komunitetit LGBT, por shumë grekë janë indinjuar nga fakti që puthet me refugjatin poshtë flamurin grek dhe pikërisht pak ditë para se të festohej dita e madhe kombëtare e 28 tetorit.
-
Tronditëse, infermieri pranon se vrau 100 pacientë në spitalet e Gjermanisë
30 Tetor 2018, 16:41Viktimat e tij ishin nga mosha 34 deri në 96 vjeç. Hëgel ndodhet në qeli prej një dekade dhe akuzohet se u ka dhënë mbidoza medikamentesh pacientëve, që më pas t’i shpëtonte në momentet e fundit.
-
Donald Trump: Nuk do ketë më shtetësi amerikane për fëmijët e huaj që lindin në SHBA
30 Tetor 2018, 16:37Presidenti amerikan, Donald Trump thotë se do që t’u mohojë shtetësinë fëmijëve të lindur në Shtetet e Bashkuara nga prindër që nuk janë shtetas amerikanë, apo që janë emigrantë paligjshëm. Ai tha se ka në plan të nënshkruajë një urdhër ekzekutiv për t’i dhënë fund politikës aktuale, që parashikon të drejtën e shtetësisë në lindje.
-
Trafikonin lëndë narkotike si familje, gjykata belge dënon 10 shqiptarët
30 Tetor 2018, 14:04Një familje shqiptare është dënuar së fundi nga një gjykatë penale në Derdemonde të Belgjikës. Sipas informacioneve bëhet me dije se në total ishin dhjetë të pandehur dhe të gjithë i përkisnin të njëjtës familje.