Bota
-
Prokurori i Përgjithshëm amerikan, Jeff Sessions është shkarkuar këtë të mërkurë nga presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump. Sipas mediave amerikane mësohet se ish-prokurori i përgjithshëm Jeff Sessions ka paraqitur dorëheqjen e tij, para shefit të Shtëpisë së Bardhë, Johm Kelly.
7 Nëntor 2018, 21:40 -
U sfidua nga gazetari i CNN, Trump sherr me korrespendentin në Shtëpinë e Bardhë
7 Nëntor 2018, 20:38Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump dhe korrespendenti i CNN, Jim Acosta janë përfshirë në një konflikt të ashpër verbal gjatë një konference për shtyp të mërkurën në Shtëpinë e Bardhë. Gazetari e sfidoi presidentin amerikan Donald Trump me një pyetje gjatë mbajtjes së konferencës, ku e pyeti atë nëse republikanët mbështesinin vetëm nacionalistët e bardhë.
-
Zgjedhjet në SHBA/ Trump: Pavarësisht gjithçkaje, republikanët shënuan një fitore të madhe
7 Nëntor 2018, 18:30Presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar pas forcimit të pozitave të republikanëve në kontrollin e Senatit, përmes një postimi në rrjetin social "Twitter". Ndonëse iniciativat e tij legjislative do të hasin pengesë me vendosjen e demokratëve në krye të kontrollit të Dhomës së Përfaqësuesve, ai është shprehur krenar për republikanët.
-
Kush është Jair Bolsonaro? Njihuni me historinë e presidentit të ri të Brazilit
7 Nëntor 2018, 17:56Jair Bolsonaro është Presidenti i ri i Brazilit, i cili u zgjodh më 28 tetor të këtij viti, duke arritur të fitojë mbi 55.13 % të votave të elektoratit. I cilësuar shpesh si një "Klloun" nga mediat braziliane, për faktin që ishte gojëlëshuar, Bolsonaro njihet për pikëpamjet e tij ekstreme.
-
Zgjedhjet në SHBA/ Demokratët fitojnë kongresin, republikanët ruajnë senatin
7 Nëntor 2018, 10:22Demokratët morën kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve në zgjedhjet e së martës për Kongresin, ndërsa republikanët mbajtën kontrollin e Senatit, duke krijuar një Kongres të ndarë që do të vendosë pengesa ndaj programit legjislativ të Presidentit Donald Trump në dy vitet e ardhshme.
-
Presidenti francez, Emmanuel Macron ka hedhur një ide shumë të çuditshme
7 Nëntor 2018, 02:41Presidenti francez, Emmanuel Macron në lidhje me BE- në ka hedhur një ide shumë të çuditshme.
-
Turqi, Mevlut Çavusoglu: Rreth vrasjes së gazetarit kemi informacione të reja
7 Nëntor 2018, 01:55Ministri i jashtëm turk Mevlut Çavusoglu ka njoftuar se qeveria e tij ka informacione të reja në lidhje me vrasjen e gazetarit saudit Jamal Khashoggi dhe se mund t’i bëjë publike dëshmitë pas përfundimit të hetimit mbi vdekjen e gazetarit.
-
SHBA voton sot për kongresin, republikanët në vështirësi
6 Nëntor 2018, 22:06Për të marrë kontrollin e dhomës së përfaqësuesve, demokratëve iu duhet përpjekje dhe më shumë vota
-
9 operacione për t’u dukur si Ivanka Trump, rezultati për 34-vjeçaren tejet zhgënjyes
6 Nëntor 2018, 17:47Një vajzë amerikane i është nënshtruar nëntë operacioneve, që të realizonte ëndrrën e saj më të madhe: të ngjante si Ivanka Trump.
-
Francë, arrestohen 6 të dyshuar për sulm ndaj presidentit Emmanuel Macron
6 Nëntor 2018, 16:42Gjashtë persona janë arrestuar këtë të martë në Francë, pasi dyshohen si planifikues të një plani për të sulmuar presidentin Emmanuel Macron.
-
SHBA, rrëzohet helikopteri i të sapomartuarve, humb jetën çifti (VIDEO)
6 Nëntor 2018, 13:32Një çift i sapomartuar amerikan kanë humbur jeten tragjikisht, pasi helikopteri në të cilin po udhëtonin u rrëzua ditën e martesës në zonën e Uvalde, në Teksas.
-
Papa Françesku ka dënuar fort sulmet ndaj hebrenjve: Nuk duhet ta harrojmë Holokaustin
6 Nëntor 2018, 05:31Papa Françesku ka reaguar pas rritjes së sulmeve ndaj hebrenjve, pasi këto sume ai i ka dënuar fort. Gjithashtu Papa ka shprehur shqetësimin për rritjen e semitizmit dhe u shpreh se nuk duhet ta harrojmë Holokaustin.
-
Votimi për në Kongresin amerikan, sondazhi i CNN: 55% demokratët, 42% republikanët
6 Nëntor 2018, 04:55Në ditën e sotme do të zhvillohen zgjedhjet për në kongresin Amerikan. Rezultatet e një sondazhi të përgjithshëm të realizuar nga CNN, kanë treguar se fitorja do të shkojë për demokratët me 55% të votave, ndërsa 42% do të shkojnë për republikanët.
-
Presidenti amerikan Donald Trump: Mund të mos takohem me presidentin rus, Vladimir Putin në Paris
6 Nëntor 2018, 01:00Presidenti amerikan, Donald Trump ka bërë të ditur ditën e djeshme se ekziston mundësia që mos të ketë një takim në Paris me presidentin rus, Vladimir Putin.
-
Përgjatë brigjeve të Zelandës së Re një peshkatar shpëtoi në det foshnjën 18 muajshe
6 Nëntor 2018, 00:20Përgjatë brigjeve të Zelandës së Re një peshkatar që kishte dalë me varkën e tij për të peshkuar dalloi në det diçka që i ngjasonte një kukulle, u afrua me kureshtje dhe zbuloi se bëhej fjalë për një foshnje vetëm 18 muajshe, që për mrekulli ishte ende në jetë.
-
SHBA, sekretari Mike Pompeo: Do të ushtrojmë presion të pamëshirshëm ndaj Iranit
5 Nëntor 2018, 23:46SHBA, sekretari Mike Pompeo, paralajmëroi se Shtetet e Bashkuara do të ushtrojnë presion "të pamëshirshëm" ndaj Iranit nëse ai nuk e ndryshon "kursin e tij revolucionar".
-
I padrejtuar nga askush, si udhëtoi 92 km treni “fantazëm” në Australi
5 Nëntor 2018, 20:20Pa pasur drejtues, me 4 lokomotiva dhe 268 vagonë të transportuar një tren mallrash i ngarkuar me xehoror hekuri, ka përshkuar këtë herë një gjatësi prej 92 km në Australinë Perëndimore.
-
Skema piramidale në Poloni, presidenti i KE-së, Donald Tusk merret në pyetje
5 Nëntor 2018, 17:32Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk ka dëshmuar këtë të hënë para një komisioni hetimor parlamentar në Varshavë, të Polonisë. Komisioni hetimor në Poloni po heton një skemë piramidale që mashtroi mijëra polakë nga kursimet e tyre gjatë kohës që Tusk ka qenë kryeministër i Polonisë.
-
'Luftë sanksioneve të shtrembëruara', Rouhan i kundërvihet ashpër SHBA-së
5 Nëntor 2018, 17:24Irani do t'i kundërvihet sanksioneve të rivendosura nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi sipas presidentit Hassan Rouhan, ato po synojnë rrënimin e ekonomisë së vendit.
-
Djemtë e gazetarit Khashoggi, intervistë për herë të parë, Salah dhe Abdullah Khashoggi: Duam trupin e babait tonë
5 Nëntor 2018, 15:42Salah dhe Abdullah Khashoggi janë dy djemtë e gazetarit të vrarë në Konsullatën saudite në Stamboll. Djemtë e gazetarit të vrarë kanë dhënë intervistën e parë pas ngjarjes, nga ku kanë bërë thirrje për gjetjen e trupit të babait të tyre. Ndër të tjera, kanë deklaruar se që pas vrasjes së babait të tyre, po kalojnë një gjendje ankthi dhe pasigurie.