Bota
-
Agjencia e Sigurisë Publike bëri të ditur në një konferencë për shtyp të premten pasdite se personat e armatosur, të paidentifikuar, nuk janë kapur ende. Sipas autoriteteve, të shtënat janë një sulm terrorist kundër të krishterëve që po merrnin pjesë në një ceremoni mortore në qytetin Hmoud.
24 Tetor, 09:40 -
Pjesë e historisë së Luftës së Dytë Botërore, digjet ‘Foleja e Shqiponjës’ së Adolf Hitlerit! Një i arrestuar (VIDEO)
24 Tetor, 09:17Kehlsteinhaus, e vendosur në një lartësi prej 1.834 metrash, shërben si strehë që nga viti 1952. E përfunduar në vitin 1938, ajo ndodhet në një zonë të izoluar rezidenciale dhe qeveritare, që i përkiste udhëheqjes naziste dhe ishte e mbyllur për publikun.
-
Sulmi me 1 të vrarë dhe 5 të plagosur pas sulmit në Francë, Macron: Njerëzit u shënjestruan për shkak të ngjyrës së lëkurës dhe fesë
24 Tetor, 09:08Macron tha se sulmi përbënte një “pikë kthese në jetën e Republikës dhe të kombit tonë”, duke e cilësuar si rastin e parë të një vrasjeje raciste të rastësishme të këtij lloji.
-
Mladenov falënderon Shqipërinë për angazhimin në Gaza: Së bashku me Kosovën dhe Marokun, rol kyç në siguri! Ndihmë humanitare dhe rindërtim
24 Tetor, 07:41Misioni synon të mbështesë sigurinë dhe stabilitetin në Gaza, si dhe përpjekjet humanitare dhe rindërtimin e territorit, në kuadër të planit ndërkombëtar të mbështetur nga Kombet e Bashkuara.
-
Zelensky paralajmëron negociata të reja për paqen në nëntor, takimi Ukrainë-Rusi-SHBA në Abu Dhabi: Jemi gati për armëpushim, por duhen garanci të forta sigurie
24 Tetor, 07:22Zelensky shpreson që takimi në nivel teknik të pasohet nga një takim mes liderëve të tre vendeve.
-
Protestat në Shqipëri/ 12 eurodeputetë kërkojnë sqarime nga Kaja Kallas! Edhe Beleri mes aleatëve të PD
23 Tetor, 22:56Eurodeputetët kërkojnë sqarime lidhur me masat që do të merren për shqetësimet për përdorim jo proporcional të forcës së policisë, për garancitë ligjore në favor të të arrestuarve dhe evidentimin e mangësive të autoriteteve ligjzbatuese për të parandaluar shkelje të mëtejshme.
-
Mister i ri në dosjet e UFO-ve, ‘trekëndësha të zinj’ në perëndim të SHBA-ve! Raporti: Dukej si dron, fluturonte me shpejtësi 2.900 km/orë
23 Tetor, 22:29Objekti i paidentifikuar u zhduk papritur dhe në heshtje brenda pak sekondash, pa lënë pas gjurmë gazrash nga motori apo ndonjë provë tjetër të ekzistencës së tij, thotë raporti. Ai përshkruhet si i ngjashëm me një dron me krahë në formë trekëndëshi dhe shtrirje nga 2,75 deri në 4,5 metra.
-
Stuhia e fuqishme godet Francën dhe Britaninë, 300 mijë banesa pa energji elektrike! Kaos në transport dhe vonesa në fluturime
23 Tetor, 22:23Kompania franceze e energjisë Enedis bëri të ditur se shumica e ndërprerjeve u regjistruan në Bretanjë dhe Normandi. Në Britani ekipet e emergjencës punuan për rikthimin e energjisë në më shumë se 12 mijë banesa.
-
Dokumentet e binjakut s’e shpëtojnë, i riu shqiptar bie në prangat e policisë italiane! I gjejnë kokainë poshtë timonit të makinës
23 Tetor, 22:07Një 23-vjeçar shqiptar në Melzo është arrestuar për shitje kokaine dhe deklarim të rremë identiteti. I riu paraqiti dokumentet e identitetit të vëllait të tij binjak, me qëllim që të mos i zbuloheshin precedentët penalë.
-
Itali/ Punëtori 40-vjeçar fiton 2 milionë euro me një biletë gërvishtëse, emocionohet aq shumë sa mbahet te banaku që të mos rrëzohet
23 Tetor, 21:34Fillimisht, ai mendoi se kishte fituar 10 mijë euro dhe i kërkoi pronarit të lokalit, Ivan Zangrando, të kontrollonte biletën. Por, pasi verifikuan numrat dhe çmimet, zbuluan se shuma ishte shumë më e madhe: plot 2 milionë euro, çmimi maksimal i kësaj loje.
-
Administrata Trump kërkon të bllokojë zgjedhjet në Alaskë nëse humbet senatori republikan, shkak bëhet kandidati me të njëjtin emër
23 Tetor, 19:57Në dokumentet gjyqësore, Departamenti i Drejtësisë argumenton se dy kandidatët me të njëjtin emër mund të çorientojnë zgjedhësit dhe të shtrembërojnë vullnetin e tyre.
-
Francë/ Të shtëna me armë zjarri në periferi të Parisit, një i vrarë dhe pesë të plagosur! Mes tyre një vajzë 12-vjeçare
23 Tetor, 18:13Ministri i Brendshëm francez, Laurent Nuñez, e cilësoi ngjarjen si një “krim terrorist”, ndërsa Prokuroria Kombëtare Kundër Terrorizmit ka marrë përsipër hetimet për të përcaktuar motivet e sulmit.
-
Zbulohet plantacioni me mbi 1200 bimë kanabisi në Itali, vlera në treg mbi 1 milionë euro! Arrestohet shqiptari që kujdesej për drogën
23 Tetor, 17:59Një shqiptar është arrestuar në Itali pasi u gjet brenda një magazine ku kultivoheshin 1206 bimë kanabisi. Plantacioni ishte ngritur në një zonë të izoluar pranë Torinos, ndërsa vlera e drogës në tregun e paligjshëm përllogaritet mbi 1 milion euro.
-
Samiti BE-Ballkani Perëndimor, liderët mblidhen më 25 nëntor në Bruksel! Fokus te reformat dhe integrimi, Costa: E ardhmja e rajonit është në familjen evropiane
23 Tetor, 17:55BE do të përfaqësohet nga Presidenti i Këshillit Evropian António Costa dhe Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. Udhëheqësit do të vlerësojnë progresin në integrimin gradual të Ballkanit Perëndimor , veçanërisht përmes Planit të Rritjes.
-
Rusia dhe Ukraina shkëmbejnë nga 270 të burgosur, Zelensky: Mes të liruarve edhe 9 civilë dhe 5 të mbijetuar nga Olenivka
23 Tetor, 17:52Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky bëri të ditur se mes personave që po kthehen në Ukrainë janë edhe nëntë civilë. Sipas tij, shumica e ushtarakëve të liruar mbaheshin në robëri që prej vitit 2022, kur Rusia nisi pushtimin në shkallë të gjerë të Ukrainës.
-
Itali/ 68 mln euro të pastruara përmes kriptomonedhave, goditet ‘banka e fshehtë’ e grupit mafioz me italianë e shqiptarë! 30 të arrestuar, sekuestrohen mbi 21 mln € pasuri
23 Tetor, 17:30Organizata ofronte shërbimin e lëshimit të faturave për transaksione fiktive, me një vlerë totale prej 110 milionë eurosh, përmes një rrjeti të dendur kompanish guaskë, të krijuara për të lëshuar fatura pa aktivitet real ekonomik.
-
-
Melania Trump siguron armëpushim mes Rusisë dhe Ukrainës në qytetin Oleshky! Shtëpia e Bardhë: Hyn në fuqi më 29 tetor për evakuimin e civilëve
23 Tetor, 16:42Rusia dhe Ukraina kanë rënë dakord të ndërpresin përkohësisht luftimet në qytetin ukrainas të Oleshkyt, pas ndërmjetësimit të zonjës së parë të SHBA-së, Melania Trump. Armëpushimi do të mundësojë dërgimin e ndihmave humanitare dhe evakuimin e banorëve përmes një korridori të sigurt.
-
Italia në gatishmëri për protesta të dhunshme në fundjavë! Në Telegram shpërndahet udhëzuesi për përplasjet me policinë: Përpiquni të çani barrikadat
23 Tetor, 16:25Milano, Torino dhe Roma janë ndër qytetet ku autoritetet italiane druhen nga përplasje të reja gjatë fundjavës. Në rrjetet sociale po qarkullojnë udhëzime për protestuesit, ndërsa policia ka kryer kontrolle ndaj rreth 100 personave, mes tyre 51 të mitur, pas trazirave të 17 dhe 18 tetorit.
-
Izraeli përgatit operacionin më të madh në Bregun Perëndimor që nga viti 1967! Netanyahu: Ushtria është gati, ne vendosim kur nis
23 Tetor, 16:17Izraeli ka urdhëruar bllokimin e Hebronit dhe po përgatitet për mbylljen e plotë të Bregut Perëndimor, pas një sulmi me armë ku u vranë dy ushtarë izraelitë. Netanyahu paralajmëron një operacion ushtarak në shkallë të gjerë, si ai i vitit 1967