Bota
-
Macron paralajmëroi ditën e sotme se e shtuna e ardhshme do të mbetet një “ditë me rrezik të lartë” mes protestave, me sindikatat që bëjnë thirrje për mobilizim mbarëkombëtar më 31 tetor.
26 Tetor, 15:45 -
Anthropic paralajmëron se inteligjenca artificiale mund të paraqesë ‘rreziqe ekzistenciale’ për njerëzimin
26 Tetor, 15:44Anthropic ka deklaruar se inteligjenca artificiale mund të paraqesë "rreziqe katastrofike ose ekzistenciale për njerëzimin", ndërsa zbuloi detajet e listimit të saj të planifikuar në tregun e aksioneve në SHBA.
-
Humbi pushtetin pas 16 vitesh, Trump kërkon ta çojë Victor Orbanin në krye të OKB-së! Mediat: Edhe Rusia e Kina mund të jenë dakord
26 Tetor, 13:35Humbi pushtetin pas 16 vitesh në Hungari, por Viktor Orban mund të rikthehet në skenën ndërkombëtare si sekretar i përgjithshëm i OKB-së. Sipas Wall Street Journal, administrata Trump po mbështet emrin e tij, megjithëse marrëveshja ende nuk është konfirmuar.
-
Trump përjashton sulmin e menjëhershëm ndaj Iranit: Nuk do të ketë goditje, por tensionet mbeten të larta
26 Tetor, 09:06Më herët, presidenti amerikan kishte paraqitur dy alternativa për Iranin: arritjen e një marrëveshjeje diplomatike ose përshkallëzimin e veprimeve ushtarake.
-
Lula rizgjidhet President i Brazilit për herë të katërt, përmbys rezultatin e raundit të parë të votimit dhe mposht konservatorin Bolsonaro të mbështetur nga Trump
26 Tetor, 08:43Lula, i krahut të majtë arriti të mposhtë në balotazh Flávio Bolsonaron e krahut të djathtë, duke arritur të marrë 51.79% të votave, kundrejt 48.21%. Bolsonaro ishte mbështetur në këto zgjedhje edhe nga Presidenti amerikan Donald Trump.
-
Protestat e dhunshme në Milano, ndalohet studiuesi me origjinë marokene që dyshohet si organizator i ‘Lëvizjes 17 Tetori’! Prokuroria: Synonte të përhapte terror në popullatë
26 Tetor, 08:24Në urdhrin e ndalimit, studiuesi 30-vjeçar akuzohet për nxitje të kryerjes së veprave penale me qëllime terroriste dhe për dhunë të organizuar gjatë manifestimeve publike. Ndër elementet e përmendura nga hetuesit janë referencat ndaj manualit të revoltës egjiptiane dhe thirrjet për të përsëritur modelin francez.
-
-
‘Fillimi i një epoke të re’, Marine Le Pen shpall kandidaturën për presidente të Francës
25 Tetor, 21:17Marine Le Pen ka shpallur sot kandidaturën e saj për presidencë, ndërsa Tubimi Kombëtar i ekstremit të djathtë të Francës mbajti kongresin në Orleans, në jug të Parisit.
-
Prej 10 muajsh në ekzil, María Corina Machado rikthehet në Venezuelë! Zëdhënësi i saj falënderon Trump-in, presidenti: Nuk di asgjë, shpresoj të jetë mirë
25 Tetor, 20:49Fituesja e çmimit Nobel për Paqen u fotografua duke marrë pjesë në meshë në një kishë në Lara, e rrethuar nga mbështetës që e përqafonin dhe i shtrëngonin duart. Nuk është e qartë se çfarë planifikon të bëjë Machado tani që është kthyer, por më parë ajo ka deklaruar se do të kandidonte sërish për presidente.
-
Kremlini: Europa duhet të jetë e pranishme në tryezën e negociatave për fundin e luftës në Ukrainë! Trump: Mendoj se të dyja palët duan një marrëveshje
25 Tetor, 20:40Evropa do të duhet të luajë një rol në negociatat e ardhshme për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë, pasi Shtetet e Bashkuara deri më tani nuk kanë arritur ta bindin Kievin të pranojë një marrëveshje paqeje.
-
Tensionet në Lindjen e Mesme, Trump paralajmëron Iranin: Duhet të vendosin nëse duan një marrëveshje ose do të përshkallëzoj konfliktin
25 Tetor, 16:59Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se po e shqyrton nëse do të arrijë një marrëveshje me Iranin apo do ta përshkallëzojë konfliktin, duke argumentuar se Uashingtoni tani kontrollon Ngushticën e Hormuzit.
-
Italia e ‘mbërthyer’ nga protestat e dhunshme, kryeministrja Meloni paralajmëron aleatët: Mund të jap dorëheqjen në mars, pas Samitit të BE-së në Romë
25 Tetor, 14:30Skenari që po përmendet është zhvillimi i zgjedhjeve parlamentare në Itali në qershor 2027, njëkohësisht me zgjedhjet lokale. E djathta po përshpejton përzgjedhjen e kandidatëve.
-
Brazili voton sot në raundin e dytë për Presidentin e ri! Pushteti i majtistit Lula po sfidohet fuqishëm nga djali i ish-Kreut të Shtetit të burgosur, Flávio Bolsonaro
25 Tetor, 08:34Presidenti në detyrë, Luiz Inácio Lula da Silva ka akuzuar vazhdimisht administratën e Donald Trump për ndërhyrje në zgjedhjet që po zhvillohen në Brazil, për të mbështetur Flavio Bolsonaron e krahut të djathtë.
-
Protestat masive në Francë, mbi 1 mijë të arrestuar! 371 të shoqëruar në Itali, mes tyre edhe të mitur
24 Tetor, 22:55Italia dhe Franca janë përfshirë në protesta masive këtë të shtunë. Demonstratat, të cilat pasuan përleshjet e fundjavës së kaluar në Milano, me shtimin e ushtarëve sot ishin më të qeta. Nuk munguan tensionet me policinë në Torino, Romë e Bolonja. Edhe në Paris autoritetet shtuan forcat e sigurisë, megjithatë situata u përshkallëzua në përplasje me grupe të rinjsh të maskuar.
-
Bill Gates ngre alarmin: Inteligjenca artificiale mund të sjellë 20 vite trazira dhe të ndryshojë përgjithmonë tregun e punës
24 Tetor, 13:57Sipas tij, përparimet në inteligjencën artificiale dhe robotikë mund t’u mundësojnë makinave të kryejnë një pjesë të madhe të punëve që sot bëhen nga njerëzit, nga ndërtimi i shtëpive dhe kultivimi i ushqimit deri te ndërhyrjet kirurgjikale.
-
Përgjime ruse dhe mbi 2 miliardë dollarë nga arabët, akuzat e rënda ndaj Jared Kushnerit! Dhëndrit të Trumpit, për lidhje sekrete dhe interesa financiare
24 Tetor, 11:37Ngjarjet e përshkruara në hetim nisin në vitin 2017, gjatë mandatit të parë presidencial të Trumpit kur Kushneri ishte një nga këshilltarët e tij kryesorë dhe angazhohej në përpjekjet për normalizimin e marrëdhënieve mes Izraelit dhe vendeve arabe.
-
Bllokimi i trafikut detar në Arktik frenon ambiciet e Rusisë për një rrugë detare drejt Kinës
24 Tetor, 11:20Kremlini ka investuar shumë në pritjet se tërheqja e akullit detar në Arktik do të hapë një rrugë që më parë ishte e pakalueshme – një rrugë që ndodhet më larg rrezes së sulmeve me dronë ukrainas dhe të mundësisë së ndërhyrjes së flotave detare evropiane kundër anijeve të flotës në hije.
-
Zelensky për Starlink-un në Ukrainë: SpaceX ka kufizuar shpejtësinë e shërbimit, jam i sigurt se Musk e di këtë!
24 Tetor, 10:50Starlink shërbimi satelitor i SpaceX ka një rëndësi të veçantë për Ukrainën, veçanërisht në kushtet e luftës ku përdoret për komunikime dhe për të siguruar lidhjen me internetin në zona ku infrastruktura tradicionale është dëmtuar ose nuk funksionon.
-
Franca nën alert për protestat e sotme, mbi 70 mijë policë në gatishmëri! Ministri i Brendshëm: Pa kompromis me vandalët! Mbyllen muzetë e bizneset
24 Tetor, 10:54Muzetë e Luvrit, Orsay dhe Pikaso do të jenë të gjithë të mbyllur. Ndeshja e planifikuar si pritëse e ekipit të futbollit PSG është shtyrë për të hënën, ndërsa disa biznese kanë mbuluar dritaret me dërrasa për t’i mbrojtur ato nga dëmtimet e mundshme.
-
Protesta në 18 qytete në Itali! Ushtria në terren në ndihmë të policisë kundër dhunës/Organizatorët: Grumbullime spontane, njoftimet në rrjete sociale!
24 Tetor, 10:17Autoritetet në Itali presin tubime të mëdha në 18 qytete këtë të shtunë. Në rrjetet sociale po organizohen protesta dhe tubime të papritura. Lëvizje protestuese, grupe ekstremiste e tifozë radikalë mund të përplasen, duke shtuar rrezikun e dhunës, vandalizmit dhe sulmeve ndaj forcave të rendit. Autoritetet kanë forcuar masat e sigurisë me mijëra efektivë dhe qindra ushtarakë në terren, ndërsa monitorojnë rrjetet sociale për të parandaluar incidentet.