Dosje
-
Ishte koha kur regjimi s’mjaftohej që të vriste për asgjë njeriun e dashur, por edhe të detyronte ta mohoje, të shkelje mbi të e, madje, ta denoncoje publikisht. Ajo çka tregon në vijim Gjikë Çako, vëllai i ish-gjeneralit të pushkatuar në vitin ’75, si pjesë e “grupit të puçistëve”, zbulon të tjera detaje rrëqethëse nga kalvari pa fund, i vuajtjeve që kanë përjetuar familjarët e tij pas lajmit të kobshëm.
16 Korrik 2023, 18:39 -
Historia e tragjike e vajzës që studioi në ‘Robert College’/ Nuk mbante byzylykë as varëse floriri, vetëm dy vathë të vegjël me gurë rubini dhe ajo ishte shqiptarja....
16 Korrik 2023, 09:23Stamboll, Korrik 1891. Mëngjes me fllad të freskët që vinte nga Bosfori aty pranë. Një grup vajzash zbritën shkallëve të konviktit të “Robert College”, të veshura me përparëse të zeza e jaka të bardha, nëpër një rrugicë të ngushtë të shtruar me kalldrëm me gurë të zezë.
-
Relacioni i Drejtorit të Sigurimit për 50 punonjësit e RTSH-së: Robert Shvarc, me origjinë çifute, zhvillon aktivitet armiqësor dhe ndiqet nga ana jonë
16 Korrik 2023, 08:30Nga kjo dosje voluminoze me mijëra fletë, të cilat janë nxjerrë nga Arkivi i Ministrisë së Punëve të Brendshme (fondi i ish-Sigurimit të Shtetit), të cilat janë pjesë Autoritetit për Informimin e Dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit, kemi përzgjedhur tre dokumente që i përkasin viteve 1975, 1978 dhe 1982, ku drejtorët e Drejtorisë Punëve të Brendshme të Tiranës informojnë Komitetin Qendror të PPSH-së, mbi të gjithë problematikën e këtij institucioni.
-
Rrëfimi i ish-nënkryetares së Kuvendit: Pasi u largova nga Parlamenti në ’97-ën u ktheva në fakultet, por shumica e kolegëve më largoheshin
15 Korrik 2023, 09:53E lindur dhe e rritur në një familje me tradita intelektuale dhe aristokrate, si nga ana e babait (me origjinë nga Narta e Vlorës), ashtu dhe nga nëna e saj (nga qyteti i Durrësit), madje prej katër brezash të diplomuar në universitetet më të njohura të Evropës, në degë të ndryshme si; Drejtësi, Ekonomi dhe Mjekësi, edhe ajo bashkë më të vëllanë, (një nga ikonat e Mjekësisë shqiptare, prej gati gjysëm shekulli), nuk mund të “devijonin” nga geni familjar dhe rruga që kishin zgjedhur e përshkuar të parët e tyre, në rrjedhat e jetës.
-
‘Lura është shembulli unikal, ku dy besimet janë brenda një shtëpie; gruaja myslimane e burri katolik, njëri vëlla katolik e tjetri mysliman’! Refleksionet e studiuesit e publicistit të njohur
15 Korrik 2023, 08:16Lura ka patur fatin e lum si asnjë krahinë tjetër e Shqipërisë, të ngërthejë brenda saj dy vlera më të vërtetë fondamentale, njërën që ka të bëjë me mrekullinë e natyrës (vendi më i bukur jo vetëm shqiptar, por mbase dhe i gjithë rajonit ballkanik) dhe bashkëjetesën fetare brenda shtëpisë, si rrallëkund tjetër në botë.
-
Rrëfimi i ish-nënkryetares së Kuvendit: Pasi u largova nga Parlamenti në ’97-ën, u ktheva në fakultet, por shumica e kolegëve më largoheshin
14 Korrik 2023, 08:00Duke pasur parasysh, degën ku është diplomuar dhe profesionin e pedagoges së universitetit, që ka ushtruar deri sa doli në pension, e gjithashtu edhe të vëllait, i specializuar në një nga klinikat më të mira universitare të Parisit, në fillimin e viteve ’70-të, jeta, jo vetëm nuk e ka “përkëdhelur”, por i ka sjellë edhe mjaft peripeci, në rrugëtimin e saj dhe karrierës profesionale.
-
Dosja e Sigurimit/ ‘Kam firmosur në hetuesi, të gjitha ato që më ka kërkuar Koço Josifi, nën efektin e torturave që na ka bërë mua dhe gruas sime’
12 Korrik 2023, 07:54Grupi special me në krye Zylyftar Ramizin dhe dy ndihmësat e tij, Enver Zeneli dhe Hasan Ulqinaku, tërhoqi nga Kartoteka dhe Arkivi i Ministrisë së Brendshme edhe dosjen voluminoze të “agjenteve polake”, që ishin arrestuar dhe dënuar me burg në vitet 1960-1970-të, me në krye Barbara Orgocka, si dhe bashkë atdhetares së saj polake, Barbara Mullaj.
-
INTERVISTA e rrallë e Nexhmije Hoxhës për mediat greke: Nuk mund ta pranoj që burri im ishte kriminel
11 Korrik 2023, 11:05Në mes të zhvillimeve të krizës së emigracionit/ refugjatëve në Europë, vdekja në Tiranë e 99 vjeçares, Nexhmiije Hoxha, bashkëshortes së Enver Hoxhës, “Vejushës së Zezë” të Ballkanit, kaloi gati pa u vënë re në lajmet e përditshme.
-
'Gruas i ra të fikët sapo pa thikën, greku i rrëmbeu foshnjën nga duart dhe ia rrëzoi përdhe'/ Rrëfimi i priftit nga Përmeti në vitin 1917
11 Korrik 2023, 09:27Publikohet libri “Barbaritë greke në Shqipëri të Jugut” – në vitet 1913 – ’14, të shkruar Kosta Papa Tomorri, i cili ka qenë prift ortodoks shqiptar, me origjinë nga Leusa e Përmetit.
-
Riorganizimi i sistemit gjyqësor në vitin 1925
9 Korrik 2023, 13:27Ndryshimi i formës së regjimit dhe rrethanat e reja që u krijuan brenda vendit shtruan nevojën e rishikimit të legjislacionit mbi organizimin e gjykatave. Ligji për riorganizimin e gjykatave e të drejtësisë kaloi nëpërmjet një procesi të gjatë konsultimesh dhe diskutimesh nga specialistët më të mirë që kishte vendi, si dhe nëpër të gjitha hallkat e parashikuara në Kushtetutë
-
‘Kam punuar kaq vjet me shokun Enver dhe Nexhmijen, por edhe me gërshërë të ma presin mishin, s’ngre dorë kundër Partisë...’/ Letra e Liri Belishovës në ’82-in
9 Korrik 2023, 07:29Memorie.al / Në mesin e tetorit të vitit 1982, vetëm pak ditë pas arrestimit të ish-ministrit të Brendshëm Kadri Hazbiu dhe zëvendësit të tij, Feçor Shehu, ish-Drejtor i Sigurimit të Shtetit, (i cili nga viti 1980 deri në ’82-in, mbajti dhe funksionin e ministrit të Punëve të Brendshme), sipas porosive të Enver Hoxhës,
-
Autoriteti shqyrton dokumentacionin arkivor të Komisioneve ‘Mezini’ dhe ‘Bezhani’
7 Korrik 2023, 21:06Komisioni Mezini e ka filluar punën me kërkesat e para në 27 mars 1996 me rastin e zgjedhjeve parlamentare. Përgjatë kohës së funksionimit të tij, në fokus ka qenë verifikimi i figurave të organit ligjvënës, Kuvendit.
-
Dëshmia e rrallë e ish-të përndjekurit politik: Me urdhër të kryetarit të Degës në Elbasan, gjeneral Nevzat Haznedarit, më kërkuan të punoja për Sigurimin, duke më çuar jashtë…
7 Korrik 2023, 07:57Ndërkohë, familja do të vazhdonte persekutimin e rëndë. Në krye të kësaj përndjekjeje do të vihej vetë Nevzat Haznedari, i cili 23 vite pasi shërbeu si prokuror në gjyqin ku u dënua me pushkatim Ajdin Kulla, urdhëroi internimin e të birit dhe të shoqes në kampin e Dumresë
-
'Hua Kuo Feni, kryetar i Kinës ‘socialiste’, bisedonte shtruar në pallatin e Shahut, kurse SAVAK-u, vriste në masë popullin…'/ Ditari politik i Enverit në ’79-ën
6 Korrik 2023, 08:17Sipas një njoftimi të agjencisë ‘Rojter’ të datës 28 korrik, Hua Kuo Feni i kërkoi ndjesë Ajatollah Khomeinit për vizitën që i ka bërë Shahut vitin e kaluar. Dihet se para ardhjes së Hua Kuo Fenit në fuqi, në Kinën e Mao Ce Dunit e të Çu En Lait, venin e vinin princeshat e Iranit, motrat e Shahut, po kështu atyre u kthehej vizita nga Li Hsien Nieni e, udhëheqës të tjerë kryesorë kinezë që shkonin në Iran.
-
Ditari politik i Enverit më 1979: Në kryeqytetin e Iranit, ‘Rojat e Revolucionit’, sulmuan ambasadën amerikane dhe…
5 Korrik 2023, 07:17Revolucionin, pra, e bëri populli iranian, gra dhe burra, pleq e të rinj. Në radhët e para të këtij revolucioni kishte nga klasa punëtore iraniane, ishin punëtorët e naftës dhe të të gjitha degëve të tjera të ekonomisë.
-
Dëshmia e rrallë e Bedri Spahiut: Enver Hoxhën e kisha shok klase në Gjirokastër dhe doja ta aktivizoja në lëvizjen komuniste në Tiranë
4 Korrik 2023, 08:30Pas viteve ’90-të, nga ish-funksionarët e lartë të PPSh-së që kishin qenë për vite me radhë bashkëpunëtorët më ngushtë të Enver Hoxhës dhe që më pas ishin dënuar prej tij, me burg apo internim, vetëm dy prej tyre, patën kurajën e guximin, që të kërkonin ndjesë publike
-
'Noli dhe miku i tij Konica, nuk ishin kundër bashkimit, përkundrazi…'/ Historia e panjohur e konflikteve dhe intrigave të krerëve të 'Vatrës' në SHBA
3 Korrik 2023, 08:32Memorie.al / Avokat, gjykatës, ministër, botues dhe autor tragjedish e komedish, atdhetar i shquar…! Ky ishte Kristo Floqi, një ndër personalitetet më të rëndësishme të Shqipërisë së gjysmës së parë të shekullit të shkuar. Çfarë mund të bënte më shumë për vendin e tij, një njeri që kishte sakrifikuar shumë për t’u shkolluar e, më pas për t’i shërbyer vendit, në shumë fusha.
-
Ra ‘muri i Berlinit’ në Tiranë, 33 vite nga mësymja në ambasada
2 Korrik 2023, 15:24Më 2 korrik të vitit 1990, 33 vite më parë disa prej ambasadave të huaja të akredituara në Shqipëri, hapën dyert për shqiptarët që kishin afro gjysmë shekulli në diktaturën komuniste, në vendin më të izoluar në Europë.
-
Historiku i bashkësisë ortodokse të Tiranës
2 Korrik 2023, 10:18Në shekullin e XVIII-të në qytetin e Tiranës ekzistonte një bashkësi e vogël ortodokse, kryesisht me origjinë vllehe, e cila për nevojat e saj shpirtërore me lejen e Ibrahim Pashë Bargjinit kishte ndërtuar kishën e Shën Prokopit. Ajo ishte vendosur aty pas prishjes së Voskpojës nga bejlerët dhe popullsia myslimane në vitin 1769, për shkak të pjesëmarrjes së vllehëve në revoltën greke të mbështetur nga Rusia
-
Ditari sekret i Enver Hoxhës për ngjarjet në Iran: CIA rrëzoi kryeministrin Mosadek, por atë e mbështeti Moska
2 Korrik 2023, 07:55Qeveria e krijuar prej tij shtetëzoi naftën, kështu që Perandoria Angleze dhe perandoritë e tjera që merrnin naftë nga Persia, rrezikoheshin të mbeteshin me gisht në gojë, pse pjesa më e madhe dërrmuese e të ardhurave të naftës, do t’i shkonte popullit iranian, me fjalë të tjera, situata do të ndryshohej përsëri në disfavor të shahut Pahlevi