Dosje
-
Një dokument sekret arkivor (tashmë i deklasfikuar), të cilin e ka siguruar Memorie.al, rezulton se edhe “Blloku” i udhëheqjes së lartë komuniste të Tiranës, nuk ka qenë i “paprekshëm”, madje jo vetëm nga shqiptarët, por edhe nga të huajt, të cilët siç dihet, ishin në çdo moment të survejuar dhe ndiqeshin në çdo hap që ata bënin, nga ana e Sigurimit të Shtetit dhe efektivëve të tjerë ushtarakë dhe civilë të Ministrisë së Punëve të Brendshme.
18 Korrik 2025, 19:35 -
Bakteri që kontribuoi në krijimin e shtetit të Izraelit
17 Korrik 2025, 10:03Gjatë Luftës së Parë Botërore, Chaim Weizmann zbuloi një mënyrë për të prodhuar aceton për të bërë eksplozivë për britanikët. Në këmbim, ai kërkoi një shtet për hebrenjtë.
-
'Sipas porosisë së Enverit, kur lëshuam një katër-silurues në liqenin e Pogradecit, pushuesit, në Ohër, Strugë e deri te vila ‘Biljana’e Titos, u tmerruan', rrëfimi i ish-zv. ministrit të Mbrojtjes
17 Korrik 2025, 07:57Në vitin 1978, isha me detyrën e zëvendësministrit të Mbrojtjes Popullore dhe mbuloja Artilerinë, Flotën Luftarake-Detare dhe Aviacionin. Më thërret Mehmet Shehu në zyrë, ishte i shqetësuar, ecte më hap nëpër ambientet e zyrës së madhe. Më pas ulej dhe shkarraviste një letër me stilograf, duke vizatuar figura gjeometrike, më pas ngrihej përsëri. Kjo ishte një shenjë që ai ishte shumë i shqetësuar
-
DOSJA K/ Si u kthyen në burgje shtëpitë e pasanikëve të Shkodrës?
16 Korrik 2025, 09:29Si ishte së brendshmi kjo atmosferë terrori në qytetin e Shkodrës në fund të vitit 1944 dhe gjatë vitit 1945? Si vijoi ajo më tej? Si ishin përshtatur në burgje këto shtëpi, që dikur i përkisnin tregtarëve dhe aristokracisë së qytetit? Si përshkruhen këto burgje nga ish- të burgosurit e atyre viteve dhe si jetonin të burgosurit aty?
-
'Në shtëpinë e Mete Brahos u dogjën të gjallë 20 gra, fëmijë dhe burra, te Haxhi Latifi u çnderuan vajzat e Haxhi Culanit...'/ Memorandumi dërguar OKB-së në 1947
13 Korrik 2025, 08:35“N’emër të popullatës sonë ne protestojmë edhe një herë për të gjithë këto, ne i parashtrojmë Komisionit Hetimor të Këshillit të Sigurimit t’UNO-s tragjedin e luajtur në Çamëri dhe heqim vërejtjen për një akt barbar të kryer me qëllim shfarosje të popullatës sonë. Ne theksojmë nevojën e përfundimit të shpejt të problemit Çam dhe kemi bindje se do të gjejnë zgjidhje kërkesat tona që janë…”!
-
Filmat erotikë, Electric Blue dhe shqiptarët para viteve '90! Tregime për sistemin kundër seksit! Esencë
11 Korrik 2025, 22:51Si u krijua në Tiranë kinemaja e parë me filma erotikë dhe cili ishte roli i Electric Blue? Për këto dhe të tjera Adi Pojana ishte i ftuari i mbrëmjes në Esencë.
-
Dëshmia e ish-ministrit që u dënua nga Enver Hoxha: Marshalli Tito na priti me përzemërsi në Shtab dhe biseda u bë në frengjisht, ku na përkthente një bionde simpatike
10 Korrik 2025, 08:50Në shtëpinë e Zeqi Agollit, më priste prej ditësh Alqi Kondi. Ai ishte caktuar të vinte me mua, si anëtar i delegacionit për në Jugosllavi. Mësova se ato ditë Alqi, ishte caktuar me detyrën e përgjegjësit të rinisë në Brigadën e Dytë Sulmuese, e cila komandohej nga Beqir Balluku dhe komisari Vasil Konomi, dy shokë drejtues me shumë përvojë.
-
Masakra e Qafë Barit 1984, zbulohet dosja e Sigurimit të Shtetit: Donin të arratiseshin, ndaj i vramë! ‘DOSJA K’ sjell dëshmitë tronditëse të të burgosurve (VIDEO)
8 Korrik 2025, 20:14Një dosje sekrete e Sigurimit të Shtetit zbulon prapaskenat e masakrës me 3 të vrarë, në majin e 1983, në burgun e Qafë Barit. Dokumentet mbi këtë ngjarje dhe dëshmitë e 5 të burgosurve të këtij burgu, zbulojnë nga dy këndvështrime të ndryshme se si ishte atmosfera në atë burg dhe pse Sigurimi i Shtetit i përgjonte prej vitesh rreth 30 të burgosur dhe pas Revoltës, dy i pushkatoi dhe një e vrau me tortura.
-
Pse u goditën intelektualët nga Kosova të arratisur në Shqipëri?! Rrëfimi: Për t’i shpëtuar gjenocidit serb erdhën në atdheun amë, por përfunduan kampeve e burgjeve
7 Korrik 2025, 08:01Ndër të parët që ka kaluar kufirin për në Shqipëri, në tetor të vitit 1951, ka qenë “Mësuesi i Popullit” Gani Ratkoceri (Demiri), lindur në një fshat afër Prishtinës, dënuar për agjitacion e propagandë më 1978, me dhjetë vite burg, duke fituar pafajësinë pasi kishte vuajtur gjysmën e dënimit.
-
Mozaiku i fshehtë i qendrës së Tiranës! Shumë nga ne nuk e dinë këtë fakt! Copëza të reja në emisionin Amarcord
6 Korrik 2025, 22:55Udhëtim magjepsës në kujtesën historike, kulturore dhe ekonomike të Shqipërisë. Shikoni “Amarcord”, çdo të diel në ora 21:00 në Report TV. Sepse kujtesa është si një mozaik, nëse mungon edhe një gur, historia nis të bëhet e pasaktë. Dhe Tirana, ky kryeqytet që ecën gjithnjë më shpejt, ka nevojë të ndalë ndonjëherë dhe të kujtojë..
-
DOSJA K/ Nestor Topençarov: Hekuran Isai dhe plani i Sigurimit për të na zhdukur si familje
5 Korrik 2025, 09:36Nesori ishte dënuar me 7 vjet heqje lirie për agjitacion e propagandë dhe në vitin 1982 ai u lirua pas një amnistie që i fali tre muaj nga dënimi, pasi pjesën tjetër e kishte fituar me punë në minierën e Spaçit. Ai tregon shkurtimisht përjetime të tij nga jeta në burgun e Spaçit.
-
Nga zhdukja e Enver Hoxhës dhe Mehmet Shehut prej Koçi Xoxes deri te gënjeshtra e madhe komuniste shqiptare! Flet në Esencë Budjon Xhelo
4 Korrik 2025, 21:59"Im atë ishte i pashkollë, por i ndershëm dhe i përkushtuar për shtetin", kështu e kujton babain e tij Budjon Xhelo, ish drejtor i Pallatit të Kulturës "Lasgush Poradeci" në Pogradec. Ai është rritur mes rrëfimeve të një ish partizani që mori pjesë në Luftën Nacionalçlirimtare, por që më vonë jetoi me brerje ndërgjegjeje për gjithçka kishte parë e përjetuar.
-
Ura e Peratit në Leskovik dhe vizita e Truprojës së Hitlerit
3 Korrik 2025, 09:58Eshtë një vapë përvëluese në Postën e Kalimit të Tre Urave. Ata pak policë në shërbim janë ulur në një hije dhe bisedojnë me njëri tjetrin nën zhurmën shurthuese të gjinkallave. Rralle shume rralle kalon ndonje makine nga kjo poste e vogel mbi Lumin e Sarandaporit.
-
35 vite nga mësymja në ambasada, si refugjatët shqiptarë u ndoqën nga Sigurimi edhe në kampet jashtë vendit
2 Korrik 2025, 09:23Autoriteti i Dosjeve ka publikuar një shkrim, në të cilin tregohet se si regjimi komunist e konsideronte krizën e ambasadave si një kërcënim të madh dhe ndërmori masa për ndjekjen e qytetarëve të larguar, veçanërisht në Gjermaninë Perëndimore.
-
'Teksa kapter Rustemi hyri në qelinë time dhe më tha se më ishte falur jeta, dëgjoja trokitjet e Pjetër Arbnorit nga qelia ngjitur’, dëshmia e ish të dënuarit
2 Korrik 2025, 07:56Një nga pasojat e kësaj veçantie të stalinizmit, është ajo që mbarë populli sovjetik, përfaqësuesit e tij më të mirë, të aftë, puntorë e të ndershëm, pësuan goditjen më të tmerrshme.
-
Dokumentet sekrete të tre ngjarjeve që tronditën Shkodrën në ’79-ën dhe që u mbajtën sekret nga regjimi komunist
30 Qershor 2025, 19:15Madje edhe sot e kësaj dite, kur kanë kaluar plot 46 vite nga ajo ngjarje e rëndë që tronditë një qytet të tërë, askush nga banorët e Shkodrës dhe familjarët apo të afërmit e atyre që humbën jetën në atë anije, nuk di të thotë dhe nuk japin një shifër të saktë, se sa ka qenë numri i viktimave atë ditë?! Madje kjo gjë nuk u mësua kurrë para viteve ’90-të, pasi siç dihet, regjimi komunist i asaj kohe, nuk i bënte kurrë publike ngjarje të tilla, apo çdo lloj aksidenti që ndodhte asokohe në të gjitha rrethet e vendit, nga Jugu në Veri.
-
Parku i humbur i Ahmet Zogut dhe 80 vitet ku populli nuk hynte dot! Amarcord - Report Tv
29 Qershor 2025, 21:52Pas portës së hekurt të Pallatit të Brigadave, fshihet një park që pak sy e kanë parë, hapësirë e projektuar për mbretin, e ndërtuar nga arkitektët italianë, mbuluar sot mes pemëve të mbjella nga njeriu dhe natyra.
-
Dëshmia e specialistit të aerodromeve ushtarake: Na kërkuan të ndërtojmë një aerodrom më në Veri, për të goditur në thellësi të Jugosllavisë
29 Qershor 2025, 20:49Pas prishjes së marrëdhënieve me rusët, Shqipëria komuniste nisi zgjerimin e rrjetit të aerodromeve ushtarake, duke kërkuar mundësi të reja mbrojtjeje. Sipas dëshmive të dhëna nga gjenerali Rrahman Parllaku, ish-zëvendësministër i Mbrojtjes, në kohën kur nisi ideja e ri-dislokimit, aerodromet kryesore gjendeshin në afërsi të vijës bregdetare, çka do të thoshte se ato mund të goditeshin njëherësh me raketa nga Perëndimi.
-
35 vjet më parë, dritë - hijet e 2 korrikut ’90: Si u futën pesë mijë shqiptarë në Ambasadat e huaja në Tiranë
28 Qershor 2025, 18:21Ata kërkonin të largoheshin për në vendet e tjera për një jetë më të mirë, duke tronditur nga themelet shtetin e fundit komunist në Evropë. Brenda gjashtë ditëve ata u pajisën me pasaporta për jashtë dhe u nisën për në vendet ku dëshironin. Edhe sot, pas 35 vjetësh, ngjarja është e mbuluar nga shumë dritë- hije.
-
Udhëtimi në Çamëri dhe përballja me shtëpitë e shkatërruara, çfarë thoshte Ismail Kadare! Shumica e banorëve të shpërngulur mizorisht, janë ende gjallë
28 Qershor 2025, 16:17Sapo hyra në kuzhinë përqafova prindërit dhe para se të ulesha, nxora nga qesja gurin, degën e ullirit, gjethet e të cilit ruanin akoma freskinë. Pastaj gurin ia dhashë babait, ndërsa degën e ullirit nënës. Isha në Spatar, thashë. Edhe gurin, edhe degën e ullirit i mora atje për ju.
