Ekonomi
-
Viti 2024 ka nisur me performancë pozitive sa i takon të ardhurave të mbledhura. Ministria e Financave thotë se në janar janë arkëtuar 54.3 miliardë lekë, ose 4 miliardë lekë më shumë se në Janar 2023
23 Shkurt 2024, 15:08 -
Qeveria jep 385 mln euro për ndërtimin e Porto Romanos: Financimi domosdoshmëri, përshpejtohen procedurat
23 Shkurt 2024, 14:49Brenda 3 vitesh buxheti i shtetit do të japë afro 385 milionë euro për ndërtimin e portit të ri tregtar në Porto Romano. Në relacionin e rishikimit të buxhetit thuhet se fondet do të ndahen në 3 vite, dhe konsiderohet domosdoshmëri financimi i këtij projekti me rëndësi rajonale dhe impakt në ekonomi.
-
Shqipëria, pjesë e programit të tregut të përbashkët të BE-së, sipërmarrësit thirren të aplikojnë
22 Shkurt 2024, 22:43Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit njoftoi nënshkrimin e marrëveshjes ndërmjet Bashkimit Evropian, dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, për pjesëmarrjen e Shqipërisë në Programin “Programi i Tregut të Përbashkët për periudhën 2021-2027”
-
Eurostat: Shqipëria mes 10 shteteve me inflacionin më të lartë në BE
22 Shkurt 2024, 16:42Jetesa në Shqipëri po shtrenjtohet më shumë se në vendet e BE, raporton EUROSTAT. Sipas zyrës statistikore të Bashkimit Evropian, në janar 2024 inflacioni në Shqipëri ishte 3.8% ndërkohë që mesatarja e BE ishte 3.1%. Referuar raportit me përjashtim të transportit gjithçka është shtrenjtuar.
-
Fasonët humbje 110 mln euro, Prençe: Garancia sovrane do na ndihmojë! Kërkojmë që interesi i kredisë të jetë 0% deri 1.5%
22 Shkurt 2024, 15:35Pasi qeveria miratoi fondin prej 4 miliardë lekësh si garanci sovrane për bizneset fason për të dalë nga kriza, ky sektor ka kërkuar që norma e interesit të jetë nga 0 deri në 1.5%, shteti të garantojë 80% të kredisë si dhe bankat të mos kenë kërkesa mbi situatën e tyre financiare. Edvin Prençe tha për Report TV se sektori aktualisht është në vështirësi dhe se ka hequr 4500 punonjës nga puna
-
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës tejkalon në shifra Aeroportin e Beogradit
22 Shkurt 2024, 13:29Rritja e vazhdueshme e fluksit në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës thyen në mënyrë të vazhdueshme rekorde dhe këtë herë duke tejkaluar edhe aeroportin e Beogradit që për vite me radhë ka mbajtur vendin e parë në Ballkan.
-
Fasoneritë humbje 110 mln € prej rënies së euros, qeveria ju jep garancinë sovrane! Pro-eksport: Norma e interesit jo mbi 1.5%, shteti të garantojë 80% të kredisë
21 Shkurt 2024, 16:31Kriza që përfshiu sektorin e tekstileve dhe këpucëve, i ka vënë kompanitë në kushte të vështira, disa kanë mbyllur aktivitetin e të tjerat kanë ulur numrin e punonjësve.
-
Arsyet pse fermerët janë në krizë, Rrapaj: Paketa fiskale ka probleme! Pilku: Rënie drastike e fondeve! Në Greqi protestë me traktorë para Parlamentit
21 Shkurt 2024, 16:16Fermerët po përballen me vështirësi ndërsa shumë produkte të tyre bujqësore dhe blegtorale mbeten pa shitur. Ndonëse janë ngritur në protestë kërkesat e tyre kanë ndeshur me heshtjen e institucioneve.
-
Në 4 vite, 10 mijë të huaj morën leje pune në Shqipëri! Eksperti: Nuk përmbushin nevojat e tregut tonë, duhet të frenohet emigrimi
21 Shkurt 2024, 15:44Në 4 vitet e fundit në Shqipëri mbi 10 mijë të huaj morën leje qëndrimi për punë, kryesisht në industrinë ushqimore dhe fasoneri. Megjithatë, ekspertët thonë se as kjo nuk e plotëson nevojën për punonjës, ndaj kërkojnë reforma për të frenuar emigrimin.
-
Merret vendimi/ Porti i ri tregtar i ‘Porto Romanos’ me kosto 422 mln euro do ndërtohet me fonde të buxhetit të shtetit
21 Shkurt 2024, 15:04Ndërtimi i portit të ri tregtar në Porto Romano do të bëhet me fonde të buxhetit të shtetit. Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme të qeverisë ku nëpërmjet rishikimit të buxhetit është klasifikuar edhe burimi i financimit të këtij projekti. Në buxhetin fillestar burimi i financimit ishte i paspecifikuar.
-
Qeveria miraton garancinë sovrane 4 mld lekë për fasonët! Ndryshon buxheti 2024, rriten pritshmëritë për të ardhurat
21 Shkurt 2024, 13:304 miliardë lekë do të vendosen në dispozicion të sektorit të fasonerisë në formën e garancisë sovrane. Këshilli i Ministrave ka rishikuar këtë të mërkurë buxhetin e shtetit duke rritur pritshmëritë për të ardhurat me 11 miliardë lekë, si dhe është caktuar buxheti i ministrisë së Ekonomisë, burimi i financimit të portit tregtar në Porto Romano dhe financimi për strukturat për mbrojtjen e mjedisit e turizmit
-
Pas tatimit te profesionet e lira, pritet shtrenjtim i tarifave të shërbimeve mjekësore dhe psikologëve! Do ketë rritje edhe nga avokatët dhe kontabilistët
21 Shkurt 2024, 07:48Pas ndryshimit të taksimit për profesionet e lira rriten tarifat për marrjen e shërbimit nga psikologët pranë gjykatave dhe për kontrollet mjekësore në klinikat private.
-
Analiza/ Ra në 59.2% të PBB-së, pse zbriti borxhi ynë publik?
20 Shkurt 2024, 15:16Borxhi që si shtet u kemi qytetarëve tanë dhe kompanive të huaja zbriti në 59.2% të prodhimit tonë kombëtar. Kaq ulët nuk ka qenë që nga viti i largët 2008. Borxhi na u ul, dhe pse shpenzuam më shumë në 2019-2022. Imagjinoni sa do ulej, po të mos kishte qenë tërmeti i 26 nëntorit 2019 dhe sulmi i Putin mbi Ukrainën!
-
Drafti/ Ligji i investimeve strategjike, afat deri në vitin 2027! Tabaku: Shkel konkurrencën! Braçe: Mos të lejohen investime me para ruse e kriminale
20 Shkurt 2024, 14:52Komisioni i Ekonomisë diskutoi sot projektligjin për shtyrjen e afatit për investimet strategjike deri në vitin 2027, i cili ndryshon edhe vlerën minimale të investimit që duhet të jetë mbi 50 milionë euro. Kundër u shpreh deputetja e PD Tabaku me argumentin se cenohet konkurrenca. Socialisti Braçe kërkoi kushte strikte për të frenuar futjen e parave kriminale, në veçanti ruse e kineze
-
Zaloshnja: Produktiviteti dhe inflacioni, ndërthurja e tyre aktuale në Shqipëri
20 Shkurt 2024, 09:06Produktiviteti është një tregues ekonomik që mat sasinë e Produktit të Brendëshëm Bruto të prodhuar mesatarisht nga çdo punonjës i një vendi. Ndërsa inflacioni është treguesi ekonomik që mat rritjen e çmimit mesatar të shportës së mallrave dhe shërbimeve të konsumuara nga familjet e një vendi.
-
Eksportet e mallrave në pikiatë, në janar u tkurrën me 29%! Forcohet importi, INSTAT: U blenë jashtë 60 mld lekë mallra
19 Shkurt 2024, 19:01Viti 2024 ka nisur me rënie të fortë të eksporteve dhe me fuqizim të importeve në vendin tonë. Sipas të dhënave të INSTAT eksportet në muajin janar u ulën me 29%, me shkak kryesor zhvlerësimin e valutës, ndërsa importet shënuan rritje me 3.4%.
-
Bilanci i vitit 2023/ Buxheti mblodhi një rekord prej 6 miliardë euro, borxhi publik në vlerat më të ulta prej 2008
19 Shkurt 2024, 11:02Afro 6 miliardë euro është vlera e të ardhurave të mbledhura nga buxheti i shtetit në vitin e kaluar, ku ndikim kryesor ka dhënë ecuria ekonomike, ecuria e pozitive e sektorëve të ekonomisë kryesisht turizmit, por edhe rritja e pagave dhe e punësimit. Ministria e Financave raporton se vjet borxhi publik zbriti në nivelin më të ulët që prej 2008-ës, ndërsa deficiti regjistroi vlerën më të ulët historike.
-
Forcimi i lekut 'faktor kyç' në uljen e inflacionit edhe për këtë vit! BSH: Rënia e valutave shkaku i tretë për uljen e eksporteve
18 Shkurt 2024, 20:58Banka e Shqipërisë vlerëson se forcimi i lekut kundrejt valutave ka pasur kontribut të rëndësishëm në rënien e çmimeve në vend, por nga ana tjetër i konsideron si shkak kryesor për rënien e tregtisë së mallrave. Përpos pritshmërive në raport theksohet se kursi aktual i këmbimit do të vazhdojë i tillë përgjatë gjithë vitit 2024
-
Hapet thirrja për start up-et, Ibrahimaj: Financim deri në 9 mln lekë për idetë më të mira! Ja hapat që duhet të ndiqni
17 Shkurt 2024, 12:39Për të ndihmuar sipërmarrjet e reja inovatore në Shqipëri, por edhe zhvillimin apo rritjen e mëtejshme të atyre ekzistuese, Ministria e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit dhe Agjencia e Startup Albania, hapën thirrjen për bizneset që duan të përfitojnë nga grantet prej 300 milionë lekësh të vëna në dispozicion për vitin 2024.
-
Fatos Çoçoli: Investimet amerikane në Shqipëri- Sipas Dhomës Shqiptaro-Amerikane të Tregtisë, ato janë trefishuar në tre vitet e fundit
15 Shkurt 2024, 08:24Sot që Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken viziton vendin tonë, Shqipëria dhe SHBA-të kanë forcuar ndjeshëm marrëdhëniet e tyre ekonomike dhe tregtare