Ekonomi
-
Lufta në Lindjen e Mesme mund të shkaktojë shpejtë një krizë çmimesh të larta si dhe të dëmtojë tregtinë globale. Nga përshkallëzimi i konfliktit mund të dëmtohet edhe Shqipëria, e cila është importuese e naftës, energjisë por edhe produkteve ushqimore. Ndërkohë brenda 3 ditësh luftë, çmimi i naftës bruto është rritur nga 8 deri 10 dollarë fuçia.
2 Mars, 16:35 -
62% e emigrantëve të Shqipërisë janë nën 35 vjeç
2 Mars, 10:40Vetëm pas pandemisë, në 4 vjet, për periudhën 2021-2024, nga vendi kanë ikur të paktën 180 mijë persona dhe këtu nuk përfshihen të dhënat e Greqisë dhe as Mbretërisë së Bashkuar, me këtë të fundit që pa një valë ikjesh që kulmoi në 2022-n. ritmet e emigracioni u përshpejtuan pas pandemisë.
-
Euro e dollari e mbyllin shkurtin më të dobëta se kurrë! Rezerva valutore arrin rekordin 7.3 mld €, rritje me 1 mld €
28 Shkurt, 14:58Euro dhe dollari kanë shënuar rekordin më të ulët historik në muajin shkurt duke e zhvlerësuar edhe më tej në raport me lekun. Raporti i Bankës së Shqipërisë tregon se krahasuar me vjet euro është zhvlerësuar me 2.6%, dhe dollari ka rënë me 14%.
-
Zarzavatet kthehen në mall luksi, pse po na kushtojnë kaq shtrenjtë
28 Shkurt, 07:12Mungesa e prodhimit vendas dhe dëmet nga moti kanë reduktuar ndjeshëm ofertën e produkteve vendase në treg, duke bërë që çmimet të fluturojnë mbi 300-400 lekë për kilogram për prodhimet e stinës si brokoli dhe spinaqi, gati 30% më shumë se vjet në këtë periudhë, sipas të dhënave nga tregu
-
Më pak leje ndërtimi në ‘letra’, por nuk tregojnë realitetin! Bashkitë miratuan 1,158 leje, institucionet qendrore nuk raportojnë shifrat
27 Shkurt, 18:59INSTAT raporton rënie të lejeve të ndërtimit gjatë vitit 2025, por ngre me shqetësim se shifrat nuk tregojnë realitetin sepse përveç bashkive, institucionet qendrore, të cilat kanë të drejtë të japin leje ndërtimi, nuk i raportojnë shifrat.
-
-
-
Depozitat e biznesit e nisën me rritje vitin 2026
27 Shkurt, 17:36Rritja e depozitave të biznesit gjatë janarit është një zhvillim pjesërisht edhe me natyrë sezonale, i lidhur me grumbullimin e të ardhurave nga shitjet të realizuara gjatë muajit dhjetor, por edhe rritjen e fluksit të pagesave buxhetore në këtë periudhë.
-
Sistem i ri prokurimesh në bashkëpunim me Bankën Botërore, Ibrahimaj: Shqipëria vendi i parë që do të përdorë inteligjencën artificiale në të gjitha proceset!
27 Shkurt, 17:27Sipas saj, vendi ynë mund të jetë i pari që aplikon inteligjencën artificiale në të gjithë ciklin e tenderëve, nga shpallja deri te përzgjedhja.
-
Nis rivlerësimi i pronave por me çmimet e vjetra! Në 60 bashki referencat janë të 2016-ës, Shoqata e Pasurive të Paluajtshme: Afati të zgjatet deri në fund të 2027-ës
27 Shkurt, 16:41I gjithë aplikimi do të kryhet online në e-Albania, dhe pasi të keni hyrë në protal do të zgjidhni shërbimin “Rivlerësimi i Pasurisë”, më pas zgjidhni pasurinë që doni të rivlerësoni, automatikisht shtohet edhe shërbimi “Lëshim kopje kartele të pasurisë së paluajtshme”. Hapi tjetër është të ngarkoni një dokument pronësie ose aktin e ekspertimit dhe licencën e ekspertit në PDF, nëse rivlerësimin e keni kryer me ekspert të licencuar dhe e dërgoni aplikimin.
-
VKM/ Qeveria merr vendimin, pagat e policëve, ushtrisë dhe mësuesve indeksohen me 2.5%
27 Shkurt, 14:50Nga indeksimi i pagave do të përfitojnë edhe mësuesit, policët dhe ushtarakët. Vendimi është marrë sot në mbledhjen e qeverisë, ku përcaktohen se pagat do të indeksohen me 2.5%.
-
Lufta kundër informalitetit/ Inspektorati i Punës gjobit 268 biznese në vitin 2025, nuk deklaruan punonjësit! 98% e atyre që u gjetën duke punuar në të zezë u formalizuan
27 Shkurt, 11:55Në vitin 2025, 98% e punonjësve që punonin në të zezë u formalizuan ndërkohë që të ardhurat nga kontributet kanë pësuar rritje të ndjeshme
-
Sfida klimatike, duhen 2.3 miliardë USD për mbrojtjen e infrastrukturës
27 Shkurt, 07:17Përmbytjet, rrëshqitjet e tokës dhe erozioni kërcënojnë rrugët dhe hekurudhat, ndërsa rritja e nivelit të detit paraqet rrezik për portet dhe objektet bregdetare. Valët e të nxehtit po shtojnë gjithashtu presionin mbi infrastrukturën e vjetruar.
-
Reportazh/ Bllokimi i rrugës në Librazhd zbraz Voskopojën, anulohen 80% e rezervimeve! Operatorët turistikë: Vizitorët shkojnë në Greqi e Maqedoni
26 Shkurt, 19:46Prej një jave është paralizuar plotësisht turizmi në Korçë, ku më i prekur është fshati turistik i Voskopojës. 80 për qind e rezervimeve janë anuluar, ndërsa operatorët turistikë i bëjnë thirrje autoriteteve të bëjnë të ditur afatin e hapjes së rrugës në Librazhd pasi po falimentojnë. Sakaq theksojnë se vizitorët po shkojnë në Greqi e Maqedoninë e Veriut.
-
Nancy VanHorn i bashkohet Dhomës Amerikane të Tregtisë, në fokus diskutimet për rritjen e investimeve amerikane në Shqipëri
26 Shkurt, 16:41Dhoma Amerikane përfaqëson 270 kompani që gjenerojnë thuajse 25% të PBB-së në vend duke shërbyer si urë mes investitorëve amerikanë dhe Shqipërisë.
-
Ulet kërkesa në ankandet e bonove, por yield-et ngelen sërish të ulëta
26 Shkurt, 16:30Bonot 12-mujore janë edhe instrumenti kryesor referues për përcaktimin e interesave të kredisë afatgjatë për sektorin privat. Yield-et e ulëta të bonove 12-mujore reflektohen në norma më të ulëta për kreditë interesa të ndryshueshme në Lekë.
-
Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit 2,3% në janar 2026, rritje e çmimeve për argëtimin dhe ushqimet
25 Shkurt, 19:03INSTAT bën me dije se duke filluar nga shkurti 2026, indeksi do të përllogaritet sipas klasifikimit të ri ECOICOP 2018, në përputhje me rregulloren e Bashkimit Europian, çka përfshin përditësimin e peshave, rishikimin e shportës së konsumit me 410 produkte dhe ndryshimin e vitit bazë në 2025=100.
-
Rënia e parë pas pandemisë, në janar erdhën më pak turistë! INSTAT: 1 në 2 të huaj që erdhën në Shqipëri ishin nga Kosova
25 Shkurt, 18:11Për herë të parë që pas pandemisë është regjistruar rënie e numrit të vizitorëve që vijnë në Shqipëri. Në janar, thotë INSTAT erdhën 552 mijë të huaj, kryesisht nga vendet e rajonit, ku dominon Kosova. Hapen aplikimet për stacionet e plazhit.
-
Bllokimi i rrugës Librazhd-Pogradec rrit kostot për eksportuesit e perimeve në Lushnjë! Trajlerat përmes Kosovës për të shkuar në Maqedoninë e Veriut
25 Shkurt, 17:34Pikat e grumbullimit të prodhimeve bujqësore, që më parë dërgonin prodhimet drejt Qafë Thanës po përballen me rritje të ndjeshme të kostove për shkak të bllokimit të rrugës. Tani, ata janë të detyruar të përdorin doganën e Kosovës dhe më pas mbërrijnë në Maqedoninë e Veriut. Kjo rrugë ka rritur shpenzimet dhe kohën e transportit.
-
Bllokimi i aksit Librazhd-Prrenjas, Konfindustria: Goditja më e rëndë për ekonominë
25 Shkurt, 09:17"Ekonomia kombëtare, bizneset, industritë dhe prodhimi vendor, në rast të moszgjidhjes së shpejtë të gjendjes, rrezikojnë humbje të mëdha financiare, rritje kostosh me pasoja të rënda deri në falimentim."