Ekonomi
-
Çmimi i naftës ka arritur 217 lekë/litër. Shifra tingëlloi surprizë edhe për zv.ministrin e Ekonomisë që s’e fshehu habinë në studion e Report Tv. Arben Malaj thotë se Shqipëria s’ka paketë sociale dhe nevojiten ndihma financiare për të prekurit.
19 Mars, 12:55 -
Pse po rritet nafta në Shqipëri? Eksperti për Report TV: Qeveria të heqë akcizën dhe TVSH-në! Shteti merr 20 milionë euro në muaj nga taksat mbi karburantin
18 Mars, 18:58Sipas Enriko Cekos rritja ka ardhur fillimisht nga reagimi i menjëhershëm i tregut, ku radhët në pikat e karburantit shtynë tregtarët të rrisnin çmimet sipas kërkesës. Më pas, në pah ka dalë problemi i brendshëm i sektorit, që sipas Cekos është i dobët dhe i varur nga importi.
-
Guvernatori i BSH-së takon drejtuesit e Bankës Botërore për stabilitetin financiar dhe reformat, Sejko: Ekonomia shqiptare në trajektore pozitive zhvillimi!
18 Mars, 16:00Sejko vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të Bankës Botërore për Shqipërinë, sidomos nëpërmjet asistencës teknike dhe projekteve që lidhen me përmirësimin e rregullave në tregun financiar dhe forcimin e stabilitetit.
-
Rritja e çmimit të plehrave kimikë godet fermerët në Lushnje, kërkojnë nga shteti kompensim për TVSH-në
18 Mars, 12:16Plehrat kimike dhe imputet bujqësore janë rritur me 23 për qind, duke shtuar koston e prodhimit për fermerët. Ata kërkojnë nga shteti që minimalisht t’i kompensojë për TVSH-në, e cila aktualisht është 10 për qind e vleres së produktit.
-
Nafta deri në 202 lekë/litri, Konfindustria thirrje qeverisë: Hartoni paketë fiskale lehtësuese, caktoni çmim tavan për shitjen e naftës
18 Mars, 11:14Që prej nisjes së luftës në Lindjen e Mesme, çmimi i naftës në Shqipëri ka pësuar një rritje gati me 29 lekë për litër. Në pikat e karburantit në Tiranë, nafta po tregtohet deri në 202 lekë, nga 173-175 lekë para luftës.
-
-
Energjia, nga Moglica tek linja me Kosovën, tre projektet që Shqipëria çon tek BE-ja për financim
17 Mars, 19:15Procesi i konsultimeve mbi projektet do të jetë i hapur nga 16 marsi deri më 17 prill, dhe është pjesë e kuadrit të rregullores së rishikuar TEN-E të Bashkimit Evropian dhe paraprin miratimin përfundimtar të listës në dhjetor 2026.
-
Lufta/ Nafta arrin ‘majat’, në Tiranë me 202 lekë/litri! Ekspertët: Treg monopol, të aktivizohet rezerva e sigurisë
17 Mars, 16:59Çmimi i naftës në Shqipëri është rritur përsëri duke arritur një maksimum prej deri 202 lekë litri në disa pika karburanti. Krahasuar me një ditë më parë nafta është shtrenjtuar deri me 6 lekë për litër. Ekspertët thonë se është koha për masa dhe jo monitorime
-
Të ardhurat buxhetore rriten me 11.5%, shteti mbledh mbi 130 miliardë lekë në dy muajt e parë të vitit
17 Mars, 16:52Në krahasim me janar-shkurtin e 2025, në buxhet kanë hyrë 13.4 miliardë lekë më shumë, ose 11.5% rritje. Të ardhurat, sipas Ministrisë së Financave, janë mbi planin për këtë periudhë, me realizim 104.4%, dhe përbëjnë 15.8% të planit vjetor.
-
Bastet sportive online, 2 vite të ligjshme vetëm në letër! VKM e fundit: Lojë vetëm me ID (por ende vijojnë në paligjshmëri)
17 Mars, 15:34Dy vite nga miratimi në Parlament, bastet sportive online janë të ligjshme, por ende në letër. Aktet nënligjore nuk janë bërë gati, për shkak të kompleksitetit shumë të lartë që kanë, tha Ministri i Financave Petrit Malaj pak ditë më parë.
-
BSH çel javën e parasë me slogan 'flasim zgjuar për paranë', Sejko: Teknologjia po na transformon! Bankat: Kujdes mashtruesit janë ‘1 klik larg’
17 Mars, 14:58Bashkë me zhvillimet teknologjike janë shtuar edhe mashtrimet financiare. Për këtë arsye, guvernatori Gent Sejko në hapjen e Javës Globale të Parasë tha se sfida e digjitalizimit kërkon edhe edukim më të fortë financiar. Ndërsa bankat bëjnë apel për të treguar kujdes me veprimet online, dhe të mos shpërndajnë të dhëna mbi llogaritë e tyre bankare.
-
-
-
-
Task-Forca për shtrenjtimin e naftës, Braçe për Report Tv: Nuk mjafton! Modeli i tregut pa transparencë, kartel që vendos çmimet njësoj
16 Mars, 18:17Për deputetin e PS, Erion Braçe shtrenjtimi i naftës nuk tregon ndikimin real të konfliktit në Lindjen e Mesme, por sipas tij është abuzim nga ana e sektorit të hidrokarbureve. Për Report Tv, Braçe thotë se ky sektor vepron si kartel dhe vendosin të njëjtat çmime brenda së njëjtës ditë dhe në të njëjtën orë.
-
AMF e Konkurrenca pa rezoluta, Kuvendi anashkaloi votimin: Mungonin titullarët! Braçe për Report Tv: E papranueshme, sigurimet monopol
16 Mars, 17:04Kuvendi anashkaloi miratimin e rezolutave e rekomandimeve për AMF-në dhe Autoritetin e Konkurrencës, që lidheshin direkt me kontrollet që duhet të bëhen në tregje me rëndësi të veçantë, që nga ai i sigurimeve te produktet ushqimore apo shërbimet shëndetësore private. Sipas, Erion Braçes ajo që ka ndodhur është e papranueshme.
-
Çmimi i plehrave kimikë rritet me 1400 lekë/ kuintal brenda muajit, fermerët në krizë: Nuk e përballojmë! Tregtarët: ‘Faji’ i luftës
16 Mars, 16:39Bujqësia po përballet me një goditje të fortë për shkak të rritjes së çmimit të plehrave kimike. Report TV konstaton se brenda një muaji, kostoja e bazës prodhuese u shtrenjtua me 25–30%, duke vënë në pikëpyetje sezonin e ri bujqësor. Sipas tregtarëve shkak është lufta në Lindjen e Mesme, që ka sjellë dhe rritjen e naftës. Ndërsa fermerët ankohen se nuk e përballojnë dot koston e lartë.
-
Ia vlen të bëhesh ushtarak! Profesionet që iu rritën më shumë pagat në 2025-ën
16 Mars, 08:20Në Shqipëri, paga mesatare mujore bruto arriti në 84 mijë lekë në vitin 2025, duke u rritur me 8.6% në krahasim me një vit më parë. Aktivitetet financiare dhe të sigurimit vijojnë të mbeten sektori më i paguar në vend. Pagat janë më të ulëta për punëtorët e profesioneve elementare, me rreth 54 mijë lekë në muaj.
-
Bashkitë e ministritë 5.8 mld lekë detyrime në total! Institucionet s’paguajnë për investimet e bëra nga privati! Problem edhe largimet e padrejta nga puna
15 Mars, 18:56Detyrimet e prapambetura u ulën në rreth 5.8 miliardë lekë në fund të vitit 2025. Raporti i Ministrisë së Financave tregon se borxhet e bashkive dhe të ministrive po ulen, por përsëri vijon problemi i investimeve të papaguara dhe i largimeve të padrejta nga puna.
-
Nafta në bursë kalon 100 $ fuçia, në Shqipëri mesatarisht 193 lekë/litri
14 Mars, 15:56Shtrenjtimi i karburantit nëse lufta përshkallëzohet mund të pasohet nga një efekt zinxhir, duke rritur çmimet edhe për energjinë elektrike apo edhe të produkteve të shportës.