Ekonomi
-
Sipas deputetit socialist, Erion Braçe, një ditë më parë çmimi është caktuar me një mesazh në vlerën 198 lekë. si shqetësim ai ka ngritur edhe faktin që shoqata sipas tyre funksionon si kartel.
11 Mars, 15:50 -
-
-
Çmimi i naftës deri në 201 lekë/litri, Task-Forca kontrolle deri në qershor! Ibrahimaj: Nëse vijon shtrenjtimi, rikthejmë Bordin e Transparencës
11 Mars, 13:31Ministrja Delinda Ibrahimaj tha se Task-Forca do të monitorojë çdo ditë kompanitë e karburanteve për të mos lejuar abuzime me çmimet. Në pikat e shitjes me pakicë, nafta tregtohet deri në 201 lekë për litër.
-
Rriten aplikimet në Qendrën Kombëtare të Biznesit, 2 mijë biznese të reja vetëm gjatë shkurtit
11 Mars, 11:46Aktiviteti ekonomik vazhdon të përqendrohet në sektorët tradicionalë të shërbimeve dhe tregtisë. Numrin më të madh të bizneseve të reja e përbën tregtia me shumicë dhe pakicë dhe riparimi i automjeteve me 536 subjekte, e ndjekur nga akomodimi dhe shërbimi ushqimor me 257 biznese
-
Lufta në Lindjen e Mesme rrit çmimin e naftës, ngrihet Task-Forca për ndaljen e abuzimit me çmimet! Kontroll tregut çdo ditë deri më 30 qershor
11 Mars, 10:04Nafta në treg po shitet me çmimin 197-198 lekë për litër. Task-Forca do të kontrollojë kompanitë e karburanteve për të shmangur abuzimet me çmimin e naftës. Përmes Task-Forcës do të monitorohen edhe fitimet e kompanive.
-
-
Paga mesatare në 2025-n u rrit me 35 euro; bujqësia, industria, ndërtimi e tregtia me rroga më të ulëta! Papunësia rënie të lehtë
10 Mars, 17:06Paga mesatare në Shqipëri është rritur në rreth 870 euro në fund të vitit 2025. INSTAT thotë se rritja më e madhe e pagave u regjistrua tek forcat e armatosura, ndërkohë që më shumë se 46% e të punësuarve nuk e arrijnë pagën mesatare të vendit. Nga ana tjetër papunësia zbriti në nivelin 8.3% në dhjetor të 2025-ës.
-
Kreditë me probleme rritje e lehtë në janar! Bie ‘fuqia’ për të shlyer këstet, por merret më shumë hua
10 Mars, 16:58Banka e Shqipërisë thotë se kredia e keqe në janar ishte 3.85%, ndërkohë që në vlerë në bilancet e bankave aktualisht janë 36.1 miliardë lekë kredi me probleme.
-
Prej 3 vitesh të bllokuara, dritë jeshile për fondet e IPARD III nga Brukseli? Ministria e Bujqësisë: Presim përmbyllje të marrëveshjes së financimit
10 Mars, 16:37Një ditë pas takimit të ministrit të Bujqësisë Andis Salla me përfaqësues të komisionit Evropian në Bruksel, Report TV mëson se ka pasur dakordësi për të hapur fondet e programit IPARD III prej 112 milionë euro. IPARD III do të mbështese me fonde, fushat si infrastrukturë rurale, ndërtim tregjesh, për Agro-përpunim apo Agro-turizëm, pylltari, asistencë teknike e këshillim.
-
Lufta çon në 198 lekë/litër naftën në Shqipëri! Task-Forcë për ndalimin e abuzimit me çmimet dhe për marzhet e fitimit të kompanive
10 Mars, 16:01Qeveria do të ngre një Task-Forcë për të kontrolluar kompanitë e karburanteve për të shmangur abuzimet me çmimin e naftës. Përmes task-forcës do të monitorohen edhe fitimet e kompanive. Ndërsa Ministria e Ekonomisë do të krijojë një mekanizëm për kontroll të përditshëm të çmimeve të karburantit në treg.
-
‘Luleshtrydhet i mori lumi!’ Rënia e prodhimit me 300 ton reflektohet në treg! Çmimi rritet 100 lekë për kilogram
10 Mars, 15:42Përmbytjet nga Vjosa në janar kanë dëmtuar serat me luleshtrydhe të 60 kultivuesve në Kafaraj të Fierit. Rreth 300 ton përllogaritet dëmi por ende ata nuk kanë marrë dëmshpërblimet. Sakaq, rënia e prodhimit u reflektua direkt në treg me rritjen e çmimit. Nga 300 lek, sot luleshtrydhet shiten me 400 lek për kg
-
Lufta në Lindjen e Mesme, çmimi i naftës arrin 198 lekë/litër! Ministrja e Ekonomisë takon kompanitë, sekuestro e gjoba kush abuzon
10 Mars, 14:20Në pikat kryesore, nafta po tregtohet me 198 lekë litri, duke u shtrenjtuar me 25 lekë që prej 4 marsit kur u bë rritja e parë e çmimit. Ministria e Financave ka përgatitur plan masash për të mbajtur në kontroll situatën, por që nuk pritet as ngritje e bordi të transparencës dhe as rishikim taksash. Çdo ditë kontrolle subjekteve.
-
Çmimet e qirave dhe ushqimeve rritën inflacionin me 2.5% në shkurt nga 1.9% që ishte vjet
9 Mars, 18:37Marrja e një prone me qira po kushton shumë këtë vit. Shifrat e INSTAT tregon se inflacioni në shkurt u rrit më shumë se vjet dhe ndikimi kryesor ishte nga shtrenjtimi i qirave dhe ushqimeve.
-
Gratë në 6 vendet e Ballkanit Perëndimor punësohen më pak se burrat, Këshilli për Bashkëpunim Rajonal: Vetëm 51% e grave punojnë në rajon
8 Mars, 17:05Të dhënat tregojnë se mesatarisht vetëm 51% e grave në WB6 janë të punësuara, krahasuar me 70% të burrave, duke përfaqësuar një hendek prej gati 20 pikë përqindjeje, pothuajse dy herë më i madh se mesatarja në Bashkimin Evropian
-
INVESTIGIMI/ Një email i Dhomës amerikane të Tregtisë hap debatin mbi Portin e ri në Porto Romano, ja e vërteta e shifrave
7 Mars, 21:12Në mesazhin dërguar kryeministrit Edi Rama pretendohet se struktura në Porto Romano ofron kapacitete më të ulëta se ajo aktuale në Durrës, por të dhënat e Masterplanit dëshmojnë të kundërtën.
-
Fatos Çoçoli: Ndal abuzimit me naftën!
7 Mars, 20:10Në shumë raste, reagimi i çmimeve në tregun vendas duket më i shpejtë se vetë zhvillimet reale në tregjet ndërkombëtare, duke krijuar dyshime për abuzim dhe mungesë transparence.
-
Lufta në Lindjen e Mesme shtrenjton naftën në Shqipëri! Në Elbasan shkon deri 195 lekë/litër, në Tiranë 185 lekë/ litër
7 Mars, 19:34Nga një vëzhgim i kryer në disa pika të shitjes me pakicë në Elbasan mesditën e së shtunës një litër naftë ka arritur çmimin deri në 195 lekë.
-
Ndërtimi i rrugëve të reja gërryen lumenjtë, 9 leje aktive për inerte, 6 prej tyre për Korridorin VIII! Nga Shkumbini do merren 1.3 mln m/kub zhavorr
7 Mars, 18:33Me zhavorrin e lumenjve të Shqipërisë po ndërtohen rrugët e reja. Report TV mëson se janë 9 leje aktive për gërryerjen e 3 baseneve ujore, e sidomos të Shkumbinit. Vetëm për të ndërtuar segmentet e Korridorit 8, janë dhënë 6 leje për marrje inertesh në Shkumbin, pjesa më e madhe e tyre mbarojnë në vitin 2028.
-
VKM / Qeveria miraton rregulla të reja për kreditë e pakthyera që mbulohen me garanci shtetërore
6 Mars, 17:40Agjencia e Garancive do të ndjekë borxhet e papaguara, ndërsa pasuritë e debitorëve mund të shiten në ankand.