Ekonomi
-
Monedha e përbashkët ka hyrë në një trajektore rritëse në tregun e brendshëm prej më shumë se dy javësh. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë një euro u këmbye dje me 122.66 lekë, duke u arritur në nivelin më të lartë që nga fundi i muajit maj.
4 Tetor 2019, 08:05 -
Investimet publike/ Buxheti afatmesëm, ja rrugët që do të financohen deri në 2022
4 Tetor 2019, 07:57Shifrat më të larta investohen në Kardhiq-Delvinë dhe Qukës-Qafë Plloçë. Përveç ndërtimeve madhore të segmenteve rrugore me anë të koncesioneve të Partneritetit Publik-Privat, edhe vetë shteti ka parashikuar të investojë direkt në disa nga rrugët nacionale në ndërtim gjatë periudhës që përfshihet në buxhetin afatmesëm, deri në vitin 2022.
-
Ligji për pronat, ish-pronarët kundër: Nuk jep zgjidhje për kompensimin
3 Tetor 2019, 17:53Këtë muaj në Kuvend do të diskutohet projektligji “Për përfundimin e proceseve kalimtare të pronësisë në Republikën e Shqipërisë” që synon regjistrimin e të gjithë pronave të paregjistruara në vend. Ky projektligj ka mbetur pezull në Kuvend nga viti 2018. Lidhur me këtë draft Gramoz Ruçi ka kërkuar opinionin e Komisionit të Venecias, të cilët kanë mbledhur informacionet në shtor. Ndërkohë sipas kryetarit të Shoqatës Kombëtare Pronësi me Drejtësi, ky projektligj nuk mund të jetë i suksesshëm sepse nuk jep zgjidhje për kompensimin e pronarëve.
-
Komisioni i Venecias: Të korrigjohet pr/ligji për pronat (DOKUMENTI)
3 Tetor 2019, 15:08Komisioni i Venecias ka kërkuar nga qeveria që të rishikojë projektligjin për procedurat kalimtare të pronësisë. Sipas Venecias ky draft është i paqartë dhe lejon këshillin e Ministrave të ndërhyjë më shumë nga sa duhet. Sipas vlerësimit të ekspertëve drafti aktual që hapësira për të shkelur Konventën e të Drejtave të Njeriut. Ky projektligj synon që brenda një afati të caktuar të regjistrojë të gjitha pronat e paregjistruara në republikën e Shqipërisë.
-
Lajm i mirë për të gjithë ata që duan të konvertojnë dollarët në lekë
3 Tetor 2019, 08:58Dollari amerikan është forcuar ndjeshëm në tregun e brendshëm. Sipas të dhënave nga kursi zyrtar i Bankës së Shqipërisë sot një dollar këmbehej në treg me një çmim mesatar prej 112.15 lekë.
-
Qeveria: Ndërtuesi, sigurim 10-vjeçar me detyrim për objektin
3 Tetor 2019, 08:17Një vendim tjetër i rëndësishëm, që ndryshon rregullat e deritanishme në fushën e ndërtesave, ka të bëjë me detyrimin e ndërtuesve që, në momentin e shitjes së një objekti ndërtimor, ta pajisin blerësin edhe me një kontratë sigurimi 10-vjeçare për dëme që mund të vijnë nga toka apo problematika e procesit ndërtimor.
-
'Mos financoni PPP-të'/ Guvernatori i BSH-së i përgjigjet Bashës: Nuk ka asnjë rrezik!
2 Tetor 2019, 16:35Gent Sejko theksoi se nuk ka asnjë vend për alarm, pasi raporti i fundit nga 'Manival' vlerësoi bankat në Shqipëri duke shtuar se nuk ka ka shqetësime konkrete apo indicie për pastrim parash.
-
Tatimet sqarojnë përjashtimin nga TVSH për furnizimin e shërbimeve arsimore
2 Tetor 2019, 08:33Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka bërë së fundmi një sqarim për përjashtimin nga Tatimi mbi Vlerën e Shtuar të furnizimit të shërbimeve arsimore.
-
Lana, 8 milionë euro kredi nga Banka Europiane për Investim për rehabilitim
2 Tetor 2019, 08:19Kuvendi pritet të miratojë të enjten ligjin për ratifikimin e kontratës financiare, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Evropiane të Investimeve, për projektin “Rehabilitimini i lumit Lana – zhvillim urban”.
-
Shkarkohet nga detyra drejtori i Albpetrol, ja kush e zëvendëson
1 Tetor 2019, 20:33Lajmi është konfirmuar nga ministria e Energjitikës, teksa njoftohet se në vend të tij është emëruar drejtorja e re Eriola Muka.
-
Rënia ekonomike/ Eksperti: Kriza uli konsumin dhe largoi investitorët, mungojnë 50 mln euro nga bastet
1 Tetor 2019, 19:04Rënia ekonomike në 6 muajit e parë të këtij viti me mbi 2% krahasuar me një vit më parë, sipas ekspertit Fatos Çoçoli lidhet ngushtësisht me mungesën e investimeve dhe krizën politike por dhe mbyllja e basteve. Përveç faktorëve që ka listuar INSTAT, negativisht ka ndikuar sipas Çoçoli, edhe problemi i mbartur me pronën
-
Rruga në fushën e Torovicës drejt përfundimit, demokrati 'bëhet' me Ramën: Unë me PD jam, po jemi shumë të kënaqur
1 Tetor 2019, 18:21Rama ka thënë se investimi në këtë rrugë ishte premtuar 30 herë në tre dekada por askush nuk e bëri. Rama ka ftuar të gjithë banorët që të investojnë në bujqësi pasi prodhueshmëria e zonë është një anë shumë pozitive për rritjen e ekonomisë.
-
BSH: Përdorimi i parave 'cash' nxit informalitetin, 'fiskalizimi' i jep zgjidhje
1 Tetor 2019, 13:49Guvernatori i Bankës së Shqipërisë ka deklaruar se përdorimi i parasë cash për shërbime të ndryshme, nxit përhapjen e informalitetit. Gent Sejko ka theksuar në mbledhjen e Pestë të Komitetit Kombëtar të Sistemit të Pagesave, se projektligji i fiskalizimit është në favor të uljes së përdorimit të parasë fizike.
-
Për të mos rënë pre e mashtrimeve, ja si të dalloni nëse kartmonedhat e reja janë origjinale
1 Tetor 2019, 12:18Seria e re e kartëmonedhave është prodhuar me teknologjitë më të fundit dhe elemente inovative.
-
FMN: Më të varfrit e Europës me të ardhura, por jemi ndër më të pasurit për depozita
1 Tetor 2019, 12:06Ndryshe nga shqiptarët, që kursejnë dhe qindarkën e fundit, vendet e zhvilluara të Europës, që shquhen për politika sociale ndaj qytetarëve të tre, kanë nivele të ulëta depozitash
-
Bëhet gati Agjencia e Shpronësimeve, çmimi do negociohet me pronarët
1 Tetor 2019, 08:07Parashikohet të zgjidhë ngërçin e përhershëm të projekteve publike
-
Falimenton 'Adria Airways', kompania e fluturimit dorëzon në gjykatë kërkesën
30 Shtator 2019, 20:05Adria Airways ka parashtruar kërkesën e saj për procedurë falimentimi në Gjykatën e Rrethit Kranj, dhe ka njoftuar se po pezullon të gjitha fluturimet dhe veprimet e tjera në kompani. Gjykata ka një periudhë tre-ditore brenda së cilës do të vendosë hapjen e procedurave të falimentimit.
-
Energjia dhe ndërtimi ngadalësojnë rritjen ekonomike, INSTAT: Ndikim negativ edhe mbyllja e lojërave të fatit
30 Shtator 2019, 18:41Ekonomia e vendit vijon të ngadalësohet. Instituti i Statistikave raporton se në tremujorin e dytë rritja ekonomike ishte në nivelin e 2.31%, ndërkohë që një vit më parë ishte 4.32%. drejtoresha e komanduar e INSTAT, Elsa Dhuli thotë për mediat se energjia elektrike dhe projekti TAP, ndikuan negativisht në ecurinë ekonomike.
-
Hyjnë sot në qarkullim kartëmonedhat e reja 200 dhe 5000 lekëshe, ja çfarë do të ndodhë me të vjetrat (VIDEO)
30 Shtator 2019, 10:43Sot del në qarkullim seria e re e kartëmonedhave 200 dhe 5000 Lekë, ndërkohë që edhe monedhat e vjetra do të vijojnë të mbeten në qarkullim për tu tërhequr nga Banka e Shqipërisë gradualisht kur janë të dëmtuara dhe të papërdorshme.
-
Familjet e varfra, gati 80 % të buxhetit e çojnë për ushqime dhe faturat mujore, për arsimin zero
30 Shtator 2019, 07:34Familjet e varfra në vendin tonë janë të destinuara të mbesin të tilla për shkak se të gjitha burimet financiare i përdorimin për t’u ushqyer dhe paguar faturat e muajit kryesisht ujë dhe drita, teksa investojnë gati 0 lekë për tu arsimuar.
