Investimet e huaja ranë me 92 milionë euro në gjashtëmujorin e parë të këtij viti. Përveç krizës së shkaktuar nga pandemia, ndikim dhanë edhe përfundimet e dy projekteve të mëdha TAP dhe Devolli. Ekspertët thonë që është koha të veprojë ‘Diplomacia ekonomike’ në mënyrë që të kemi investitorë të huaj.
Mbarimi i dy investimeve të mëdha ai i gazsjellësit TAP dhe i kaskadës së Devollit po i kushtojnë tepër buxhetit të shtetit. Vetëm në 6 mujorin e parë të vitit investimet e huaja direkte u tkurrën me 92 milionë euro krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Klodian Muço ekspert ekonomie thotë se duhet punuar për të zëvendësuar investimet që kanë mbaruar, dhe të përdoren zonat e lira ekonomike në qytete që janë të disavantazhuara dhe po shpopullohen.
“Shqipëria duhet të bëhet sa më atraktive përsa i përket investimeve të huaja ne kemi zona shumë të disavatazhuara në territorin e Shqipërisë. Ndërkohë vendi po tkurret çdo ditë e më tepër ka me dhjetëra vende që po zbrazen nga dita në ditë. Në zona kaq të disavantazhuara mund të krijohen zona të lira ekonomike duke iu ofruar zero taksa për investitorët që hapin shumë vende pune, kjo nga njëra anë Shqipëria nuk do të përfitojë taksat por do të përfitojë punësim dhe do të mbaj banorët në këto zona”, shprehet Muço.
Në zonat e lira që përcaktohen brenda një shteti shoqëritë përfitojnë lehtësira nga taksat, subvencione për investimet, trajtime doganore preferenciale dhe procedura të thjeshtuara administrative. Përveç problemeve me pronat, klimën e biznesit, ndryshimet e shpeshta të politikës fiskale, eksperti thotë se në lojë duhet të futet edhe diplomacia ekonomike si dhe të funksionojnë sa më parë gjykatat.
“Kur flitet për investime të huaja dhe zhvillim ekonomik, diplomacia ekonomike është shumë e rëndësishme. Diplomatët shqiptar që janë nëpër botë nuk duhet të merren vetëm me aspektin politik por duhet të konsiderohen edhe si ambasadorë ekonomik dhe të kenë një komunikim të vazhdueshëm ndërmjet sipërmarrësve vendas dhe atyre të huaj. Praktikisht edhe sistemi gjyqësor që tentuam ta përmirësojmë por kemi hyrë në një ngërç, nga njëra anë kemi një reduktim të numrit të gjykatësve kjo bën që të zgjaten në kohë procedimet apo gjyqet e ndryshme që mund të ketë një civil apo një investitor me një investitor tjetër apo me një privat”, pohon ai.
Reduktimi i investimeve në vend, në një periudhë afatshkurtër mund të përkthehet në rritje të numrit të papunëve. Të ndikuar edhe nga situata e vështirë ekonomike si pasojë e pandemisë nga janari në qershor në vend u investuan në total 454 milionë euro nga 546 milionë euro që ishin në të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Shqipëria ka të gjitha disavantazhet që sprapsin investitorët e huaj. E ngarkuar me disavantazhe të shumta, Shqipëria ka qenë vonë në "ndërtimin e Shtetit". Në fund, Shqipëria është bërë një "varkë në det pa vela" e shtyrë nga era e korrupsionit masiv. Korrupsioni nuk është në nivelin publik. Korrupsioni është "stili i menaxhimit" i politikanëve ekzistues. Ne kemi nevojë për një rishikim total politik dhe arsimor. Asnjë pikë, asnjë fitim dhe asnjë ëndërr!
PërgjigjuKa shume burrokraci ne dogana.U be nje rremuje qekur isha une ne krye vetem per te vjedhur militantet e Rilindjes Une e firmosa me urdher te Erjonit.Duhwt ndryshuar sa me pare ajo burrokraci
Përgjigju