Ekonomi
-
Qeveria shqiptare planifikon të rrisë të ardhurat nëpërmjet masave për forcimin e administrimit të të ardhurave, përfshirë përfundimin e kadastrës fiskale, reduktimin e përdorimit të parasë fizike dhe shfrytëzimin e inteligjencës artificiale, si mjete kyçe
26 Dhjetor 2025, 12:03 -
Birra mbeti stok gjatë gjatë sezonit turistik, në shtator-nëntor prodhimi ra me 11%
26 Dhjetor 2025, 08:33Sipas prodhuesve janë edhe disa faktorë të tjerë ndikojnë në pengimin e rritjes së konsumit të birrës vendase, që nga Akciza e aplikuar për prodhimin vendas që prej 2023 është e barabartë me akcizën e shoqërive importuese
-
Studimi/ Hyrja e Shqipërisë në SEPA kursen 71 milionë euro në vit
26 Dhjetor 2025, 07:12Bashkimi me SEPA-n do të ndikojë pozitivisht në marrjen e fondeve nga Plani i ri i Rritjes së BE-së në afat të mesëm, si edhe do të ndikojë pozitivisht në procesin e pranimit të Shqipërisë në BE në afat të gjatë.
-
Tonelata produkte bujqësore stok/ Rrapaj: Bujqit nuk marrin subvencione! Eksperti: Duhet orientim drejt kërkesës së tregut! Fermeri: As kredi nuk na japin se nuk kemi fatura
25 Dhjetor 2025, 18:21Guri foli dhe për Bankën e Zhvillimit të ngritur nga shteti, për të cilët tha se është një fasadë, pasi askush nuk do t’i japë kredi sepse nuk kanë fatura shitje për produktet që tregtojnë.
-
Lëndët e para kritike minerare, Shqipëria po harton strategji të dedikuar
25 Dhjetor 2025, 18:15Shqipëria po harton një strategji kombëtare për lëndët e para kritike me synim identifikimin, analizimin dhe vlerësimin e burimeve të saj natyrore që kanë rëndësi strategjike për ekonominë dhe tranzicionin e gjelbër.
-
Ndryshojnë rregullat e zhdoganimit: ja sa do të vlerësohen makinat që futen në Shqipëri
25 Dhjetor 2025, 15:02Automjetet e përdorura të importuara nga Europa, Koreja e Jugut, Kina apo vende të tjera do të zhdoganohen tashmë me vlera më të larta referuese.
-
Materialet e ndërtimit u importuan 8.3% më lirë këtë vit
25 Dhjetor 2025, 14:58Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT sasia e materialeve të importuara është rritur lehtë në rreth 1.26 milionë tonë në 11-mujor ose rreth 1.3% më shumë . Kjo tregon se volumi fizik i materialeve ka qenë disi më i lartë.
-
Ndërtimet e papërfunduara të konfiskuara, ja sa do paguajnë zhvilluesit, ndryshe bllokim llogarish
25 Dhjetor 2025, 12:12Ndërtimet që janë zhvilluar jashtë lejeve të dhëna por janë të papërfunduara do të duhet që të përfundojnë dhe ndërtuesi do të ketë detyrim për një pjesë të investimit.
-
Skema Kombëtare 2025/ Ministri Salla: 6.4 miliardë lekë mbështetje për fermerët
24 Dhjetor 2025, 15:38Ministri i Bujqësisë Andis Salla njoftoi se mbështetja për fermerët përmes Skemës Kombëtare 2025 arrin në 6.4 miliardë lekë, me një rritje prej 20,8%, duke përfituar rreth 65 mijë fermerë, prej të cilëve 49 800 janë mbështetur me naftë 100%.
-
Ecuria ekonomike, ministrja Ibrahimaj: Presim rritje 3.9% për gjithë 2025-ën, kontribut turizmi, investimet dhe pagat e administratës, bujqësia në ‘krizë’
24 Dhjetor 2025, 15:36Nëntëmujori i vitit 2025 ka qenë negativ për bujqësinë dhe industrinë, të cilat janë tkurrur edhe më shumë, duke ndikuar negativisht në rritjen ekonomike në vendit.
-
Në prag të festave të fundvitit, euro në minimumin historik! Po këmbehet me 96.4 lekë
24 Dhjetor 2025, 15:17Për të frenuar një rënie edhe më të fortë të euros në vitin që vjen, Banka e Shqipërisë do të rrisë blerjet e valutës në tregun e brendshëm. Nga 350 milionë euro që ishte sasia e domosdoshme e rezervës valutore për këtë vit, do të rritet në 450 milionë euro në vitin 2026.
-
‘Zhbllokohet’ Aeroporti i Vlorës, Apeli i rikthen Pacollit të drejtën e votës por s’mund të shesë 47% të aksioneve që i pretendon ortaku
24 Dhjetor 2025, 13:13Apeli i Tiranës ka vendosur një lloj tjetër sigurim padie, duke pezulluar deri në përfundim të gjykimit, të drejtën e votës së “Mabco Constructions”, vetëm për vendimet që lidhen me tjetersimin e 47% të aksioneve të aeroportit, që pretendohen nga ortaku tjetër, Valon Ademi i kompanisë ‘2A Group’.
-
INSTAT publikon ecurinë e ekonomisë në tremujorin e tretë 2025: Rritja më e lartë në administratë, shëndetësi dhe arsim me 15.4%! Rënie në industri, energji dhe ujë
24 Dhjetor 2025, 11:29Sipas të dhënave, rritjen më të lartë e ka shënuar grupi “Administrata Publike, Arsimi dhe Shëndetësia” me 15,04 %, i ndjekur nga aktiviteti “Pasuri të Paluajtshme” me 10,55 % dhe “Informacioni dhe Komunikacioni” me 10,40 %.
-
Raporti për Shqipërinë, FMN: Ekonomia po rritet e mbështetur në turizëm, problem sfidat demografike dhe produktiviteti i ulët! 'Paqja Fiskale' rrezik për administrimin tatimor
24 Dhjetor 2025, 10:06Në raport FMN evidenton se rritja ekonomike e Shqipërisë vlerësohet nga me të fortat në Evropë e ndikuar në se shumti nga turizmi. Pasigurite ekonomike vijojnë thotë FMN të ndikuar kryesisht nga faktorë të jashtëm, si tensionet gjeopolitike.
-
Ndryshime në buxhet/ Paratë publike mbajnë ‘në këmbë’ Albcontrol, 40 mln euro shtesë pas bllokimit të llogarive! Ndahen 5.2 mln € për ambasadën në Londër e 8 mln € sportit
24 Dhjetor 2025, 09:34Përmes këtij akti të katërt normativ i jepen shpërblime dhe për 148.500 persona me aftësi ndryshe dhe për ata që trajtohen me ndihmë ekonomike në masën 150 euro.
-
Viti 2025 po mbyllet me fitime më të ulëta për sektorin bankar
23 Dhjetor 2025, 20:32Arsyeja kryesore e rënies së fitimeve të bankave është tejkalimi i pikut të efektit të lidhur me ciklin rritës së normave të interesit në bilancet e bankave.
-
CEO e Jet Bank: Si do të funksionojë banka e parë 100% digjitale në Shqipëri
23 Dhjetor 2025, 15:12Core banking i bankës është ndërtuar mbi Oracle Banking Services, një platformë e përdorur gjerësisht nga institucione bankare ndërkombëtare, që garanton stabilitet, integritet të të dhënave dhe vazhdimësi operacionale.
-
Rishikohet buxheti/ Shpërblim 15 mijë lekë për familjet me ndihmë ekonomike dhe personat me aftësi ndryshe, Malaj: 150 mln euro shtesë për skemën e pensioneve
22 Dhjetor 2025, 09:49Kjo është hera e katërt që rishikohet buxheti i shtetit për këtë vit. Qytetarët do të marrin bonusin e përmuajshëm në bazë të pensionit që ata marrin. Shëndetësia merr shtesë 1.8 miliardë lekë për furnizimin e spitaleve me medikamente.
-
2.2 milionë shtetas shqiptarë jetojnë në botë, shumica në Itali e Greqi! Raporti: Largohen ‘për ekonomi më të mirë’! 50% e emigrantëve sjellin para për të afërmit
21 Dhjetor 2025, 19:25Më shumë se 2.2 milionë shtetas shqiptarë jetojnë jashtë vendit, pjesa më e madhe në moshë pune. Raporti i INSTAT tregon se vitet e fundit arsyeja kryesore që ka nxitur emigrimin ka qenë ‘punësimi’ dhe kushtet më të mira ekonomike. Nga ana tjetër në raport evidentohet se 50% e diasporës mban me para familjen në Shqipëri.
-
Strategjia/ Shqipëria do të dalë 3 herë në tregjet ndërkombëtare deri në 2030! Eurobondi i parë në 2027-ën për të shlyer borxhet e vjetra
21 Dhjetor 2025, 18:33Ministria e Financave parashikon të marrë edhe tre eurobonde të tjera në tregun e huaja deri në vitin 2030. Edhe pse për vitin e ardhshëm nuk është parashikuar të dilet në tregun ndërkombëtarë, në strategjinë e borxhit 2026-2030, qeveria e shikon Eurobondin si instrument të rëndësishëm financimi, sidomos për të shlyer borxhet aktuale që kemi në valutë.