Ekonomi
-
Inflacioni në muajin qershor ka regjistruar nivelin më të lartë në 16 muaj. Në muajin e shkuar thotë INSTAT çmimet u rritën me 2.4%, dhe shkaku kryesor ishte shtrenjtimi i ushqimeve. Nga zarzavatet, vaji, qumështi e mishi të gjitha po kushtojnë më shumë edhe pse në sezon prodhimi.
8 Korrik 2025, 15:24 -
E paralajmëroi Rama/ Ngrihet Task-Forca nga Administrata Tatimore, kontroll tregut bujqësor e blegtoral për faturat fiskale
8 Korrik 2025, 14:42Administrata Tatimore ka nisur një fushatë informuese dhe ndërgjegjësuese të drejtuar ndaj tatimpaguesve që merren me tregtimin e produkteve bujqësore dhe blegtorale
-
Bujqësia e nënfinancuar/ Sejko kërkesë bankave: Shtoni kreditimin, sektor jetik për ekonominë! Malaj: Garanci sovrane 3 mld lekë
8 Korrik 2025, 10:35Në një kohë kur bujqësia po vuan kreditimin, Guvernatori Sejko dhe ministri i Financave Petrit Malaj kërkojnë nga bankat që të japin më shumë kredi për sektorin dhe të jenë të gatshme të zbatojnë garancinë sovrane prej 3 miliardë lekësh, të vendosur nga qeveria shqiptare.
-
Rivlerësimi 5-të i pronave u ‘arkivua’ bashkë me legjislaturën e 10 të Kuvendit. Në 2026-ën referencat e reja do t’i dyfishojnë çmimet
7 Korrik 2025, 16:31Vitin e ardhshëm vlera e pronës në Shqipëri pritet të rritet deri në 100% për shkak të referencave të reja. Për të frenuar këtë rritje, ekspertët e tregut gjykojnë se është domosdoshmëri një tjetër rivlerësim pronash, duke qenë se nisma e depozituar vjet në kuvend tashmë konsiderohet e djegur.
-
Guvernatori pret në takim ambasadorin e ri të Spanjës, Sejko: Ekonomia po rritet! Ventura: Ju mbështesim me integrimin
7 Korrik 2025, 15:46Gjatë këtij takimi, Guvernatori Sejko i shprehu falënderimet Ambasadorit për marrëdhëniet mjaft të mira që ekzistojnë midis dy vendeve, duke e vlerësuar Spanjën si një partner të rëndësishëm evropian.
-
Auditimi/ Baseni i HEC Sasaj u shemb pasi nuk u mirëmbajt nga koncesionari! KLSH kërkon dëmshpërblimin e familjeve të përmbytura dhe shkarkimin e drejtorit të AKBN-së
7 Korrik 2025, 14:47Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kërkuar shkarkimin e drejtorit të Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore për mos monitorim të hidrocentraleve. Duke marrë shkas nga përmbytjet e shkaktuara në janar nga HEC-i Sasaj në Lukovë, KLSH thotë se kjo kontratë nuk u monitorua, ndërkohë që shembja e basenit u bë për shkak se muret ishin carë dhe nuk ishte marrë asnjë masë.
-
Korriku ‘djeg’ 33 mln euro vetëm për blerje energjie! KESH: Nga janari deri në korrik 90 mln euro import
6 Korrik 2025, 18:20Prodhimi vendas i energjisë nuk mjafton për të siguruar furnizim pa ndërprerje për qytetarët dhe bizneset. Vetëm për muajin korrik Korporata Elektroneregjetike ka blerë nga jashtë 246 mijë megavat energji me vlerë 33 milionë euro.
-
Tokat 'djerrë', sipërfaqja e mbjellë ulet në 677 mijë hektarë! Tregu 'tremb' kultivuesit e grurit, prodhuan 22% më pak! Bankat strikte, dhanë vetëm 6 mln euro hua
6 Korrik 2025, 14:14Më pak tokë po punohet në Shqipëri. Shifrat zyrtare tregojnë se vjet është mbjellë vetëm 677 mijë hektarë tokë bujqësore, me tkurrje prej 20 mijë hektarë në dekadën e fundit. Shkaqet janë disa, por emigrimi dhe mungesa e financimit po godasin prodhimin shqiptar.
-
-
-
INTERVISTA/ Banka e Shqipërisë përjashton një valë rritjeje të çmimeve! Turizmi 'motor' për rritjen ekonomike
4 Korrik 2025, 15:41Inflacioni më i ulët se objektivi dhe forcimi i lekut bënë që Banka e Shqipërisë të ulë normën bazë të interesit. Drejtori i Politikës Monetare thotë për Report TV se nuk pritet të ketë një valë rritje të çmimeve. Turizmi sipas tij pritet të jetë motor kryesor në rritjen ekonomike edhe pse në ngadalësim krahasuar me vitet e kaluara.
-
Rama paralajmëroi ndërhyrje te çmimi i naftës, Konfindustria: Mirëpresim nismën e qeverisë, ndonëse e vonuar! Në pritje të sqarimeve se si do të zbatohet
4 Korrik 2025, 13:33Konfindustria mirëpret nismën e qeverisë për të ndërhyrë në sektorin e naftës për të ‘regulluar’ çmimin. Në një deklaratë, kërkohet gjithashtu sqarime se si do të zbatohet një praktikë e tillë.
-
“Arratisja” e kapitalit, bizneset dhe individët shqiptarë kanë investuar 1.57 mld euro jashtë vendit
4 Korrik 2025, 07:54Një raport i Institutit Ndërkombëtar të Vjenës për Studime ekonomike (wiiw) evidentoi se në vetëm 7 vjet investimet e Shqipërisë jashtë vendit janë katërfishuar, nga 393 milionë euro me 2017 në 1.57 miliardë euro në vitin 2024.
-
Qeveria si 'investitor', do të importojë vetë naftë dhe do t’ua shpërndajë kompanive! Ekspertët: Lajm i mirë, do të ulë çmimin
3 Korrik 2025, 17:26Qeveria do të dalë në bursat e huaja dhe do të blejë naftë e më pas do ua shpërndajë kompanive në vend, me synim që të ulet çmimi për qytetarët shqiptar. Ky hap i njoftuar nga Kryeministri Edi Rama, vlerësohet nga ekspertët, të cilët pohojnë se mund të sjellë ulje të çmimit e rritje të konkurrencës në treg.
-
Tensionet tregtare dhe ushtarake po kërcënojnë ekonominë globale, BSH ul normën bazë të interesit në 2.5%
2 Korrik 2025, 16:27Ekonomia globale po rrezikohet nga tensionet tregtare dhe ushtarake. Për këtë arsye Banka e Shqipërisë ka ulur normën bazë të interesit nga 2.75% në 2.5%. Vendimi u njoftua nga guvernatori Gent Sejko i cili tha se këto pasiguri të shtuara mund të sjellin rritje të inflacionit.
-
Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi bashkojnë forcat kundër informalitetit, drejt një tregu pune më të drejtë dhe më të sigurt
2 Korrik 2025, 14:55Ndërkohë që vendet e Ballkanit Perëndimor përshpejtojnë rrugën drejt integrimit në Bashkimin Evropian, lufta kundër punës së paformalizuar dhe menaxhimi i migracionit të rregullt po shndërrohen në sfida të përbashkëta që kërkojnë zgjidhje të përbashkëta.
-
Marrëveshja me Italinë, kreu i ISSH Hado: Bashkimi i periudhave do lejohet vetëm kur qytetari nuk plotëson kushtet për të marrë pension! Aplikimet online
2 Korrik 2025, 12:40Të gjithë qytetarët shqiptar që kanë vite pune këtu dhe në Itali por jo të mjaftueshme për të marrë pension do tu jepet mundësia që të bashkojnë periudhat e sigurimit në të dy shtetet. Vlera e pensioneve llogaritet sipas ligjeve në shtetet përkatëse e bashkohet në një llogari pas aplikimit online që qytetari bën nga vendi ku ndodhet.
-
Tarifat që marrin bankat nga bankomatet, Komisioni i Konkurrencës i kërkon BSH të ndërhyjë
2 Korrik 2025, 10:19Pas një monitorimi të tregut të shërbimeve ATM në Sarandë, ku u konstatuan problematika, Komisioni i Konkurrencës i kërkon Bankës së Shqipërisë që të marrë masa për këtë shërbim në të gjithë vendin.
-
SKEDA/ Kush përfiton nga Marrëveshja e Pensioneve me Italinë dhe cilat janë dokumentet që duhen dorëzuar?
1 Korrik 2025, 16:57Instituti i Sigurimeve Shoqërore ka hartuar dhe publikuar udhëzimin me rregullat e zbatimit të marrëveshjes me Italinë në fushën e sigurimeve shoqërore. Në këtë udhëzues janë sqaruar si bëhet aplikimi, ku bëhet aplikimi dhe dokumentet e nevojshme për të përfituar.
-
Nga orët shtesë, pagesa e kontributeve e punësimi i të miturve! Inspektoriati i Punës plan për të goditur informalitetin në turizëm
1 Korrik 2025, 16:51Inspektorati Shtetëror i Punës njofton se ka hartuar një plan masash për kontrollin e subjekteve, që ushtrojnë aktivitetit e tyre në sezonin turistik në të gjithë vendin.
