Ekonomi
-
Dita e sotme shënon një ngjarje historike për emigrantët shqiptarë, pasi ka nisur zbatimi i marrëveshjes për njohjen e ndërsjellë të pensioneve me Italinë. Të gjithë shqiptarët që kanë punuar në Itali do të mund të bashkojnë vitet e sigurimeve në 2 vendet dhe të përftojnë pension në bazë të totalit të viteve të kontributeve. Të njëjtat të drejta do t’i kenë edhe italianët që kanë punuar apo punojnë në Shqipëri.
1 Korrik 2025, 15:40 -
Nga sot, jo më kredi 100% për të blerë shtëpi! Kufizimet e Bankës së Shqipërisë (rastet e veçanta kur tejkalohet tavani)
1 Korrik 2025, 15:35Ka nisur zyrtarisht zbatimi i vendimit të Bankës së Shqipërisë që ndalon bankat të japin kredi 100% për blerje shtëpie. Asnjë bankë nuk do të lejohet të japë kredi për qytetarët që duan të blejnë shtëpi më shumë se 85% e vlerës së saj. Për të blerë një apartament të dytë, vlera do të jetë edhe më e ulët.
-
Pensionet me Italinë nisin sot! Hyn në fuqi marrëveshja, përfitojnë mbi 500 mijë shqiptarë
1 Korrik 2025, 08:56Sipas vendimit të senatit Italian, kostoja për pensionet e shqiptarëve në vitin 2025, përllogaritet në 51.6 milionë euro dhe deri në vitin 2032 përllogaritet të arrijë në 270 milionë euro.
-
'Po kërkon punë?', ministri Gonxhja: Mbi 6 mijë vende të lira në të gjithë vendin, ja si të aplikoni
30 Qershor 2025, 21:32Ministri Blendi Gonxhja njoftoi hapjen e mbi 6000 vendeve të lira pune në gjithë vendin. Ministri tregon dhe linkun ku mund të shikosh vendet e lira të punës dhe mënyrën e aplikimit.
-
‘Ekonomia’ ‘ok’ ligjit të ri për bashkëpronësinë në pallate! Kujdes, jo vetëm gjoba nëse nuk paguan administratorin por edhe 'bllokim' në hipotekë
30 Qershor 2025, 18:46Asnjë pallat në Shqipëri nuk do të jetë pa administrator. Përmes një ligji të ri bashkive u jepet e drejta të caktojnë administrator dhe kur banorët e pallatit nuk e kanë zgjedhur një të tillë. Pagesa e administratorit do të jetë e detyrueshme, nëse nuk paguan për 1 vit, vendoset masë sigurimi për hipotekën e shtëpisë.
-
Skema e pensioneve, 135 mln euro defiçit, u dha shtesë nga buxheti i shtetit! Kontributet gjithnjë e më të pamjaftueshme
30 Qershor 2025, 17:53Afro 135 milionë euro u shpenzuan vjet, nga buxheti për të mbuluar deficitin e skemës së pensioneve. Edhe në vitin 2024 kontributet nga të punësuarit nuk mjaftuan për të paguar 721 mijë pensionistë që ka Shqipëria. Shkak janë numri i ulët i kontribuuesve, informaliteti dhe emigrimi i fuqisë punëtore.
-
Prodhimi për orë pune në Shqipëri 35% më i ulët se mesatarja rajonale
30 Qershor 2025, 17:02Ekonomitë e Ballkanit Perëndimor vijojnë të përballen me nivele të ulëta produktivitetit të punës krahasuar me mesataren e Bashkimit Europian, por rendimenti i punonjësve shqiptare është gjithashtu më i ulëti në Rajon.
-
Rritet ndjeshëm numri i udhëtimeve të shqiptarëve në 2024, Italia më e preferuara
30 Qershor 2025, 13:45Udhëtimet jashtë vendit janë rritur ndjeshëm me 43,4% krahasuar me vitin 2023, duke reflektuar një rritje të dukshme të kërkesës për turizëm dhe lëvizshmëri ndërkombëtare.
-
GRAFIKU/ Bie ndjeshëm rreziku sovran për Shqipërinë nga tregjet ndërkombëtare
30 Qershor 2025, 08:22Ky zhvillim reflekton një kombinim faktorësh pozitivë, përfshirë përmirësimin e indikatorëve fiskalë, stabilitetin makroekonomik dhe një perceptim më të mirë të stabilitetit politik dhe perspektivës për integrim evropian.
-
Udhëtime me ‘ritëm’, të rinjtë shqiptarë drejt Europës për të ndjekur koncertet
29 Qershor 2025, 07:41Një tjetër tendencë në rritje këtë verë janë “pushimet muzikore”, ku të rinjtë shqiptarë kombinojnë dëshirën për të udhëtuar me pasionin për muzikën live.
-
Nëndeklarimi i pagave e puna në të zezë godasin pensionet, rreth 317 mijë pensionistë nuk e marrin të plotë! Mesatari vjet u rrit me vetëm 42 lekë në ditë
28 Qershor 2025, 20:53Informaliteti po godet xhepin e moshës së tretë. Shifrat zyrtare tregojnë se pensionet e reja që u lidhën vjet ishin vetëm 1400 lekë më të larta se në 2023-shin. Nëndeklarimi i pagave po bën që pensionet të dalin gjithnjë e më të ulta, kurse vitet e punës në të zezë po rrisin pensionet e pjesshme.
-
Angazhimi i NATO-s, brenda 2035-ës, Shqipëria 1.7 mld € buxhet për mbrojtjen (Si shpërndahen)
27 Qershor 2025, 16:53Shqipëria shpenzon sot 2% të Prodhimit të Brendshëm Bruto për Mbrojtjen, shifër e cila brenda një dekade do të duhet të shkojë 5%. Sipas angazhimit të NATO-s, vendi deri në 2035-ën pritet të shpenzojë në krahasim me sot, 2.5 herë më shumë për mbrojtjen, 1.7 miliardë euro në total.
-
Një tjetër bankë në tregun shqiptar, turkja Ziraat plotëson dokumentacionin
27 Qershor 2025, 16:14Tregu bankar në vend pritet të zgjerohet me një bankë të re. ZIRAAT, banka më e vjetër e Turqisë ka plotësuar të gjithë dokumentacionin për tu bërë pjesë e tregut shqiptar, ndërsa vendimi pritet të merret këtë vit.
-
Mbledhjet e FMN e BB, Sejko: Tarifat doganore të SHBA ndikim të tërthortë në Shqipëri, por mund të rrisin çmimet e godasin tregtinë
27 Qershor 2025, 14:04Takimi mblodhi së bashku guvernatorët dhe ministrat e financave të vendeve anëtare të kësaj konstituence, për të diskutuar mbi zhvillimet më të fundit të ekonomisë botërore dhe ekonomive përkatëse.
-
Shqipëria, aksionere në resortin e Sazanit! Krijohet kompania që do të përfaqësojë shtetin në investimin e Jared Kushner
27 Qershor 2025, 08:58Shqipëria do të jetë aksionere në resortin turistik të Kushner në Sazan. Kompania, e regjistruar më 26 qershor në QKB, do të ketë të drejtën të planifikojë, projektojë dhe zbatojë projekte ndërtimore. Funksioni thelbësor do të jetë monitorimi i kontratave që lidhen për projektin.
-
Prodhimi në krizë, bujqësia në tkurrje për të pestin vit, industria për të tretin
27 Qershor 2025, 08:47Të dhënat zyrtare të INSTAT tregojnë se bujqësia shënoi rënie vjetore në 3-mujorin e parë 2025 me 2.76 për qind, ndërsa sektori i industrisë përpunuese me -7.46 për qind, rënia më e fortë që nga tremujori i parë i vitit 2020 ku lëvizjet u bllokuan nga pandemia.
-
‘Frikë’ pas skandalit me mikrokreditë/ Bankat vjet nuk ‘shitën’ asnjë kontratë kredie me probleme
26 Qershor 2025, 21:50Vlera e kredive me probleme vijon të ulet në vend, duke zbritur në 347 milionë euro në fund të vitit të shkuar, dhe ndikim pozitiv thotë Banka e Shqipërisë ka dhënë ulja e interesave, zhvlerësimi i valutave edhe shlyerja e disa huave me probleme. Report Tv ka mësuar se të ndikuar nga skandali me mikrokreditë vitin e kaluar, asnjë bankë nuk shiti asnjë kredi të keqe në të gjithë 2024-n.
-
Edhe 2025-a viti i 'superlekut'! Në tremujorin e parë BSH bleu 33 mln euro nga tregu por zhvlerësimi nuk u ndal
26 Qershor 2025, 21:43Banka e Shqipërisë ka blerë 33 milionë euro, me qëllim stabilizimin e kursit të këmbimit dhe për të rritur rezervën valutore. Me gjithë këtë sasi të tërhequr nga tregu, përsëri zhvlerësimi nuk ka ndalur, pasi valutat vijojnë të prekin nivele të ulta historike në raport me lekun.
-
Pagat në shtet dhe shitja e pronave rritën me 3.4% ekonominë në janar-mars, por bujqësia dhe industria në krizë
26 Qershor 2025, 16:27Bujqësia dhe industria e kanë nisur vitin 2025 me rënie në krahasim me vitin e shkuar, duke ndikuar negativisht në rritjen ekonomike, e cila në tremujorin e parë të vitit sipas INSTAT u zgjerua më pak se vjet. Ndërkohë, gjatë kësaj periudhe është regjistruar edhe ngadalësim i konsumit të qytetarëve.
-
Bizneset e vogla pësojnë rënie në 8 qarqe, shkak tkurrja e popullsisë
26 Qershor 2025, 07:59Numri i bizneseve me 1 deri në 4 punonjës në Shqipëri është rritur lehtë në vitin 2024 me vetëm 1% në krahasim me një vit më parë, por shpërndarja sipas qarqeve ishte me rënie në shumicën e tyre në sinkron më lëvizjet e popullsisë.
