Ekonomi
-
Popullsia në Shqipëri ka rënë në 2.3 mln banorë, ose me gati 40 mijë njerëz, brenda 1 viti. Shkak emigrimi dhe ulja e lindjeve. Mosha mesatare rritet në 44.3 vjeç. Kjo do të thotë më pak punonjës për biznesin dhe rrezik për pensionet.
13 Qershor 2025, 15:34 -
Rishikohet për herë të dytë buxheti/ 56 mln euro për sigurinë digjitale, 10 mln euro më shumë për bujqësinë
13 Qershor 2025, 11:17Për shkak të mos realizimit të shpenzimeve në 5 muajit e parë të këtij viti dhe për të mbështetur me fonde shtesë sigurinë digjitale dhe sektorin e bujqësisë, qeveria ka rishikuar për herë të dytë buxhetin e shtetit. Akti normativ ka hyrë në fuqi pasi është publikuar në fletoren zyrtare.
-
Shqipëria, e para në botë për barazinë në paga mes burrave e grave
13 Qershor 2025, 08:01Sipas raportit, Shqipëria mbyll 93.1% të hendekut gjinor për barazinë në paga, që do të thotë se gratë marrin mesatarisht 93.1% të asaj që fitojnë burrat për të njëjtin punë. Kjo përqindje është më e larta në botë dhe ka diferencë me vendin e dytë që është Islanda dhe e mbyll hendekun me 85.1%.
-
Konferenca/ Krerët e Doganave nga Ballkani dhe vendet e BE-së takohen në Tiranë! Dalin me deklaratë të përbashkët: Angazhim për lehtësi doganore
12 Qershor 2025, 16:24Përfaqësuesit e CEFTA-s thanë se duhet punuar edhe më tej në drejtim të lehtësimit të procedurave doganore. Ministri i Financave, Petrit Malaj: Të përkushtuar në përafrimin e procedurave tona me standardet e BE-së, për tu bërë pjesë e Unionit Doganor
-
I nxehti ‘përvëlon’ 1200 hektarë me misër e perime në Lushnje, s’ka ujë për vaditje! Fermerët: Ka mbaruar çdo gjë, në dimër përmbytje, në verë thatësirë
12 Qershor 2025, 16:12Bujqësia në Lushnje po përballet me një krizë të thellë për shkak të temperaturave të larta dhe mungesës së vaditjes. Rreth 1200 hektarë tokë të mbjella me kultura të ndryshme si misër dhe perime po thahen ne Dushk, pasi kanalet vaditese jane te shkaterruara dhe institucionet nuk japin asnje zgjidhje.
-
Rikonstruktimi i rrugës Tiranë-Ndroq! Realizohen 38% e punimeve
12 Qershor 2025, 12:40Aksi rrugor Tiranë-Ndroq po i nënshtrohet një ndërhyrjeje të plotë për riparimin e pjesëve të amortizuara dhe pajisjen me sinjalistikën e nevojshme rrugore, me qëllim përmirësimin e sigurisë në këtë zonë.
-
Pagat në ndërtim dhe turizëm po rriten më shumë, por niveli i tyre mbetet poshtë mesatares
12 Qershor 2025, 08:03Edhe ketë vit ndër sektorët me ritmin më të lartë të rritjes së pagës janë ndërtimi, tregtia, hotelet dhe restorantet. Po ashtu, sektori i tregtisë dhe akomodimit ka shënuar një rritje me 15.3%.
-
Konferenca e Muzeut të Bankës së Shqipërisë, Sejko: Kemi rol në integrim! Sfidë, monedhat dixhitale e Inteligjenca Artificiale
11 Qershor 2025, 10:53Në fjalën e tij, Sejko theksoi rëndësinë e Bankës së Shqipërisë në rrugën evropiane të vendit, me politikat dhe praktikat e përafruara me standartet e BE. Ai tha se janë të përkushtuar të forcojnë kapacitetin institucional dhe bashkëpunimin rajonal.
-
Kreditë me probleme, të qëndrueshme pranë nivelit 4% edhe për muajin prill
11 Qershor 2025, 09:28Raporti i kredive me probleme vijon rënien edhe me bazë vjetore, me 0.79 pikë përqindje më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
-
Emigrantët sollën 251 mln euro për të afërmit e tyre në tre muajit e parë! BSH: Investimet e huaja direkte arritën në 362 mln euro
10 Qershor 2025, 13:39Të huajit investuan 362 milionë euro në Shqipëri në tre muajit e parë të këtij viti, me rritje prej 2% krahasuar me vjet. Banka e Shqipërisë thotë se pjesa dërrmuese e investimeve të huaja u përqendrua në sektorin e pasurive të paluajtshme.
-
Turistët shpenzuan 874 mln euro në tre muajt e parë në Shqipëri
10 Qershor 2025, 13:31Turistët sollën me shumë para për buxhetin e shtetit në tre muajit e parë të këtij viti. Sipas shifrave të Bankës së Shqipërisë në periudhën janar-mars të ardhurat nga pushuesit arritën në 874 mln euro ose 86 milionë euro me shumë se e njëjta periudhë vjet.
-
'Bum' ndërtimesh në vend, eksperti i Ekonomisë për Report Tv: BSH të bëjë transparencë, duhet listë për numrin e shitjeve dhe blerjeve të banesave
9 Qershor 2025, 13:41Për ekspertin e Ekonomisë, Eduard Gjokutaj, ka një bum ndërtimesh në vend, kryesisht në Tiranë dhe në zonat bregdetare. Ai tha se mungon transparenca për blerjet dhe burimin e parave që financojnë këtë sektor.
-
Bashkia e Tiranës dha leje për ndërtime me vlerë 1.8 miliardë euro në 2024, mbledh rekord nga taksat
9 Qershor 2025, 08:04Në total, për 2024, nga taksa e ndikimit në infrastrukturë rezultojnë se janë arkëtuar 14,3 miliardë lekë apo rreth 147 milionë euro të ardhura, sipas burimeve zyrtare nga Bashkia. Krahasuar me planin fillestar prej 6,3 miliardë lekë të planifikuar, arkëtimet janë rritur 226%.
-
Kush përfiton zbritjen prej 100 mijë lekësh për arsimin e fëmijëve dhe si dokumentohet
8 Qershor 2025, 15:46Vetëm individët me të ardhura vjetore të tatueshme më pak se 1.2 milionë lekë mund të përfitojnë zbritje deri në 100.000 lekë për shpenzimet arsimore të fëmijëve nën 18 vjeç, duke dorëzuar deklaratën vjetore DIVA dhe duke ruajtur dokumentacionin justifikues për 5 vite. Zbritja nuk përllogaritet automatikisht nga sistemi dhe në mungesë të dokumenteve, individi penalizohet sipas ligjit për procedurat tatimore.
-
67 mln euro investime deri në 2027 për sigurinë kibernetike! Vetëm në IA rreth 57 mln, sulmet po sofistikohen, godasin sektorët jetikë
8 Qershor 2025, 11:58Qeveria do të shpenzojë 67 milionë euro deri në vitin 2027 për të forcuar sigurinë kibernetike. Investime në sisteme të bazuara në Inteligjencë Artificiale dhe në struktura të specializuara për të parandaluar sulme kibernetike terroriste do të jenë në fokus të kësaj strategjie trevjeçare.
-
Ekonomia e minimalizmit, si shqiptarët po e ndryshojnë rrënjësisht mënyrën si shpenzojnë
8 Qershor 2025, 07:55Minimalizmi po riformëson industrinë e modës, teknologjisë dhe pasurive të paluajtshme, duke e zhvendosur theksin nga sasia, te cilësia dhe qëndrueshmëria.
-
Nisma e qeverisë/ Pleqëri pa taksa! Stimuj pensionistëve që punojnë: U ulet tatimi, bonuse në sajë të performancës
7 Qershor 2025, 12:34Qeveria synon që personat mbi moshën 60 vjeç, të mos paguajnë taksën e shtëpisë dhe tu reduktohet çmimi i energjisë. Ndërkohë për të gjithë ata që kanë dalë në pensionis, hiqet taksa vjetore e makinës. Pensionistëve që punojnë do u ulet tatimi mbi pagën dhe do ketë bonuse në sajë të performancës.
-
Biznesi po merr më pak kredi për investime, por huaja për prona vazhdon rritjen
6 Qershor 2025, 08:56Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, për periudhën janar-prill kredia e re për investime kishte vlerën e 24.3 miliardë lekëve, në rënie me 20% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
-
‘Fermerët janë ambientuar me aplikimin online’, Mbyllet skema kombëtare për bujqësinë, Ardita Kuçi: 69 mijë aplikime, më e kërkuara nafta
5 Qershor 2025, 19:01Skema Kombëtare për Bujqësinë 2025 është mbyllur me 69,719 aplikime nga fermerët, me mbështetjen për naftën që rezulton masa më e kërkuar. Drejtoresha e AZHBR-së, Ardita Kuçi, tha se fermerët janë tashmë të ambientuar me aplikimet online dhe se trendi mbetet i qëndrueshëm nga viti në vit.
-
Hyn në fuqi vendimi i Bankës së Shqipërisë, nga 1 korriku kufizohen kreditë për shtëpi
5 Qershor 2025, 18:06Këtë të enjte ka hyrë zyrtarisht në fuqi vendimi i Bankës së Shqipërisë për të kufizuar kredinë që do marrin qytetarët për të blerë prona të patundshme. Ky vendim është i detyrueshëm për tu zbatuar nga bankat në vend duke nisur nga data 1 korriku i këtij viti.
