Kosova & Rajoni
-
Dy gra janë arrestuar në Serbi nën dyshimet për spiunazh. Sipas Tanjug, ato dyshohet se i kanë dhënë SHISH-it dhe Agjencisë së Inteligjencës së Serbisë informacione për pjesëtarë aktivë të shërbimit sekret serb BIA.
30 Shtator, 10:28 -
Arrihet marrëveshja, shqiptarët e Luginës së Preshevës me listë të përbashkët për zgjedhjet në Serbi! Reagon Meta: Mundësi historike
30 Shtator, 09:52Ish-presidenti Ilir Meta ka përshëndetur marrëveshjen nga qelia duke e quajtur si mundësi historike që çdo votë të jetë në mbrojtje të të drejtave të shqiptarëve dhe për demokratizimin e Serbisë.
-
Vendimi i Hagës për ish-krerët e UÇK, qytetarët e Kosovës dy javë në protestë: Nuk po rritet lodhja, por po na soset durimi
29 Shtator, 21:47Mijëra qyetatarë u mblodhën sërish sonte në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, në protestën “Jo në emrin tim” kundër vendimit dënues të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj drejtuesve të UÇK-së.
-
Kosovë/ Gjykata cakton një muaj paraburgim për nëntë të dyshuarit për krime lufte në Zubin-Potok
29 Shtator, 19:24Gjykata Themelore në Prishtinë ka urdhëruar një muaj paraburgim për nëntë të dyshuar për krime lufte lidhur me zhdukjen e një grup prej 23 shqiptarësh të njohur si “Grupi i Intelektualëve” gjatë luftës së fundit në Kosovë, mbetjet mortore të të cilëve u zbuluan muajin e kaluar në varre masive në Zubin Potok.
-
Vendimi i Hagës për ish-krerët e UÇK-së, Hisen Berisha në Report TV: Specialja duhet të rishikohet në emër të drejtësisë, deputetët të bashkohen!
29 Shtator, 19:05Ish-deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, kërkon që pas vendimit të Hagës ndaj ish-krerëve të UÇK-së, deputetët në Kosovë të bashkohen për rishikimin e Dhomave të Specializuara. Ai thotë se çështja nuk duhet të përdoret për përfitime pushteti dhe se çdo ndryshim duhet të bëhet duke respektuar detyrimet juridike që Kosova ka marrë përsipër.
-
Kosovë/ Vendimi i Hagës për ish-krerët e UÇK-së, PDK: duam hapa konkretë për ‘specialen’ brenda 6 tetorit! S’do qëndrojmë duarkryq
29 Shtator, 17:03Partia Demokratike e Kosovës dhe Veteranët e UÇK përsëritën thirrje ndaj mazhorancës së Albin Kurtit që të mbështesin projektligjin për të ngushtuar kompetencat e Dhomave Speciale.
-
Zyrtarë të Listës Serbe dyshohen për sulm ndaj rendit kushtetues të Kosovës dhe vepra të tjera penale
29 Shtator, 15:12Serbët në veri të Kosovës, gjatë viteve të mëparshme, kanë ngritur barrikada dhe kanë organizuar protesta për t’iu kundërvënë zbatimit të vendimeve të Qeverisë së Kosovës, ndërsa Lista Serbe i ka mbështetur rregullisht ato.
-
'Krimet e tij nuk duhet të glorifikohen', Grupi i Partive Popullore Evropiane dënon nderimet për Ratko Mlladiç në Beograd
29 Shtator, 14:56Partia Popullore Evropiane kritikon nderimet publike dhe shtetërore në ceremoninë mortore të Ratko Mladiç, si dhe pjesëmarrjen e zyrtarëve të lartë serbë. PPE e lidh çështjen edhe me shqyrtimin e vazhdueshëm të SNS-së.
-
EMRI/ Përplasi kokën gjatë ndeshjes së futbollit, humb jetën 16-vjeçari shqiptar në Greqi
29 Shtator, 11:06Gjatë një ndeshjeje i mituri shqiptar Asllan Gjana, humbi jetën pasi doli jashtë fushës dhe goditi pjesën e pasme të kokës në gardhin rrethues të stadiumit.
-
Ursula von der Leyen nis nesër turin ballkanik, ndalesa e parë Tirana! Presidentja e KE sjell planin e anëtarësimit për 4 shtete
29 Shtator, 09:57Më 1 tetor, presidentja e KE vijon me takimet në Kosovë dhe Malin e Zi, ndërsa përmbyllja do të jetë të premten në Maqedoninë e Veriut. Presidentja e KE vjen edhe me një plan për një udhërrëfyes të posaçëm për Shqipërinë, Malin e Zi, Moldavinë dhe Ukrainë që do t’i ndihmojë ato në rrugën e anëtarësimit.
-
Javë vendimtare në Kosovë: President ose zgjedhje të reja
29 Shtator, 08:56Moszgjedhja e presidentit të ri deri më 6 tetor e çon vendin në zgjedhje të cilat duhet të mbahen më së largu më 15 nëntor. Këto zgjedhje do të ishin të katërtat në më pak se dy vjet.
-
Analiza: A do të ndryshohet ligji për Gjykatën Speciale në Kosovë?
28 Shtator, 22:54Pas vendimit të Hagës, Parlamenti përmes deklaratës kërkon nga të gjitha institucionet shtetërore të Kosovës që të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për mbrojtjen e së vërtetës dhe të pastërtisë së luftës çlirimtare të popullit të Kosovës.
-
Kosovë/ Vendimi ndaj ish-krerëve të UÇK, sot nata e 13-të e protestës ‘Jo në emrin tim’
28 Shtator, 21:25Mijëra qyetatarë u mblodhën sërish sonte në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, në protestën “Jo në emrin tim” kundër vendimit dënues të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj drejtuesve të UÇK-së.
-
Greqi/ Shqiptari sulmon me thikë 65-vjeçarin në një kantier ndërtimi, arrestohet
28 Shtator, 21:1475-vjeçari nga Shqipëria ka qëlluar me thikë 65-vjeçarin në në një kantier ndërtimi në rrugën Gennimata në Glyfada, mesditën e sotme.
-
Analiza: Çfarë i karakterizoi 14 vitet e Vuçiç në pushtet?
28 Shtator, 20:14Aleksandër Vuçiçi, jo vetëm si kryeministër, por edhe si president, shpesh ka përdorur shifra për të argumentuar se sa më mirë jetohet, punohet dhe ndërtohet tani se para vitit 2012 në Serbi.
-
Pas bisedës Vuçiç-Putin, Departamenti i Shtetit rikujton deklaratën e Rubios: Serbia, e përfshirë në çështje problematike
28 Shtator, 19:58Një ditë para se të jepte dorëheqje, Vuçiç zhvilloi një bisedë telefonike me Putinin më 26 shtator për marrëveshjen e gazit që Serbia pret ta arrijë me Rusinë, si dhe për bashkëpunimin dypalësh.
-
SHBA/ Dy kongresistë republikanë kërkojnë të mos i zgjatet licenca Industrisë së Naftës së Serbisë
28 Shtator, 18:58Kongresistët republikanë Joe Wilson dhe Keith Self i dërguan të premten letër Departamentit amerikan të Thesarit, në të cilën kundërshtuan zgjatjen e lehtësimit nga sanksionet për NIS-in.
-
Tensionet në Egje, media greke zbulon skenarin ushtarak në rast lufte me Turqinë: Ja çfarë do të bënte Greqia në 24 orët e para
28 Shtator, 18:11Greqia është e përgatitur edhe për skenarin më të keq në Egje: një sulm nga Turqia. Nëse Athina do të vlerësonte se një sulm turk është i pashmangshëm, përgjigjja, sipas skenarit të përshkruar nga analistët ushtarakë grekë, nuk do të ishte pritja, por goditja parandaluese.
-
Kosovë/ Partitë pa marrëveshje për Presidentin e ri, afati drejt përfundimit
28 Shtator, 17:10Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku, tha se partia opozitare ka vullnet për t'i konkretizuar hapa që të zgjidhet secili problem në mënyrë që të funksionojnë të gjitha institucionet.
-
Shkrumbohet nga zjarri lokali në Athinë! 3 vite më parë në të njëjtin vend mbeti i vrarë Pëllumb Islami
28 Shtator, 16:54Zjarri në kafenenë në rrugën Kastamonis mori përmasa dhe u përhap në tre katet mbi të. Bëhet fjalë për të njëjtin objekt ku në shkurt 2023 është shënuar një sulm i përgjakshëm me armë zjarri ku mbeti i vrarë 39-vjeçari shqiptar Pëllumb Islami.