Kosova & Rajoni
-
Tre vjet më parë, në Banjskë të Zveçanit një grup i serbëve të armatosur sulmuan Policinë e Kosovës, duke vrarë rreshterin Afrim Bunjaku. Gjatë shkëmbimit të zjarrit, tre sulmues serbë u vranë.
24 Shtator, 18:06 -
Ngushëlloi familjen e Ratko Mlladiçit, dështon seanca për shkarkimin e kreut të Kuvendit të Malit të Zi (VIDEO)
24 Shtator, 14:28Nismën për shkarkimin e Mandiçit e paraqiti DPS-ja më 7 shtator. Shkak u bë telegrami i ngushëllimit që kryetari i Kuvendit i dërgoi Darko Mlladiçit për vdekjen e të atit, Ratko Mlladiç. Mandiçi tha se e kishte bërë këtë në emrin e tij dhe të Demokracisë së Re Serbe, partisë që drejton.
-
Kosova kërkon drejtësi! 3 vjet nga sulmi në Banjskë, Kurti: S’heqim dorë nga dënimi i përgjegjësve! Ambasada e SHBA: Autorët të mbajnë përgjegjësi
24 Shtator, 08:213 vjet nga vrasja e oficerit të policisë së Kosovës Afrim Bunjaku, në sulmin terrorist në Banjskë, Milan Radoiçiç që ka marrë përsipër autorësinë e sulmeve raportohet se ndodhet në Beograd ku nuk i është ngritur një akuzë zyrtare.
-
Asambleja e OKB, Vuçiç falënderon shtetet që nuk njohin Kosovën: E dimë që ju kanë bërë presion! Sytë katër kur nënshkruani me fuqitë e mëdha
24 Shtator, 08:13Në fjalimin e tij Vuçiçi kritikoi edhe sulmet e NATO-s ndaj Serbisë në vitin 1999 duke u shprehur se tentuan të merrnin territorin e Serbisë dhe kanë shkaktuar plagë të thella në të drejtën ndërkombëtare.
-
Kosovë/ ‘Jo në emrin tim’, mijëra qytetarë sërish protestë në mbështetje të ish krerëve të UÇK-së! Thirrje institucioneve të veprojnë
23 Shtator, 21:25Me pankartat “Jo në emrin tim”, “Liria ka emër” e flamuj kombëtar dhe të UÇK-së qytetarët kërkuan drejtësi për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.
-
Këmbanat e alarmit në Ballkan
23 Shtator, 18:51Zhvillimet e fundit në Ballkan duhet të shërbejnë si një kambanë alarmi për Europën, duke pasur parasysh rrezikun që provokimet nacionaliste në një vend të përhapen edhe në pjesë të tjera të rajonit. Zgjedhjet e shumta që do të zhvillohen muajin e ardhshëm rrisin rrezikun e një rrëshqitjeje të rrezikshme drejt destabilitetit politik.
-
Takimi i Von Der Leyen me presidentin serb në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, KE: Ishte spontan dhe i shkurtër
23 Shtator, 16:40Von der Leyen javën e ardhshme do të udhëtojë në rajon, në kuadër të turneut të saj tradicional vjetor në Ballkanin Perëndimor.
-
-
Kriza politike/ Kushtetuesja e Kosovës rrëzon PDK-në: Votimi i Qeverisë i rregullt! Presidenti duhet të zgjidhet deri në 6 tetor
23 Shtator, 15:00Gjykata Kushtetuese e Kosovës tha se Kuvendi i Kosovës është konstituuar përtej afatit 30-ditor, por megjithatë shtoi se deputetët duhet të zgjedhin nënkryetarin e dytë nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës.
-
Dialogu Kosovë-Serbi, Kallas kërkon përparim pas takimeve të ndara me Kurtin dhe Vuçiçin: Marrëveshjet e arritura nga BE janë detyruese
23 Shtator, 08:43Sipas Kallasit, zbatimi i marrëveshjeve nuk është favor ndaj Brukselit, por detyrim ndaj qytetarëve dhe një rajoni që pret marrëdhënie normale. BE-ja, tha ajo, do të vazhdojë të jetë ndërmjetëse e paanshme, por ndërmjetësimi nuk mund ta zëvendësojë vullnetin politik në Beograd dhe Prishtinë.
-
Bosnje dhe Hercegovinë/ Dodik jashtë listave zgjedhore në Republikën Sërpska, por jo jashtë fushatës
22 Shtator, 18:32Millorad Dodik, i dënuar me vendim të formës së prerë nga Gjykata e Bosnje dhe Hercegovinës për moszbatimin e vendimeve të Përfaqësuesit të Lartë, formalisht mban vetëm postin e kryetarit të Aleancës së Socialdemokratëve të Pavarur (SNSD).
-
Verdikti i Hagës, nis beteja në Apel për ish-krerët e UÇK-së
22 Shtator, 16:03Mbrojtja ka kohë deri të premten, më 25 shtator, për të dorëzuar njoftimin e apelit, ku duhet të përcaktojë edhe pjesët e aktgjykimit që do të kundërshtojë.
-
Çfarë parashikon nisma e PDK-së për ndryshime në ligjin për Specialen?
22 Shtator, 07:36Në dokumentin e ndryshimeve të propozuara kërkohet ndër të tjera, që dënimet më të larta që mund të shqiptohen të jenë 15 vjet burgim dhe që të dënuarit të mund të jenë subjekt i faljes presidenciale. Dënimet kërkohet që të kryhen në institucionet e vuajtjes së dënimit të Kosovës.
-
Kurti takohet me Erdoganin në SHBA: Diskutuam edhe për aktgjykimin e Speciales
22 Shtator, 07:24Veç presidentit të Turqisë, Kurti është takuar edhe me kongresistët amerikanë Mike Lawler dhe Joe Wilson, me të cilët ka diskutuar për vendimin e Gjykatës Speciale, thellimin e marrëdhënieve me SHBA dhe për problemet e shqiptarëve të Luginës së Preshevës.
-
Nisma e ndryshimeve ligjore për Specialen, PDK ‘ofertë’ Kurtit: Tërheqim padinë në Kushtetuese nëse e votoni
22 Shtator, 07:17Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se fillimisht do e presin vendimin e Gjykatës Kushtetuese për çështjen e konstituimit të Kuvendit, duke pasur parasysh se kjo kërkesë, me të cilën kontestohet ky proces, nuk është tërhequr.
-
Cvijanoviç bisedon për situatën në Bosnje dhe rajon me shefen e stafit të Trumpit: Po ndërtojmë miqësi të reja dhe po forcojmë ato të vjetrat
21 Shtator, 22:30Cvijanoviç së bashku me ish-presidentin e entitetit të Republikës Sërpska u larguan nga lista e sanksioneve amerikane në tetor të vitit 2025, së bashku me 48 anëtarë të familjes së Dodikut, kompanitë e tyre dhe bashkëpunëtorët e afërt.
-
Kosovë/ 'Liria ka emër', mijëra qytetarë sërish në protestë në mbështetje të ish krerëve të UÇK-së
21 Shtator, 21:54Në Prishtinë vijojnë protestat ndaj vendimit të Gjykatës Speciale për 4-ish krerët e UÇK-së. Me pankartat “Jo në emrin tim”, “Liria ka emër” e flamuj kombëtar dhe të UÇK-së qytetarët kërkuan drejtësi për katërshen e UÇK-së.
-
Zgjedhjet e tetorit në Serbi/ Partia e dalë nga protestat kryeson në sondazhe, Vuçiç rrezikon të dalë në opozitë
21 Shtator, 20:56Partia e dalë nga protestat në Serbi vendosi të hyjë në garën elektorale, duke paraqitur një listë të gjerë me 250 kandidatë për zgjedhjet e parakohshme të 25 tetorit. Lista, e drejtuar nga kardiologu dhe profesori universitar Ilija Srdanović, përfshin kryesisht akademikë, profesionistë, aktorë dhe figura publike.
-
Hagë/ Ish-këshilltari takon Hashim Thaçin! Zbulon mesazhin e tij për popullin e Kosovës: U bëtë zëri i fuqishëm kundër padrejtësisë
21 Shtator, 20:38Në një postim në rrjetet sociale Tahiri shkruan se kësaj herë udhëtimi drejt Hagës ishte ndryshe pas vendimit të Gjykatës Speciale të cilën e ka cilësuar si të padrejtë.
-
Mediat serbe ngrejnë alarmin pas protestave për UÇK-në: Po promovojnë Shqipërinë e Madhe
21 Shtator, 13:45I tillë është rasti i të përditshmes serbe ‘Alo, e cila pretendon se në protestat kundër vendimit të Hagës ‘janë valëvitur flamuj të Shqipërisë së Madhe’ e janë kënduar këngë për të ‘nga Tirana deri në Bujanoc’.