Kosova & Rajoni
-
Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.
27 Shtator, 07:06 -
-
Zgjedhjet në Bosnje nën vëzhgimin e figurave të afërta me Kremlinin
26 Shtator, 19:18Për ndikimin rus në rajon u diskutua së voni edhe gjatë një seance dëgjimore në Kongresin amerikan, ndërsa OSBE-ja paralajmëroi se gjatë vëzhgimit të zgjedhjeve në Bosnje dhe Hercegovinë do t’i kushtojë vëmendje edhe ndërhyrjes së mundshme të huaj dhe dezinformimit.
-
-
Thaçi dhe 3 ish-liderët e UÇK-së ‘Qytetarë Nderi’ të Tiranës, Komisioni Artistik-Kulturor miraton propozimin e Veliajt! I kalon Këshillit Bashkiak
26 Shtator, 15:19Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, të dënuar me 81 vite burg në total nga Dhomat e Specializuara për Kosovën në Hagë, pritet të shpallen 'Qytetarë Nderi' të Tiranës. Pasi Komisioni Artistik-Kulturor i Bashkisë së Tiranës miratoi propozimin e kryebashkiakut Veliaj, tani 'fjalën' e ka Këshilli.
-
Kosovë/ Marshim nga Vërmica drejt Prishtinës: UÇK-ja liria jonë! Protesta edhe më 1 tetor
26 Shtator, 14:32Protestat në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së po intensifikohen në Kosovë pas vendimit të Hagës. Një tubim i madh është paralajmëruar në Prishtinë më 1 tetor. Të premten kryeministri Rama nga Nju Jorku kritikoi Joe Biden dhe SHBA-në për tradhti ndaj UÇK dhe Hashim Thaçit.
-
Shpërthimi shemb godinën në Athinë, 6 të vdekur, mes tyre 3 shqiptarë! Ekipet e emergjencës nxjerrin trupat nga rrënojat (EMRAT+VIDEO)
26 Shtator, 13:06Të paktën 3 shqiptarë kanë humbur jetën në Athinë të Greqisë kur godina ku po qëndronin u shemb si pasojë e një shpërthimi. Ngjarja ndodhi të premten ndërkohë që autoritetet kanë arritur të nxjerrin të gjithë trupat e pajetë
-
Breshëri plumbash ndaj lokalit të shqiptarit në Athinë, plagoset vajza e tij 10-vjeçare! 4 autorët djegin makinën pas sulmit
26 Shtator, 09:21Një vajzë 10-vjeçare me origjinë shqiptare mbeti e plagosur pasi persona të armatosur qëlluan drejt lokalit të babait të saj në Athinë. Autorët u larguan pas sulmit, ndërsa automjeti i përdorur u gjet më pas i djegur në zonën e Aspropyrgos. Hetimet po shqyrtojnë edhe dyshimet për përfshirjen e Klodian Lekocajt.
-
Ishte destinuar për në Kosovë, Mali i Zi ndalon ngarkesën me mish të skaduar
25 Shtator, 20:10Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë deklaroi se më herët ka marrë edhe mostra për analiza, ndërsa çdo ngarkesë e operatorit po i nënshtrohet kontrolleve shtesë në kufi. Në të njëjtën kohë, inspektorati po kontrollon sasitë e produkteve në depo dhe ato që janë vendosur në treg.
-
'Kosova mbetet pjesë e jetës sime', Wesley Clark: Kudo që shkoj ka shqiptarë që më qerasin, ndihem si pjesë e familjes!
25 Shtator, 18:03Gjatë mbrëmjes gala të organizuar në SHBA nga Këshilli për Marrëdhëniet Shqiptaro-Amerikane ish-gjenerali i NATO-s, Wesley Clark, foli për lidhjen e tij me shqiptarët dhe guximin e rezistencës në Kosovë.
-
Mali i Zi vendos viza për qytetarët nga Rusia, Bjellorusia dhe Turqia
25 Shtator, 14:54Qeveria e Malit të Zi më 23 korrik të këtij viti miratoi ndryshimet në Rregulloren për regjimin e vizave, me të cilat përcaktohet se, nga 1 nëntori, shtetasve të vendeve të përmendura do t’u nevojitet vizë për hyrje, kalim nëpër territor dhe qëndrim në Mal të Zi.
-
'Edhe ish-armiqtë mund të ndërtojnë një të ardhme të përbashkët', Marta Kos viziton Srebrenicën: Ballkani Perëndimor e meriton këtë rrugë
25 Shtator, 14:42Vizita vjen pak kohë pas vdekjes në Hagë të ish kriminelit të luftës Ratko Mlladiç i cili u varros si hero në Serbi, pavarësisht kritikave të Bashkimit Europian.
-
Von der Leyen nis turneun në Ballkan, të mërkurën vjen në Shqipëri! Anashkalon Serbinë dhe Bosnje-Hercegovinën
25 Shtator, 14:31Sipas agjendës së bërë publike nga Komisioni Evropian, Von der Leyen do të mbërrijë të mërkurën në Tiranë, ku do të zhvillojë takime me presidentin Bajram Begaj dhe më pas me kryeministrin Edi Rama.
-
Vendimi i Hagës për ish-krerët e UÇK -së, protesta në 9 komuna e diasporën e Kosovës: Jo në emrin tim
25 Shtator, 14:04Platforma Liria ka emër së bashku me Organizatën e Veteranëve të UÇK kanë bërë thirrje për grumbullim në Podujevë, Prizren, Istog, Rahovec, Kaçanik, Drenas, Deçan, Gjilan, dhe Prishtinë.
-
'Faleminderit për Kosovën dhe mbështetjen ndaj UÇK-së', Balla takon Wesley Clark në New York
25 Shtator, 12:38Një falënderim për Kosovën dhe UÇK-në ka përcjellë Taulant Balla pas takimit me ish gjeneralin amerikan Wesley Clark në New York, duke vlerësuar rolin e tij gjatë ndërhyrjes së NATO-s në vitin 1999.
-
Presidenti serb: Do të japë dorëheqjen të dielën në mbrëmje, por do të flas me Putinin para përfundimit të mandatit
25 Shtator, 07:39Presidenti Aleksandër Vuçiç u tha gazetarëve në Nju Jork se do të japë dorëheqjen të dielën, rreth orës 8 të mbrëmjes, dhe do të shpjegojë vendimin e tij.
-
Kosovë/ ‘Jo në emrin tim’,qytetarët sërish protestë në mbështetje të ish krerëve të UÇK-së! Mbajnë edhe një minutë heshtje për 3-vjetorin e sulmit në Banjskë
24 Shtator, 22:04Edhe në ditën e nëntë të protetës qytetarët nga sheshi 'Skënderbeu' në Prishtinë' kërkuan drejtësi për për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin
-
Dënimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, çfarë strategjie mund ta ndjekë Qeveria e Kosovës për apelin në Hagë?
24 Shtator, 20:27Qeveria e Albin Kurtit nuk ka shpjeguar se si do të dukej strategjia për ta luftuar në Apelin e asaj që njihet si Gjykata Speciale aktgjykimin dënues për krime lufte ndaj Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit.
-
Nga 520 studentë të pranuar në shkollën e policisë në Maqedoninë e Veriut, vetëm 11 janë shqiptarë! Opozita akuza qeverisë: Përzgjedhjen e bëri vetëm VMRO-ja
24 Shtator, 18:18Ministri i Brendshëm i Maqedonisë së Veriut pranoi në Kuvend se vetëm 11 shqiptarë janë përzgjedhur për shkollën e policisë. Opozita shqiptare pretendon se mbi 100 kandidatë shqiptarë plotësonin kushtet dhe akuzon VMRO-në se e zhvilloi përzgjedhjen pa përfshirë përfaqësuesit e VLEN-it, partnerin shqiptar në qeveri.
-
Kontrabanda e cigareve në Maqedoninë e Veriut, 13 të ndaluar mes tyre policë e doganierë, i shkaktuan shtetit 6 milionë euro dëm
24 Shtator, 18:03Rreth 69,3 milionë cigare janë futur në mënyrë të paligjshme në tregun e Maqedonisë së Veriut, përmes një skeme që dyshohet se i ka kushtuar buxhetit mbi 6 milionë euro detyrime të papaguara. Në operacionin “Filter 2” janë ndaluar 13 persona, mes tyre katër doganierë dhe dy policë.