Kosova & Rajoni
-
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha se në takimin e ministrave të Jashtëm të NATO-s, e cila po mbahet prej dy ditësh në Bruksel, është diskutuar edhe sesi ta ndihmojmë Ballkanin Perëndimor për një të ardhme euroatlantike
29 Nëntor 2023, 12:44 -
Aksident në Kroaci/ Makina përplaset me kamionin, 6 të plagosur, mes tyre edhe shqiptarë
29 Nëntor 2023, 12:09Katër shqiptarë kanë mbetur të plagosur pas një aksidenti automobilistik në Kroaci. Një shqiptar, 22 vjeç, me qëndrim të përkohshëm në Republikën e Kroacisë, i cili drejtonte automjetin tip Volkswagen Caddy është përplasur me një kamion MAN me targa të Slavonskobrodit që drejtohej nga një boshnjak, në qytetin e Črnec Dugoselski.
-
Zbulohet makina me kallashnikov e municione në Greqi, gjenden gjurmët e gishtërinjve të një shqiptari! I skeduar më parë për grabitje
29 Nëntor 2023, 11:17Autoritetet greke kanë zbuluar brenda një automjeti të braktisur një kallashnikov, një granatë, karikatorë, një bidon benzinë dhe një helmetë. Sipas mediave greke, ngjarja lidhet me një shqiptar, i cili rezulton i përfshirë në disa raste të grabitjes.
-
Qeveria e Maqedonisë së Veriut miraton marrëveshjen për projektimin e rrugës Tetovë-Prizren
29 Nëntor 2023, 10:45Zv.kryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi ka njoftuar se ditën e djeshme në mbledhjen e Qeverisë u miratua marrëveshjen për projektimin e rrugës Tetovë-Prizren
-
Ambasadori amerikan në Beograd, Hill: Çështja kryesore është se çfarë marrëdhënie do të ketë Serbia me Rusinë
29 Nëntor 2023, 10:39Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill tha të hënën se Shtetet e Bashkuara duan “sqarim nga Serbia se çfarë ka nënshkruar me Rusinë në Nju Jork”, duke nënvizuar se në këtë periudhë “askush nuk do të duhej të nënshkruante asgjë me Rusinë”
-
FOTOT/ Fusnin në treg monedha 2 euro false, arrestohen 6 persona në Kosovë! Sekuestrohen thasët plot me 85 mijë euro
29 Nëntor 2023, 09:34Policia e Kosovës ka goditur një grup që dyshohet se merrej me prodhimin dhe futjen në treg të parave të falsifikuara. Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar gjashtë persona, prej të cilëve tre shtetas nga Kosova dhe tre nga Maqedonia e Veriut, të cilët dyshohen se fusnin në treg monedha 2 euro të falsifikuara.
-
Hajdutët vjedhin mbi 550 kg kanabis në fabrikën e Marijuanës, ndodhi në Gostivar
29 Nëntor 2023, 09:24Tre persona kanë sulmuar fizikisht një të punësuar në sigurimin në fabrikën për marihuanë për qëllime mjekësore në atarin e fshatit Çegran të Gostivarit, pas çfarë nën kërcënim me pistoletë e kanë mbyllur në një hapësirë dhe nga fabrika kanë marrë 41 thasë me marihuanë me një peshë të përgjithshme prej 552.85 kilogramë marijuanë
-
Në kërkim nga Interpoli, arrestohet shtetasi serb në Kosovë
29 Nëntor 2023, 09:11Policia e Kosovës ka arrestuar të martën (28 Nëntor) në Zveçan një shtetas serb nën dyshimin se ka kryer vepër penale kontrabandë mallrash, heqje apo dëmtim i vulave zyrtare
-
Analiza/ Pasaportat e Kosovës për serbët, çështje integrimi apo zgjedhjeje?
29 Nëntor 2023, 08:18Filipi nga Mitrovica e Veriut beson se Qeveria e Kosovës, “për arsye politike”, ka kërkuar nga Komisioni Evropian që të mos e lejojë liberalizimin e vizave për pasaportat e Administratës Koordinuese, të lëshuara nga Serbia.
-
Më 1 dhjetor afati i fundit, rritet numri i serbëve në veri që marrin targat e Kosovës
28 Nëntor 2023, 19:02Më 1 dhjetor është afati i fundit për banorët serbë në veri të kosovës që të zëvendësojnë targat e makinave të tyre me inicialet “KM” të lëshuara nga Serbia, me targa të Republikës së Kosovës, me inicialet “RKS”.
-
Për herë të parë në 78 vite, shqiptarët e Sanxhakut festojnë zyrtarisht Ditën e Flamurit!
28 Nëntor 2023, 18:48Për herë të parë pas 78-vitesh Sanxhaku i Novi Pazarit, një keahinë e cila ndodhet mes Malit të Zi dhe Serbisë, me një popullësi të madhe shqiptare, ka festuar zyrtarisht Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë.
-
Borrell nga selia e NATO-s: Kosova dhe Serbia të rrisin vullnetin për marrëveshje mes tyre
28 Nëntor 2023, 18:23Përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell, ka deklaruar se konflikti mes Kosovës dhe Serbisë do të jetë një nga pikat kyçe të diskutimit gjatë takimit të ministrave të Jashtëm të NATO-s, në Bruksel.
-
Bruksel, Blinken takon Stoltenberg: Sulmi në Banjskë incident serioz! Të kemi vëmendjen tek Ballkanin Perëndimor
28 Nëntor 2023, 16:43Kreu i NATO-s Jens Stoltenberg, është shprehur ditën e sotme, se sulmi terrorist i Banjskës më 24 shtator, nga një grup i armatosur serb, ku mbeti i vrarë efektivi Afrim Bunjaku, është një incident serioz dhe për këtë arsye Ballkani Perëndimor duhet të jetë në fokus të NATO-s, për të parandaluar agravimin e konfliktit.
-
Një muaj pas takimit në Beograd, Komandanti i KFOR-it bisedë telefonike me komandantin e ushtrisë serbe
28 Nëntor 2023, 12:57Komandanti i Misionit të NATO-s në Kosovë (KFOR), Ozkan Ulutas, ka zhvilluar një bisedë telefonike me shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Serbisë, Milan Mojsiloviç
-
Stoltenberg: Stabiliteti në Ballkanin Perëndimor është i rëndësishëm për gjithë Europën, do të bëjmë gjithçka për sigurimin e stabilitetit
28 Nëntor 2023, 11:50Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se Aleanca do të bëjë çfarë duhet për të siguruar stabilitet në Ballkanin Perëndimor, duke shtuar se paqja në këtë rajon është e rëndësishme edhe për vetë Europën dhe NATO-n
-
Emocionuese/ Drejt Guiness me flamurin gjigant kuqezi në origami! Shqiptarja nga Kosova synon rekord të ri
28 Nëntor 2023, 11:33Arbnora Fejza-Idrizi nga Skënderaj realizoi flamurin kombëtar shqiptar më të madh ndonjëherë me origamë. Flamuri u realizua në një sallë sporti në qytetin e Skënderajt rreth 50 kilometër larg kryeqytetit kosovar, Prishtinës.
-
'28 Nëntori, ditë reflektimi për të gjithë atë që kanë bërë heronjtë tanë' Osmani dhe Konjufcka homazhe në Prekaz
28 Nëntor 2023, 10:43Kosova feston 28 Nëntorin që shënon jo vetëm ditën e Pavarësisë por është dhe ditëlindja e Adem Jasharit dhe daljen e parë publike të daljes së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës më 28 Nëntor, 1997.
-
Analistja amerikane Stradner: Mund të presim një tjetër përshkallëzim në Kosovë
28 Nëntor 2023, 09:10Analistja Ivana Stradner, përmes një postimi në X (ish-Twitter) shkroi se është e bindur se mund të ketë një tjetër përshkallëzim në Kosovë, ashtu siç ndodhi më 24 shtator
-
VIDEO/ Tensione në Kuvendin e Malit të Zi, ish-kryeministri Abazoviç për pak sa nuk u përplas fizikisht me një deputet
28 Nëntor 2023, 08:46Kuvendi i Malit të Zi u karakterizua nga tensione dhe përplasje, pasi ish-kryeministri Dritan Abazoviç për pak sa nuk u përplas fizikisht me deputetin Nikolla Zirojeviç. Pas incidentit, kanë ndërhyrë edhe deputetë të tjerë për të parandaluar përshkallëzimin e situatës, shkruan Vijesti
-
FOTO/ Luani dhe arinjtë në Kosovë luajnë me dëborë, vizitorët shijojnë pamjen
28 Nëntor 2023, 08:16Punëtorët në një strehimore të arinjve në Prishtinë po punojnë shumë për t’u kujdesur për një luan që dëshiron të luajë në dëborë dhe për arinjtë të cilët janë larguar nga habitati i tyre natyror kur ishin këlyshë dhe janë duke e shijuar borën para gjumit dimëror.
