Kosova & Rajoni
-
Të paktën 10 persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e shpërthimit të një granate dore sot në orët e hershme të mëngjesit (22 Nëntor) në Tregun e Kafshëve në Prizren. Sipas Policisë, të lënduarit janë transferuar në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Prizren për trajtim mjekësor
22 Nëntor 2023, 09:40 -
Jo pasaporta nga struktura ilegale: Kosova kundër KE
22 Nëntor 2023, 09:18Qeveria e Kosovës reagoi ndaj propozimit të Komisionit Evropian për heqjen e vizave edhe për serbët e Kosovës me pasaporta serbe. Sipas saj nuk mund të pranohen pasaportat e strukturave ilegale serbe në Kosovë
-
Ambasada e franceze në Prishtinë: Franca do zbatim të marrëveshjeve para takimit të ardhshëm Kosovë-Serbi në Bruksel
21 Nëntor 2023, 21:35Ambasada e Francës në Kosovë, ka bërë një deklaratë, në të cilën jep detaje për vizitën në Prishtinë, të përfaqësuesin të saj të posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Rene Troccaz
-
Stoltenberg në Shkup: NATO-ja nuk do të lejojë destabilizimin e rajonit
21 Nëntor 2023, 18:15Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha të martën në Shkup se Aleanca Veri-atlantike do të bëjë gjithçka për të parandaluar ndonjë përshkallëzim të gjendjes së sigurisë, apo kërcënim ushtarak ndaj ndonjë vendi anëtar të NATO-së apo edhe të vendeve tjera të Ballkanit Perëndimor.
-
Kosovë, Kurti kundërshton propozimin e KE-së për heqjen e vizave për shtetasit që kanë pasaporta të Serbisë
21 Nëntor 2023, 17:38Qeveria e Kosovës tha se është e shqetësuar me propozimin e Komisionit Evropian që vizat të hiqen për bartësit e pasaportave të Serbisë, të cilët banojnë në territorin e Kosovës. Ekzekutivi kërkoi nga Bashkimi Evropian që ta rishqyrtojë këtë propozim.
-
Osmani: Drafti i Asociacionit ka disa paqartësi, duhet të sqarohen para se të shkojë në Gjykatën Kushtetuese
21 Nëntor 2023, 17:32Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është shprehur se draft-statuti euro-atlantik i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në veri të Kosovës është i paqartë në disa pika.
-
115 vjetori i Kongresit të Manastirit! Studentja 'ngre' bibliotekën e parë shqipe në qytet! Begaj: Ta ruash gjuhën amtare është thirrje për të ruajtur identitetin kombëtar
21 Nëntor 2023, 16:33Qyteti i Manastirit në Maqedoninë e Veriut, sot për herë të parë, me rastin e 115 vjetorit të “çimentimit” të alfabetit të gjuhës shqipe, ka fituar një bibliotekë me libra në gjuhën shqipe.
-
Kroacia thotë se dëbimi i diplomatit kroat nga Serbia destabilizon rajonin
21 Nëntor 2023, 13:35Ministria e Punëve të Jashtme e Kroacisë tha të martën se vendimi i Serbisë për ta shpallur sekretarin e parë të Ambasadës së Kroacisë në Beograd si persona “non grata” i përkeqëson marrëdhëniet mes dy vendeve dhe e destabilizon situatën në rajon
-
Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti për Report TV: NATO të shtojë trupat, duhet ta sigurojë Ballkanin Perëndimor që të mos ketë luftë
21 Nëntor 2023, 13:15Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, në një lidhje Skype në emisionin “Shqipëria Live” në Report TV, ka folur rreth deklaratave të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, për normalizimin e marrëdhënvieve Kosovë-Serbi. Ai tha se BE, SHBA dhe NATO janë të përcaktuara për zbatimin e marrëveshjeve të nënshkruara në Bruksel, e cila nënkupton edhe themelimin e Asosacionit lidhur me komunën serbe
-
-
Pas takimit me Vuçiç në Beograd, reagon Stoltenberg: Grumbullimi i ushtrisë serbe pranë Kosovës nuk ndihmon në qetësimin e situatës së tensionuar mes dy vendeve
21 Nëntor 2023, 10:49Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë të martën (21 Nëntor) në Beograd se grumbullimi i forcave të ushtrisë serbe në afërsi të kufirit me Kosovën nuk ndihmon në qetësimin e situatës së tensionuar mes dy vendeve
-
Stoltenberg në Beograd: Grumbullimi i ushtrisë serbe pranë Kosovës nuk ndihmon në qetësimin e situatës! Vuçiç: Vendosim vetë
21 Nëntor 2023, 10:43Sekretari i Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg është takuar me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç sot (21 Nëntor) në Beograd
-
Zjarr në QKUK në Prishtinë, digjet zyra e Institutit të Mjekësisë Ligjore (VIDEO)
21 Nëntor 2023, 09:20Objekti i Institutit të Mjekësisë Ligjore në Prishtinë është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm (21 Nëntor)
-
Paqja në Ballkan në rrezik për shkak të ndikimit rus?
21 Nëntor 2023, 08:45Cilat pika në Ballkanit Perëndimore janë më të ndjeshme ndaj ndikimit rus? Diskutimi lidhur me atë se sa mund të jetë i brishtë stabiliteti i këtij rajoni u nis javën e kaluar nga presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, e më pas pretendimet e tij u mbështetën disa ditë më vonë nga sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, gjatë vizitës së tij të parë në Bosnje e Hercegovinë më 20 nëntor.
-
Kosova ‘Shteti i burrave’, gratë zotërojnë vetëm 15 % të pronave, nuk ua besojnë as llogaritë bankare dhe as bizneset
21 Nëntor 2023, 08:07Gratë në Kosovë zotërojnë vetëm 15 për qind të pronave, krahasuar me 74 për qind që zotërohen nga burrat. Kurse, rreth 16 për qind e numrit gjithsej të llogarive bankare të biznesit në Kosovë janë në pronësi të grave, 82 për qind janë në pronësi të burrave dhe 2 për qind janë të regjistruar në bashkëpronësi.
-
Paralajmërimi i Zelenskyt se Rusia mund të nisë luftë në Ballkan, DASH: SHBA e përkushtuar për integrimin e vendeve të rajonit
21 Nëntor 2023, 07:32DASH thotë se lufta e Rusisë kundër Ukrainës nënvizon urgjencën dhe rëndësinë e punës së Shteteve të Bashkuara “për të ndihmuar vendet e Ballkanit Perëndimor të arrijnë aspiratat e tyre për integrimin evropian dhe anëtarësimin në institucionet euro-atlantike”.
-
Kurti: Serbia ka 48 baza operacionale përreth kufirit me Kosovën
20 Nëntor 2023, 20:34Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se Serbia ka ngritur ka 48 baza operacionale përreth kufirit me Kosovën.
-
Alarmi i deputetit të VV-së Abrashi: ‘24 shtatori’ mund të përsëritet nga Radoiçiç, kemi informacione! Analisti Arifi: SHBA e BE të mos neglizhojnë Kosovën
20 Nëntor 2023, 18:49Deputeti i Vetëvendosjes, Artan Abrashi në një lidhje Skype në “Studio Live” në Report TV, një ditë pasi kryeministri Albin Kurti paralajmëroi se po përgatitej një tjetër sulm terrorist nga Milan Radoiçiç, tha kanë informacione se sulmi i 24 shtatorit në Banjskë mund të përsëritet.
-
Osmani me Stoltenberg: Të merren masa ndëshkuese ndaj Serbisë, tolerimi e inkurajon
20 Nëntor 2023, 18:15Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka theksuar se është e domosdoshme që Serbia të ndëshkohet për krimet e saja dhe se tolerimi ndaj saj vetëm e inkurajon atë.
-
Stoltenberg në Kosovë: Stabiliteti në rajon ka rëndësi për sigurinë tonë! Sulmi i 24 shtatorit i papranueshëm përgjegjësit të dalin para drejtësisë
20 Nëntor 2023, 17:01Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se shtimi i pranisë ushtarake në Kosovë me 1.000 trupa – që përbën vendosjen më të madhe në vitet e fundit të aleancës – tregon se sa seriozisht e merr aleanca dhunën që shpërtheu muajve të fundit në Kosovë
