Kosova & Rajoni
-
Xhudistja shqiptare Majlinda Kelmendi është përfshirë në një aksident pasditen e sotme në Prishtinë
2 Shtator 2023, 07:49 -
Takimi Kurti-Vuçiç për sekuencimin e Marrëveshjes Bazë
1 Shtator 2023, 22:34Takimi i nivelit të lartë midis kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, më 14 shtator, duhet të zhvillohet për zbatimin e Marrëveshjes Bazë, kanë thënë të premten në Qeveri. Zgjidhje do të tentohet që t’u jepet edhe katër temave të tjera, për të cilat në Bashkimin Evropian patën kërkuar komente nga palët, në takimin e kryenegociatorëve më 19 korrik të këtij viti.
-
Bllokohen 4 rrugët kryesore në Bosnje, protestohet në mbështetje të Dodik
1 Shtator 2023, 20:38Me bllokimin e katër rrugëve kryesore në veri dhe jug të Bosnje e Hercegovinës, u protestua në mbështetje të presidentit të entitetit të Republikës Sërpska, Millorad Dodik, dhe drejtorit të Gazetës Zyrtare në këtë entitet, Millosh Lukiq.
-
Greqia merr vendime të ashpra për zjarret, burg dhe gjoba për zjarrvënësit nga pakujdesia
1 Shtator 2023, 18:20Greqia paralajmëron rritje të gjobave, si dhe burgim të menjëhershëm për ata që shkaktojnë zjarret, qoftë edhe nga pakujdesia.
-
Djegia e Muzeut të Vjetër të Muzikës në Gjakovë, Policia identifikon 3 të miturit, dyshohet se i vunë flakën
1 Shtator 2023, 17:14Policia e Kosovës ka identifikuar tre persona të moshës së mitur, të dyshuar për djegien e Muzeut të Vjetër të Muzikës në Gjakovë.
-
-
Rriten rastet e rusëve që marrin pasaportë nga Beogradi, KE: Ndryshimet në Ligjin për shtetësinë në Serbi, rrezik për sigurinë e BE-së
1 Shtator 2023, 14:42Rritja e numrit të rasteve të dhënies së shtetësisë së Republikës së Serbisë me procedurë të shpejtë qytetarëve nga Rusia, ka nxitur shqetësim në Bashkimin Evropian (BE). Në BE këtë e shohin edhe si rrezik në aspektin e sigurisë pasi qytetarët që posedojnë pasaporta të Serbisë mund të udhëtojnë pa viza në vendet e zonës Schengen.
-
VIDEO/ Europol shkatërron kartelin ballkanik të drogës, sekuestrohen 2.7 tonë kokainë në një anije dhe shuma të mëdha eurosh
1 Shtator 2023, 14:26Agjencia e Evropiane policisë Europol në bashkëpunim me policitë e Brazilit, Portugalisë, Francës, Serbisë, Kroacisë, Polonisë, Sllovenisë dhe Spanjës ka bërë të mundur çmontimin e një karteli ballkanik që merrej me trafikimin e sasive të mëdha të kokainës nga Amerika e Jugut në drejtim të Evropës.
-
U fotografua nga një student teksa lyente muret e fakultetit, dekani shqiptar në Shkup: Veprim i zakonshëm, çdokush do ta bënte
1 Shtator 2023, 12:03Dekani i Fakultetit të Arteve dramatike në Shkup, Besfort Idrizi u bë viral me foton ku ai vetë lyen muret e godinës së fakultetit. Idrizi në një intervistë për Report TV thotë se foton ia bëri një student që u çudit me veprimin e tij, por për të ndihma që ai u dha bojaxhinjëve është veprim i zakonshëm.
-
-
Mes problemeve me furnizimin e nxënësve me libra, nis sot viti i ri shkollor në Kosovë
1 Shtator 2023, 09:08Në arsimin parauniversitar të Kosovës sot fillon viti shkollor 2023/24. Ndryshe nga viti i kaluar kur pati grevë, ky vit do të nisë me problemin sa i përket pajisjes me libra për të gjithë nxënësit.
-
Amnesty International: Mungon trajtimi i duhur për viktimat e dhunës në familje në Kosovë
31 Gusht 2023, 22:52Një raport i publikuar të enjten nga organizata për të drejtat e njeriut Amnesty International, tregon se të mbijetuarit e dhunës në familje në Kosovë, që në të shumtën e rasteve janë vajza dhe gra, përballen me pasiguri dhe mungesë të mbështetjes në përpjekjet e tyre për t’iu larguar situatave abuzive
-
Greqia pret të digjen mbi 150 mijë hektarë tokë deri në fund të verës
31 Gusht 2023, 20:45Zjarret shkatërruese në Greqi do të shkatërrojnë më shumë se 150.000 hektarë tokë deri në fund të verës, vlerësoi më 31 gusht kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, i cili fajësoi krizën klimatike për katastrofën me zjarre
-
Borrell: Kurti dhe Vuçiç do të takohen më 14 shtator
31 Gusht 2023, 19:05Takimi i radhës i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, do të zhvillohet me 14 shtator, ka njoftuar në një konferencë për shtyp në Toledo, Spanjë përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell.
-
A mund të zgjidhen mosmarrëveshjet Kosovë-Serbi deri më 2030?
31 Gusht 2023, 18:10Qeveria e Kosovës tha se e mirëpret vizionin e shprehur nga presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, se BE-ja do të mund të pranojë vende të reja anëtare deri në vitin 2030, por se ato “nuk duhet të importojnë konflikte nga e kaluara”.
-
Kërcënoi se do të vriste Albin Kurtin, arrestohet një person në Kosovë
31 Gusht 2023, 17:12Një person është arrestuar nga policia e Kosovës ditën e sotme, pasi dyshohet se ka kanosur me vrasje kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti
-
Vuçiç do të dëshmojë për vrasjen e 6 të rinjve në 1998
31 Gusht 2023, 15:31Prokuroria Publike për Krimin e Organizuar në Serbi ka konfirmuar për gazetën “Danas” se ka pranuar kërkesë për të dëgjuar presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, për rastin e të rinjve të vrarë në kafenenë “Panda” në Pejë në vitin 1998, por se vendimi – kur të merret – së pari do t’i njoftohet avokatit të të dëmtuarve.
-
Osmani takon kongresmenin Turner: Kosova ka bërë shumë për shtensionimin e situatës në veri
31 Gusht 2023, 13:51Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë të enjten gjatë një takimi me kongresmenin amerikan, Mike Turner, se Kosova ka bërë hapa përmbajtjesor për shtensionimin e situatës në veri të Kosovës, ndërsa e ka akuzuar Serbinë për destabilizmin e saj përmes “bandave kriminale”, njoftoi Presidenca e Kosovës
-
Mitrovicë/ Hidhet granatë në oborrin e shtëpisë së kryesuesit të Bordit të “Trepçës! Dëmtohet banesa dhe dy makina
31 Gusht 2023, 12:47Një granatë dore është hedhur në oborrin e shtëpisë së kryesuesit të Bordit të ndërmarrjes “Trepça”, Bahri Hyseni.
-
Përfshihet nga zjarri Muzeu i Muzikës në Gjakovë
30 Gusht 2023, 21:19Muzeu i muzikës në Gjakovë është përfshirë nga zjarri.