Kosova & Rajoni
-
Sunny Hill Festival’ mblodhi në Prishtinë qindra të rinj, por edhe artistë të cilët kanë shijuar për katër ditë performancë e dhënë nga yjet botërore të muzikës. I pranishëm në natën e fundit të festivalit ka qenë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili nën tingujt e muzikës ka shijuar festivalin nga tribuna VIP.
8 Gusht 2022, 10:35 -
Shqiptari godet grekun me thikë në Sparta, i plagosuri rëndë dërgohet urgjent në spitalin e Athinës! Shkak i konfliktit dyshohet trafiku i drogës
8 Gusht 2022, 09:11Një grek, i cili pas një debati me një shqiptar në sheshin qendror të Spartës , pasditen e së shtunës, për shkak të plagëve të rënda që ka pësuar nga goditja me thikë, është dashur të dërgohet në një spital në Athinë.
-
Analistët në Beograd: Serbia ngre në pozicione drejtuese pjesëmarrësit në luftën e Kosovës
7 Gusht 2022, 22:44Njëri nga shtatë nënkryetarët e sapozgjedhur të Kuvendit të Serbisë është Bozhidar Deliq, gjenerali në pension që ka udhëhequr një brigadë gjate luftës në Kosovë ku ndodhën krimet më të rënda kundër shqiptarëve
-
Albin Kurti takon Dua Lipën: Kosova shkëlqen më shumë me ‘Sunny Hill’
7 Gusht 2022, 22:24Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, priti në një takim këngëtaren me famë botërore, Dua Lipa, e cila ka ardhur në Kosovë me rastin e edicionit të tretë me radhë të Festivalit Sunny Hill. Kurti e përgëzoi Duan për suksesin e saj fantastik dhe e vlerësoi të veçantë zërin, muzikën dhe performancat e saj në skenat botërore. Ai e falënderoi për përfaqësimin dinjitoz dhe promovimin e vlerave artistike të Kosovës kudo në botë.
-
Kriza ekonomike thellon varfërinë në Maqedoninë e Veriut
7 Gusht 2022, 20:42Të dhënat zyrtare tregojnë se paga mesatare është rritur me 9 për qind krahasuar me vitin e kaluar, por kostoja e jetesës është rritur me 14 për qind, pra, paga mesatare është 2.3 për qind më e ulët krahasuar me një vit më parë.
-
-
-
Receta shekullore e Djathit të Sharrit
7 Gusht 2022, 16:11Ekspertët thonë se Djathi burimor i Sharrit, prodhohet vetëm nga qumështi i deleve që merret nga kullotja në këtë bjeshkë. Por, ka mjaft të tillë që djathin e bëjnë edhe nga qumështi i lopës. Këtë e bëjnë amviset e shumta në shtëpitë e tyre, por edhe në kushte industriale apo gjysmë-industriale
-
Qeveria e Kosovës: Reciprociteti dhe targat nuk do të diskutohen në Bruksel
7 Gusht 2022, 16:05Dy vendimet e Qeverisë së Kosovës për reciprocitetin në dokumente dhe targat ilegale nuk do të diskutohen në takimin e 18 gushtit në Bruksel, ndërmjet kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiç.
-
-
Kosova shpall ‘non grata’ spiunen ruse, Sveçla: I ndalohet hyrja për 5 vite në territorin tonë
7 Gusht 2022, 11:31Gazetarja ruse, Daria Aslamova e cila u ndalua një ditë më parë në hyrje të Kosovës është shpallur person ‘non grata’. Aslamova u shpall person i padëshiruar nga ministri i i Brendshëm Xhelal Sveçla, i cili përmes një postimi në ‘Facebook’’, njofton se i është ndaluar hyrja për 5 vite në Kosovë.
-
Dyshohet se ishte nën efektin e drogës, shqiptari godet me thikë një person në Greqi, vihet në pranga
7 Gusht 2022, 10:08Një sherr ka ndodhur një natë më parë në qendër të Spartës në Greqi, në të cilin është përfshirë një shqiptar. Mediat greke raportojnë se shqiptari është konfliktuar me një shtetas grek.
-
‘Spiunia ruse që vepron në petkun e gazetares’, ndalohet në hyrje të Kosovës, bën propagandë për pushtimin rus ndaj Ukrainës
6 Gusht 2022, 21:04Ditën e sotme është ndaluar në hyrje të Kosovës shtetasja ruse Daria Aslamova, e cila njihet si një gazetare, por nga shumë shtete është vërtetuar se ajo ka qenë e angazhuar në spiunazh për inteligjencën ushtarake ruse duke vepruar si gazetare.
-
-
-
-
Breshëri plumbash ndaj efektivëve të Kosovës! Kurti: Bandat kriminale janë barrikaduar kundër policisë tonë
6 Gusht 2022, 14:08Njësia policore e Kosovës ka lajmëruar ditën e sotme se është sulmuar nga të shtëna me armë zjarri në liqenin e Ujmanit.
-
Tensionet në veri të Kosovës, Borrell pritet të ‘mbledh’ sërish në tryezë Kurtin dhe Vuçiç
6 Gusht 2022, 13:37Përfaqësuesi i Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell ka ripërsëritur ftesën për Presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiç dhe kryeminstrin e Kosovës Albin Kurti, për t’u ulur në tryezën e bisedimeve më 18 gusht.
-
Deputeti ukrainas dorëzon projekt-rezolutën për njohjen e pavarësisë së Kosovës: Ukraina mbështet demokracinë kudo në botë
6 Gusht 2022, 13:32Deputeti ukrainas Oleksiy Goncharenko ka dorëzuar projekt-rezolutën për njohjen e pavarësisë së Kosovës.
-
Tragjedi në Kroaci, autobusi polak del nga rruga! 12 persona humbin jetën, 32 të plagosur, zjarrfikësi: Si film horror
6 Gusht 2022, 12:21Një grup shtetasish polakë janë bërë pjesë e një tragjedie që ndodhi pak para agimit të kësaj të shtune në Kroaci. Një autobus i mbushur me pelegrinët fetarë rrëshqiti nga rruga dhe u rrëzua pranë Varazhdinit në Kroacinë veriperëndimore herët të shtunën, thanë autoritetet