Kosova & Rajoni
-
Serbia është përfshirë nga moti i keq ku reshjet e dendura të shiut kanë qenë të pranishme gjatë gjithë ditës së sotme duke shkaktuar dhe përmbytje në disa qytete të vendit.
30 Korrik 2022, 17:37 -
-
Osmani dhe Kurti: Kosova dhe SHBA-ja pajtohen që dialogu me Serbinë duhet të përqendrohet në njohje reciproke
30 Korrik 2022, 15:16Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe kryeministri Albin Kurti, thanë se gjatë vizitës së tyre në Shtetet e Bashkuara është rikonfirmuar mbështetja e Uashingtonit për Kosovën, si në fushën e ekonomisë, por edhe të integrimeve evropiane.
-
Ka tensione në Mal të Zi/ Gjukanoviç ‘kërcënon’ Abazoviç: Rrëzohet qeveria po u firmos marrëveshja me Kishën Serbe
30 Korrik 2022, 14:27Nëse Qeveria e Malit të Zi firmos Marrëveshjen Themelore me Kishën Ortodokse Serbe atëherë Presidenti do të nisë procedurat për rrëzimin e saj. Kështu ka thënë sot vetë kreu i shtetit malazez Gjukanoviç. Ai tha se marrëveshja falsifikon historinë e Malit të Zi.
-
'Dua të të ndihmoj'- mashtrimi që çoi në trafikimin e të miturës: Më kujtohet ai mëngjes i tmerrshëm...
30 Korrik 2022, 13:44“Po më dukesh vajzë e mirë dhe dua të të ndihmoj”, ky ishte premtimi që i ishte bërë vajzës me inicialet A.H., 15 vjeçe, nga një burrë më i vjetër.
-
Reciprociteti nis të hënën/ Kurti, mesazh në serbisht serbëve të Kosovës: Është detyra jonë t’ju mbrojmë nga diskriminimi
30 Korrik 2022, 12:31Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përmes një videomesazhi në gjuhën serbe iu është drejtuar të gjithë serbëve në lidhje me dy vendimet qeveritare që do të hyjnë në fuqi nga e hëna, e që kanë të bëjnë me reciprocitetin e letërnjoftimeve dhe për regjistrimin e automjeteve me targa të Kosovës.
-
Maqedonia e Veriut i dhuron tanke të vjetra Ukrainës
30 Korrik 2022, 08:59Autoritetet nuk kanë saktësuar se sa tanke i janë dhuruar Ukrainës, por bëjnë të ditur se në periudhën në vijim duhet të shpenzohen mjete edhe për asgjësimin e tankeve tjera që i kan në dispozicion, pasi ato konsiderohen të padobishme për ushtrinë
-
Spanja nuk ndryshon qëndrim! Kryeministri Sanchez: Mbështesim Beogradin kur flitet për çështjen e Kosovës
29 Korrik 2022, 22:33Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez ishte për vizitë zyrtare në Serbi ku nuk kurseu komentet pozitive për Vladimir Vucic ndërsa mbajti edhe një qëndrim që dihej prej kohësh për cështjen me Kosovën. Në deklaratën për mediat u shpreh se mbështesin dialogun Beograd-Prishtinë, por Spanja mban anën e Serbisë për cdo gjë që ka të bëjë me Kosovën.
-
Ish-deputeti boshnjak dënohet me tre vjet burgim për korrupsion! Një vit më parë i shpallur Non Grata nga SHBA
29 Korrik 2022, 16:47Një gjykatë në Sarajevë ka dënuar Amir Zukiqin, ish-zyrtar i lartë i partisë në pushtet, me tre vjet burgim për korrupsion
-
Kursim i energjisë në dimër ose ‘na ndihmoftë Zoti’
29 Korrik 2022, 15:49Shpeshherë kur flitet për dimrin që po vjen, qytetarët në Kosovë përballen me thirrjet nga institucionet për të bërë përgatitjet e nevojshme që të kursejnë energjinë elektrike. Në vitet e para të pasluftës, thirrjet e tilla kanë qenë të shpeshta, bazuar kryesisht në mungesën e investimeve në infrastrukturën e vjetruar energjetike.
-
Kosova në BE “më 2050”? Vendimmarrësit më optimistë
29 Korrik 2022, 11:38Në rrugën drejt Bashkimit Evropian, Kosova mbetet në vendnumërim. Ajo ka të nënshkruar vetëm Marrëveshje Stabilizim-Asociimi me BE-në, që është hapi i parë drejt anëtarësimit në bllok. E ardhmja evropiane i është konfirmuar disa herë, por rezultate të vërejtshme në praktikë nuk ka pasur.
-
Vuçiç: Nuk ka dialog në Bruksel derisa Kurti të jetë aty
29 Korrik 2022, 10:50“Kërkoj nga forcat mbrojtëse që të na ndihmojnë dhe të përmbahen dhe të arsyetojnë me Aljbin Kurtin”, kështu u shpreh presidenti serb Aleksandër Vuciç pas deklaratës së kryeministrit kosovar dje se është gjithmonë gatshëm të shkojë në Bruksel për të dialoguar me palën serbe.
-
Aksident në Kosovë/ Makina përplaset me autobusin, dy të vdekur dhe dy fëmijë të plagosur
29 Korrik 2022, 10:19Dy persona kanë vdekur si pasojë e një aksidenti në rrugën Prishtinë – Podujevë. Nga ky aksident i cili ndodhi mes një makine dhe një autobusi kanë mbetur të lënduar edhe dy fëmijë
-
Ishte vjedhur në Itali dhe më pas i kishin falsifikuar letrat në Shqipëri, sekuestrohet makina luksoze
29 Korrik 2022, 07:18Një makinë e cila ishte e vjedhur në Itali është sekuestruar në Kosovë. Policia e Kosovës bën me dije se dje rreth orës 13:00, nga Shqipëria për në Kosovë, ka ardhur vetura Land Rover me targa të Shqipërisë, të cilin e drejtonte shtetasi i Shqipërisë me inicialet U.R., viti i lindjes 1992
-
Grevistit i refuzohet kërkesa për lirim, qytetarët në Athinë ngrihen në protesta! Përplasje të dhunshme me policinë, shkatërrohen disa dyqane
28 Korrik 2022, 22:51Incidente të rënda kanë ndodhur pasditen e së enjtes në qendër të Athinës, ku rreth 300 persona u mblodhën për të zhvilluar protestën në sheshin “Sintagma”, për Yannis Michaelidis, i njohur si “Shigjeta”, pasi tij iu refuzua kërkesa për lirim.
-
Kurti: Takimi me Vuçiçin mund të mbahet në fund të gushtit
28 Korrik 2022, 21:34“Në vend se të ndodhë takimi (me Vuçiqin) me 19 korrik, tash shpresohet që mbase mund të mbahet në fund të gushtit”, tha kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një intervistë për Zërin e Amerikës, kur pyet për takimin e radhës në Bruksel
-
Escobar: Pavarësia energjetike, e rëndësishme për Ballkanin Perëndimor
28 Korrik 2022, 18:56I dërguari i posaçëm amerikan për Ballkanin, Gabriel Escobar i tha Zërit të Amerikës pas nënshkrimit të marrëveshjes energjetike mes Korporatës Sfidat e Mijëvjeçarit dhe Kosovës se marrëveshja është shenjë e thellimit të bashkëpunimit në mes të Kosovës dhe Shteteve të bashkuara.
-
Maqedonia e Veriut ka nisur bisedimet me BE-në, Kovaçevski: Gjuha jonë është e pastër në kornizën negociuese
28 Korrik 2022, 17:46"Kuvendi ka marrë vendim që ky vend të vazhdojë në rrugën e integrimeve evropiane. Në atë vendim morën pjesë deputetë të partive politike që përfaqësonin rrethin më të gjerë të qytetarëve në vend. Ky vend do të shkojë në rrugën e integrimeve evropiane”, tha Kryeministri Dimitar Kovaçevski, në seancën për çështje parlamentare në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
-
Vuçiç, “i shqetësuar” në prag të zbatimit të vendimit për targa
28 Korrik 2022, 16:50Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se është i shqetësuar në prag të nisjes së zbatimit të vendimit të Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e makinave.
-
SHBA dhe Kosova nënshkruajnë marrëveshjen prej 236 milionë dollarësh në fushën e energjisë
28 Korrik 2022, 07:32Shtetet e Bashkuara dhe Kosova nënshkruan të mërkurën në Uashington marrëveshjen e programit kompakt të Korporatës amerikane Sfidat e Mijëvjeçarit përmes së cilës pritet të investohen mbi 236 milionë dollarë në sektorin e energjisë. 202 milionë do të sigurohen nga qeveria amerikane.