Kronikë
-
23 Shkurt 2024, 09:23
-
-
Tronditëse në Durrës/ Tre fëmijët vrasin dhe groposin të atin, arrestohen! 2 vëllezërit mbrojtën të motrën, donte ta fejonte pa dëshirë! Në hetim gruaja
23 Shkurt 2024, 08:55Për të mbrojtur motrën nga babai dhunues që donte ta fejonte pa dëshirë, dy vëllezër kanë vrarë babain në fshatin Shënavlash të Durrësit. Viktima Pëllumb Meta u qëllua në banesë dhe dy djemtë që më pas e groposën në kasollen e bagëtive. Trupi u gjet 14 ditë pas ngjarjes dhe të arrestuar janë tre fëmijët e viktimës.
-
Makina përplaset me barrierën në aksin Milot-Morinë, vdes 21-vjeçari, plagoset pasagjeri! EMRAT
23 Shkurt 2024, 08:48Albert Shullani, 21-vjeç ka ndërruar jetë si pasojë e një aksident që ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin Milot Morinë
-
Shkodër/ Shpërthen makina e parkuar, autori i maskuar i hedh molotov dhe largohet (VIDEO)
23 Shkurt 2024, 07:19Një makinë në qytetin e Shkodrës ka shpërthyer, pasi një person i maskuar i ka hedhur molotov dhe është larguar. Shpërthimi ka ndodhur orët e para të mëngjesit, ndërsa mjeti ka qenë i parkuar pranë teatrit ‘Migjeni’.
-
-
VIDEO/ Grabitet Exchange-i në Tiranë, Report Tv sjell pamje ekskluzive, autori i maskuar përleshet me klientin, e godet me pistoletë lodër
22 Shkurt 2024, 20:55Një pikë këmbimi valutor është grabitur rreth orës 20:10 në Kombinat. Report Tv sjell pamje ekskluzive kur autori i maskuar përleshet me klientin dhe më pas e godet me pistoletë lodër
-
VIDEO/ Aksident në aksin Levan-Fier, furgoni përplaset me barrierat mbrojtëse dhe përmbyset
22 Shkurt 2024, 20:35Një fugon mallrash ka humbur kontrollin dhe për pasojë është përplasur me barrierat mbrojtëse, duke u përmbysur në rrugë.
-
‘Menduam se do e mundnim këtë të keqe’, ish-deputeti i PS, humb të ëmën: Ma dërrmove shpirtin o nëna ime!
22 Shkurt 2024, 18:54Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Alket Hyseni ka humbur nënën e tij e cila është ndarë nga jeta ditën e sotme. Lajmin e bëri me dije vetë Hyseni nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ku shpreh edhe dhimbjen e madhe për ndarjen nga jeta të së ëmës.
-
Iu konfiskua ish kryeprokurorit Adriatik Llalla, apartamenti në plazhin e Durrësit kthehet në qendër sociale për art dhe aktivizëm
22 Shkurt 2024, 18:11Apartamenti me pamje nga deti në shëtitoren e Plazhit të Durrësit dikur pronë e ish kryeprokurorit Adriatik Llalla tani është kthyer në 'Qendra Art dhe aktivizëm’, që do përdoret nga të rinjtë. Për përurimin e saj ishin sot ministri i Brendshëm Taulant Balla dhe ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato. Balla: Apartamentet e konfiskuara do u jepen familjeve të dëshmorëve.
-
U shkarkua se nuk justifikoi të ardhurat për blerjen e një trualli, KPA rikthen në detyrë prokuroren Daniela Sulaj
22 Shkurt 2024, 16:20Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrën prokuroren Daniela Sulaj e cila në vitin 2021 u shkarkua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit pasi nuk justifikonte burimet financiare për të mbuluar blerjen e një trualli për shtëpi në periferi të Tiranës në vitin 2013.
-
Punimet për linjën hekurudhore, sot në orën 22:00 bllokohet qarkullimi automjeteve në Rrashbull! Mjetet do duhet të përdorin aksin Tiranë-Durrës
22 Shkurt 2024, 16:04Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar bllokimin e rrugës së vjetër të Durrësit në kuadër të punimeve që po kryhen për ndërtimin e linjës hekurudhore Durrës-Tiranë.
-
Aksident në Bulqizë, 19-vjeçari me motor humb kontrollin dhe del nga rruga! Niset për mjekim drejt Traumës
22 Shkurt 2024, 15:54Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në aksin Bulqizë-Fushë-Bulqizë ku ka mbetur i plagosur një 19-vjeçar
-
Mori 25 mijë euro për të ndikuar tek gjyqtarët për lehtësimin e një dënimi, GJKKO lë në fuqi arrestin shtëpiak për avokatin Petraq Semani
22 Shkurt 2024, 15:46Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi masën ‘arrest shtëpie’ për avokatin Petraq Semani i cili akuzohet se mori 25 mijë euro ryshfet për të ndikuar tek gjyqtarët që të lehtësonin dënimin e një prej të arrestuarve për plagosje të rëndë me dashje me pasojë vdekjen.
-
Shfrytëzuan 10-vjeçarin për të përfituar nga klikimet në TikTok, lihen në burg babai dhe gjyshja në Berat
22 Shkurt 2024, 15:29Gjykata e Beratit la në burg gjyshen dhe babain e 10 vjeçarit, të cilët e shfytëzonin të miturin duke i kërkuar të përdorte fjalë banale në mënyrë që të përfitonin nga klikimet në rrjetin social Tik-Tok.
-
Transportonin emigrantë të paligjshëm kundrejt parave, dy të arrestuar në Gjirokastër
22 Shkurt 2024, 14:49Një 48 vjeçar dhe një 38 vjeçar janë arrestuar pasi transportonin 10 emigrantë në mënyrë të paligjshme. Ata i kalonin emigrantët kundrejt pagesës drejt vendeve të BE.
-
Vlorë/ Pjesë e një grupi kriminal që trafikonte drogë, pranga 27-vjeçarit në kërkim nga Italia
22 Shkurt 2024, 14:43Një 27-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia është arrestuar në qytetin e Vlorës.
-
Tentoi të korruptonte drejtorin e AKU-së në Tiranë, arrestohet pronari i një baxhoje në Durrës
22 Shkurt 2024, 13:24Një 43-vjeçar është arrestuar nga policia pasi ka tentuar që të korruptojë drejtorin e AKU-së Rajonale në Tiranë
-
Vrasja e Behar Sofisë, dëshmitë në gjykatë: U vëzhgua 6 muaj
22 Shkurt 2024, 13:08Stafi i lokalit ku pinte kafen Behar Sofia i i ekzekutuar në 25 Shkurt të 2021 kanë dëshmuar në procesin gjyqësor në ngarkim të Jemin Sherës i njohur me pseudonimin "bajlozi" i akuzuar nga SPAK si organizator i vrasjes së Behar Sofias.
-
Drejtori u pezullua se legalizoi pallatin me 4 kate pa leje, ja kush e merr drejtimin e Kadastrës së Lezhës
22 Shkurt 2024, 12:38Altin Gjergji është komanduar Drejtor i Agjencisë së Kadastrës në Lezhë, pas pezullimi nga detyra të drejtorit Gentjan Malotes, i cili është në hetim për shpërdorim detyre.