Kronikë
-
Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë në fshatin Risili në Vlorë. 3 mjete zjarrfikëse janë në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për të shuar flakët
8 Tetor 2023, 13:05 -
Aksident në aksin Fier-Tepelenë, përmbysët kamionçina me grurë
8 Tetor 2023, 12:46Një kamionçinë e ngarkuar me grurë ka dalë nga rruga dhe është përmbytur në një kanal anash rrugës
-
EKSKLUZIVE/ Arben Ahmetaj sërish i pandehur në SPAK, këtë herë nën akuzë për privatizimin e ish-fabrikës së Bukës në Tiranë, sot 'Emerald Center'! I shkaktoi shtetit 7 mld lekë të vjetra dëm
8 Tetor 2023, 10:37SPAK ka rënduar pozitën e ish zvkryeministrit Arben Ahmetaj. Pas hetimit për inceneratorët Ahmetaj është marrë i pandehur edhe për një tjetër dosje. Bëhet fjalë për privatizimin e ndërmarrjes “Buka Sh.a” për një dëm të shkaktuar ne vlerën 7 miliard lekësh të vjetra
-
Operacioni ‘Tempulli’ në Vlorë, arrestohet 20-vjeçari! Ishte në kërkim për drogë (Emri)
8 Tetor 2023, 10:36Një 20-vjeçar i shpallur në kërkim për shitje të lëndëve narkotike është vënë në pranga ditën e sotme nga Policia Vlorë.
-
Përleshja e dhunshme mes ultrasve pas ndeshjes Tirana-Vllaznia, shoqërohen 106 tifozë të ekipeve! 8 në pranga, 20 nën hetim (Emrat)
8 Tetor 2023, 10:13Tetë tifozë janë arrestuar pas përplasjeve të dhunshme mes ultrasve të Vllaznisë dhe Tiranës një ditë më parë. Policia shoqëroi 106 mbështetës të skuadrave ndërsa përgjatë sherrit, 5 tifozë mbeten të lënduar. Përplasja nisi në rrugën e Kombit, pas humbjes së Vllaznisë 0-1 përballë bardhebluve të kryeqytetit.
-
Iu gjet pistoletë në shtëpi, arrestohet 56-vjeçari në Belsh (EMRI)
8 Tetor 2023, 09:54Gjatë kontrolleve të policisë në fshatin Lokalitet, në banesën e 56-vjeçarit, policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë
-
Arrestohet për shpifje dhe dhunë në familje Robert Staka, drejtuesi i portalit “Shkodra.news”
8 Tetor 2023, 09:02Policia e Shkodrës ka vënë në pranga Robert Stakën, 37-vjeç i cili kishte kanosur e dhunuar babanë e tij, i cili ishte me urdhër-mbrojtje
-
Protestuan ndaj kompanisë turke që i hoqi nga puna e s’u dha pagat, prokuroria Fier: Po kryejmë hetime për falimentim të provokuar
8 Tetor 2023, 08:47Një ditë pas protestës së rreth 70 grave e vajzave në Fier pasi ishin hequr në mënyrë të padrejtë nga puna dhe nuk kishin marrë 2 paga të prapambetura, Prokuroria e Fierit thotë se ka nisur hetimet ndaj kompanisë turke “Ozgun Kan Albania”
-
Selanik, si agjentët e DEA-s ranë në gjurmët e ngarkesës me 585 kg kokainë, në pranga familja shqiptare! Burri, gruaja dhe 2 nipat
7 Tetor 2023, 18:56Kreu i grupit, i arrestuar tashmë, është Arjan Xhafaj, 50 vjeç nga Cakrani i Fierit dhe bashkë me të është arrestuar edhe bashkëshortja, Lutmira Xhafaj 42 vjeç, pronare e një bar-kafe në Cakran.
-
Sherr mes dy të rinjve pranë një picerie në Durrës, 17-vjeçari plagoset me thikë në krah! Arrestohet pas disa minutash ndjekje autori
7 Tetor 2023, 17:59Një konflikt midis dy të rinjve në lagjen nr. 13 në Durrës ka përfunduar me plagosjen e njërit prej tyre.
-
VIDEO/ Përfshihet nga flakët magazina e mobilierisë në Fushë Krujë, 10 milionë lekë dëme materiale! Shkak shkëndija elektrike
7 Tetor 2023, 16:18Magazina e një mobilerie në Fushë Krujë është përfshirë në flakë. Janë djegur disa mobilie dhe dëmi material llogaritet 10 milionë lekë. Dyshohet se shkak është bërë një shkëndijë elektrike.
-
U rrëzua nga pema duke vjelur arrat, ndërron jetë 64-vjeçari në Korçë
7 Tetor 2023, 16:12Një 64-vjeçar ka ndërruar jetë në Korçë, pasi u rrëzua aksidentalisht nga një pemë arre.
-
-
Trafik armësh nga Shqipëria në Greqi, videomesazhet që tradhëtuan 2 të arrestuarit! Mendohet se do çoheshin në Selanik
7 Tetor 2023, 13:48Detaje të reja nga tentativa për trafikim të armëve të zjarrit nga Kapshtica drejt Greqisë për të cilën më 6 tetor u arrestuan Xhimi Hoxha e Miklovan Veliu.
-
Vdekja e 3-vjeçarit, sekuestrohen kamerat dhe kompjuterët e klinikës 'Splendent'
7 Tetor 2023, 11:44 -
Dhuna e Rrajave për guroret, Prokuroria e Tiranës përfundon hetimet! Zbutet akuza në 'plagosje e lehtë me dashje'
7 Tetor 2023, 11:12Prokuroria e Tiranës përfundon hetimet ndaj pjesëtarëve të fisit Rraja dhe i akuzon për plagosje të lehtë me dashje dhe kanosje. Ekspertët thonë se dëmtimet janë të lehta, edhe pse pamjet që vetë Rrajat filmuan në lokalin e Thumanës, treguan një dhunë barbare ndaj kushërinjve Maja.
-
Lejoi hapjen e rrugës në mes të pyllit pa leje, dënohet me 1 vit e 6 muaj burg ish-kryebashkiaku i Fushë-Arrëzit
7 Tetor 2023, 10:13Gjykata e Posaçme dënoi me 1 vit e 6 muaj burg ish-kryebashkiakun e Fushë-Arrëzit, Fran Tuci, për "shpërdorim detyre" pasi lejoi hapjen e një rruge në zonë pyjore. Tucit i hiqet gjithashtu e drejta të ushtrojë funksione publike për 5 vjet.
-
Tiranë/ 3-vjeçari humbi jetën, Report Tv siguron skedën, eksperti: Vdekje e papritur nga shkaqe të panjohura! Mjeku Xhaxho: S’ka pamje sigurie brenda klinikës, po bëheshin punime
7 Tetor 2023, 10:03Raporti i ekspertizës paraprake, të cilin Report Tv e siguron, thotë se 3-vjecari Brian Spahiu pati vdekje të papritur nga shkaqe të panjohura më parë. Autopsia pritet të zbulojë çka ndodhur me të voglin që përfundoi në reanimacionin e pediatrisë pasi mbushi 14 dhëmbë në klinikën e anestezistit Roland Xhaxho e të bijës stomatologe.
-
‘Tempulli’/ Konsumoi tullumbace me azot, 15-vjeçari përfundon në spital! Zbulohet lokali i drogës në Fier, ‘kamuflazh’ me lojëra! 3 në pranga
7 Tetor 2023, 09:45Tre persona u arrestuan nga policia pasi shisnin tullumbace me azot në një dyqan pranë një shkolle në Fier që e kishin kamufluar si lojëra me kompjuter. Klientë ishin nxënësit e shkollës dhe njëri prej tyre, 15-vjecar përfundoi në spital. Të arrestuarit u kapën duke pirë kanabis në sy të klientëve të tjerë.
-
‘Tempulli’/ Shisnin drogë në shkollat e Burrelit, arrestohen 2 të rinjtë! Sekuestrohet kanabis
7 Tetor 2023, 09:10Një tjetër rast i shpërndarjes së drogave në afërsi të shkollave është goditur nga Policia, ndërsa kësaj here bëhet fjalë për në qytetin e Burrelit. Dy të rinj janë vënë në pranga pasi ishin bashkëpunëtorë në sigurimin dhe shitjen e kanabisit te nxënësit në shkollat e Burrelit.
