Kronikë
-
16 Nëntor 2023, 12:41
-
-
I dënuar me 16 vite burg për vrasjen e Alban Kaloshi, arrestohet 43-vjeçari me dy emra në Dibër
16 Nëntor 2023, 12:07Viktor (Xhevahir) Elezi është arrestuar nga policia e Dibrës, pasi akuzohet për ‘vrashe me dashje' të shtetasit Alban Kaloshi
-
I dënuar sepse kishte përshtatur qendrën e tatuazheve për të shitur kokainë te Komuna e Parisit, arrestohet 29-vjeçari (EMRI)
16 Nëntor 2023, 11:53Armando Behari është arrestuar nga policia e Tiranës, sepse ishte në kërkim pasi ishte dënuar me 3 vjet e 4 muaj burgim, për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve
-
Kuçovë, 2 të arrestuar për drogë, i gjejnë qeset me mijëra paund e lekë, elektroshok dhe 2 shkopinj metalik
16 Nëntor 2023, 11:27Policia ka vënë në pranga dy persona që rezultojnë të implikuar në veprimtarinë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike, në qytetin e Kuçovës.
-
Dritan Rexhepi i arrestuar në Turqi, shtyhet gjyqi në Tiranë! SPAK: Të njoftohet për procesin mbi zhdukjen e Jan Prengës
16 Nëntor 2023, 11:25Shqipëria është në pritje të ekstradimit të Dritan Rexhepit pas arrestimit në Turqi, por ndërkohë në Gjykatën e Posaçme, vijoi në mungesë procesi ndaj tij dhe 6 të pandehurve të tjerë për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës më 17 janar të vitit 2020
-
Gjyqi për 'Gërdecin', shtyhet seanca ndaj ish-ministrit Fatmir Mediu! Mungojnë 2 avokatët e tij
16 Nëntor 2023, 10:30Shtyhet procesi i Gërdecit ku pritej të dëshmonin 7 persona. Arsye për shtyrjen në datën 30 nëntor u bë mungesa e dy avokatëve të të pandehurit, Fatmir Mediu
-
-
GJKKO rrëzon sërish Malltezin, dhëndrit të Berishës nuk i kthen telefonin e kompjuterat
16 Nëntor 2023, 10:26Gjykata e Posaçme rrëzoi sot kërkesën e dhëndrit të ish-kryeministrit Sali Berisha, Jamarbër Malltezi, per kthimin e telefonit, kompjuterave dhe disa materialeve të tjera shkresore, të sekuestruara nga ana e SPAK.
-
VIDEO nga momenti i ekstradimit! I shumëkërkuari Behar Bajri mbërrin nga Franca në Shqipëri, akuzohet për vrasje me pagesë në dosjen ‘Metamorfoza’
16 Nëntor 2023, 10:24Nën masa të rrepta sigurie, i shumëkërkuari Behar Bajri ka mbërritur në Shqipëri. Ai u ekstradua nga Franca për llogari të autoriteteve shqiptare, pasi akuzohet për vrasje me pagesë dhe vepra të tjera penale në kuadër të dosjes ‘Metamorfoza’.
-
Sarandë/ Identifikohet trupi që u gjet i dekompozuar në fshatin Xarrë, i përket një çobani nga Elbasani të zhdukur 3 muaj më parë! S'ka shenja dhune
16 Nëntor 2023, 09:34Tre muaj pasi kishte humbur kontaktet me familjen, Adnant Jaupi u gjet i pajetë në Xarrë të Konispolit. 51-vjecari nga Elbasani punonte si çoban në skajin jugor të vendit dhe humbi jetën në rrethana ende të paqarta. Trupi i pajetë u gjet një ditë më parë pranë xhamisë dhe u identifikua sot nga policia
-
Zbulohen 18 pako me kokainë në kufi me Malin e Zi! Droga do vinte në Shqipëri! Pranga shoferit të makinës me targa franceze (EMRI)
16 Nëntor 2023, 08:54Pakot me kokainë që u zbuluan mëngjesin e sotëm në kufi me Malin e Zi kishin destinacion Shqipërinë, mëson Report Tv. Makina me targa franceze kishte hyrë nga Kroacia. Policia nis verifikimet për të gjurmuar personat pjesë e rrjetit kriminal që do të prisnin në vendin tonë kokainën.
-
‘Tempulli’/ Shiste kanabis afër shkollave, në pranga 44-vjeçari në Sarandë
16 Nëntor 2023, 08:44Një 44-vjeçar ka rënë në pranga në Sarandë, pasi shiste kanabis në afërsi të shkollave. Ai është arrestuar në kuadër të operacionit ‘Tempulli’.
-
U thirr në SPAK, Baftjar Zeqaj: Isha për tenderin e ujësjellësit në Fier! S’e bëri bashkia, por qeveria ‘Berisha’
15 Nëntor 2023, 21:03Ish-kryetari i bashkisë së Fierit Baftjar Zeqaj, ka dhënë në SPAK pak ditë më parë (13 nëntor) dëshminë e tij për tenderin e ujësjellësit të qytetit
-
Vodhën velierën e sekuestruar që ishte ankoruar në portin e Limionit në Sarandë, 5 të arrestuar! Në hetim edhe një efektiv policie
15 Nëntor 2023, 19:22Pesë persona janë arrestuar nga policia e Vlorës, pasi kanë vjedhur me një anije peshkimi, një mjet lundrues tip veliere që ishte vendosur në sekuestro në muajin qershor të këtij viti
-
Gjyqtarët e Kolegjit të Apelimit, vizitë në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg
15 Nëntor 2023, 18:56Një delegacion i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i drejtuar nga Kryetari Sokol Çomo, zhvilloi një vizitë në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut, në Strasburg.
-
Ndalohen fishekzjarret për festa private a në mesnatë, gjobë deri në mbyllje biznesi! Ligji për ndotjen akustike prej 2007-ës, institucionet s’e zbatojnë
15 Nëntor 2023, 17:34Kushdo që shkakton zhurma në zona të banuara, kryesisht me hedhje fishekzjarrësh në mesnatë, do të gjobitet, e madje nëse janë biznese, do rrezikojnë të mbyllen. Ligji ekziston prej 2007-ës, por institucionet nuk e zbatojnë. Në këto kushte, tri ministri lidhën një marrëveshje që synon të luftojë ndotjen akustike në zona të banuara duke shtuar kontrollet në terren.
-
I moshuari në Fier gjendet vetëm në lagjen ‘1 maj’! Nuk mban mend emrin dhe adresën e banesës
15 Nëntor 2023, 16:56Një i moshuar është gjetur i vetëm në lagjen “1 maji” në Fier. I moshuari rreth 80 vjeçar është shprehur për efektivët se nuk e mban mend emrin e tij dhe as adresën e banimit.
-
Strasburgu, A do rihapet 21 janari? Prokuroria e Tiranës: Presim ekspertizat e plumbit në itali
15 Nëntor 2023, 16:05Avokati i familjes së Aleks Nikës, protestuesit të vrarë më 21 janar, kërkoi që vendimi i gjykatës së Strasburgut që e cilëson ngjarjen si krim shtetëror, të shërbejë për hetimin e dosjes nga SPAK. Prokuroria e Tiranës ka një dosje të hapur për vrasjen e të riut nga Lezha dhe është në pritje të ekspertizave të plumbit nga Italia, ndërkohë pamjet e kamerave të kryeministrisë që mund të zbardhnin krimin, janë fshirë dhe nuk iu dhanë asnjëherë prokurorisë.
-
Morën ryshfet, për t’i dhënë metadon një pacienti, përfundojnë në pranga mjeku dhe infermieri në Fier
15 Nëntor 2023, 16:03Një mjek në spitalin e Fierit dhe një infermier në njësinë vendore për kujdesin shëndetësor kanë rënë në pranga pasi, morën nga 2000 lekë ryshfet, për t’i dhënë metadon, një pacienti në kundërshtim me ligjin dhe rregullat për tregtimin e këtij medikamenti.