Kronikë
-
16 Shkurt, 11:51
-
Atentati në Rinas/ Pezullohet drejtori në AMP: Punësoi Muçi Shaljanin me urgjencë, e pagoi pa shkuar në punë! Dyshohet se u rekrutua për t’i shërbyer krimit
16 Shkurt, 11:31Me kërkesë të Prokurorisë, Gjykata e Tiranës pezulloi nga detyra drejtorin e Financës dhe Shërbimeve Mbështetëse në Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore, Gëzim Sala, pasi lejoi punësimin e Muçi Shaljani (Sheqeri) si agjent në shkelje totale ligjore. Dyshimet e organit të akuzës janë për punësim prej grupeve kriminale për t’u shërbyer atyre.
-
3 të kërkuar ekstradohen nga Danimarka, Franca e Italia drejt Shqipërisë, akuzohen për vepra të ndryshme penale
16 Shkurt, 11:09Dy prej tyre janë të dënuar, përkatësisht me 13 vjet dhe 8 muaj burgim, ndërsa tjetri i akuzuar për mashtrim. Nga Danimarka u ekstradua Daniele Matoshi, alias Daniele Çela, alias Oklid Cela. Nga Franca u ekstradua 25-vjeçari Christopher Rudoviç, i lindur në SHBA. Nga Italia u ekstradua Gazmir Mjelli alias Gazmir Hamzaj.
-
Durrës/ Sot afati i fundit për të liruar banesat, Banorët që preken nga projekti TID: Çmimi i propozuar shumë i ulët, të pezullohet shembja
16 Shkurt, 10:49Banorët e Durrësit refuzojnë të pranojnë çmimin e ri të shpronësimit, më i lartë se ai fillestari, të zhvendosen se banesa në periferi të përcaktuara nga qeveria ose të vendosen të gjithë në një goditë të zgjedhur po prej tyre.
-
Reshjet e dëborës, ARRSH: Rruga drejt Thethit do të qëndrojë e mbyllur, rrezik nga ortekët! Qytetarët të shmangin aksin (VIDEO)
15 Shkurt, 19:53Qytetarët duhet ta shmangin lëvizjen në këtë segment rrugor deri në përmirësimin e kushteve dhe stabilizimin e situatës.
-
Po riparonte makinën në një servis, humb jetën aksidentalisht 23-vjeçari në Librazhd
15 Shkurt, 16:58I riu nuk ka mundur t'u mbijetojë lëndimeve.
-
Rrëshqitjet e dheut, shembet muri pritës në segmentin rrugor Maliq–Lozhan! Vështirësi në qarkullimin e mjeteve
15 Shkurt, 15:35Si pasojë e rrëshqitjes së dherave, është shembur muri pritës në segmentin rrugor Maliq–Lozhan, në afërsi të urës së Qenckës, duke shkaktuar vështirësi në qarkullimin e automjeteve.
-
Ekskluzive/ Në Siri ende 22 gra e fëmijë shqiptarë që refuzonin kthimin! Si u shpëtua Eva Dumani ilegalisht nga kampi në Turqi
15 Shkurt, 15:31Eva Dumani vajza 21-vjeçare e cila mundi të bashkohet me nënën dhe vëllain në Tiranë, 12 vite pasi u rrëmbye nga babai i saj xhihadist, arriti të largohet nga Siria përmes disa grupeve që e ndihmuan të kalojë ilegalisht në Turqi. Prej aty, në bashkëpunim me autoritetet shqiptare, u bë kthimi i saj i sigurt në Tiranë. Por si Eva, janë edhe 22 shqiptarë të tjerë, gra dhe fëmijë, të cilët me rrëzimin e regjimit atje, janë larguar nga kampi i ferrit Al-Hol. Ata janë ende në Siri, ndërsa në operacionet e mëparshme të shpëtimit, kanë refuzuar të kthehen në Shqipëri.
-
Reshjet intensive sjellin ndotje masive në liqenin e Fierzës, banori: Mes mbetjeve, edhe ato farmaceutike! Sjellin pasoja
15 Shkurt, 15:17Shirat intensive dhe prurjet ujore nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut kanë ndikuar dhe ndotjen e liqenit të Fierzës. Situata aktuale duket se nuk po përballohet as nga anija ekologjike pasi prurjet janë disa herë më të mëdha se kapaciteti i saj pastrues. Një banor thotë se fenomeni i ndotjes është kthye në rrezik.
-
Kishte përshtatur lokalin e tij për organizimin e lojërave të fatit, arrestohet 27-vjeçari në Tiranë
15 Shkurt, 14:13Një 27-vjeçar në Tiranë ka rënë në prangat e Policisë, pasi kishte përshtatur lokalin e tij për organizimin e lojërave të fatit.
-
U kapën 459 gr kokainë, shkon në 4 numri i të arrestuarve në Kukës! Një 17-vjeçar ra sot në pranga
15 Shkurt, 13:35Policia ka arrestuar sot një 17-vjeçar në Kukës, lidhur me operacionin ku u sekuestruan 459 gramë kokainë. Numri i personave të arrestuar shkon kështu në 4, ndërkohë që hetimet vijojnë.
-
I prezantohet si polic 31-vjeçarit dhe e përndjek me makinë, shpallet në kërkim një person në Lezhë
15 Shkurt, 12:51Policia ka shpallur në kërkim një 40-vjeçar nga Fieri, pasi dyshohet se ka përndjekur një 31-vjeçar në Lezhë me automjetin e tij, teksa i është prezantuar këtij të fundit si punonjës policie.
-
Grabiti bankën me kallash, Gjykata e Tiranës lë në burg autorin! Avokati: Të vlerësohet gjendja mendore
15 Shkurt, 12:20Gjykata e Tiranës ka lënë në burg Bardhyl Fushën, i cili pak ditë më parë tentoi të grabiste me armë zjarri një bankë në Tiranë. Avokati i Fushës ka kërkuar një masë më të lehtë sigurie para trupës gjykuese, si dhe një ekspertim psikologjik për klientin e tij.
-
Hiqeshin si inspektorë tatimesh, 2 të rinj merren në hetim në Korçë
15 Shkurt, 12:03Dy të rinj në Korçë u morrën nën hetim të dielën pasi u kapën duke ndaluar makina në bulevardin “Republika” me një tabelë të Tatimeve ku shkruhej “Kontrolli Tatimor”.
-
Transportonte 5 emigrantë të paligjshëm, arrestohet 35-vjeçarja në Lezhë! Dyshohet se u kishte marrë nga 2500 euro për t’i çuar në Itali (EMRI+VIDEO)
15 Shkurt, 11:27Policia ka arrestuar 35-vjeçaren Elsona Çoba, pasi u kap duke transportuar 5 emigrantë të paligjshëm, të cilëve dyshohet se u kishte marrë nga 2500 euro me premtimin për t'i çuar në Itali.
-
Misteri i plagosjes së të dashurës 18-vjeçare me armën e tij, në pranga nipi i Vladimir Gjutës! Zbardhet dëshmia
15 Shkurt, 10:48E reja u plagos me armën e të dashurit Erisjaldo Gjuta, ndërsa policisë i tha se u vetëplagos, por kjo dëshmi po shihet me rezerva pasi Vladimir Gjuta dhe familjarët e tij fshehën provat në hotel dhe gënjyen në spital se vajzën e gjetën në rrugë.
-
Arrestohet në flagrancë 51-vjeçari në Kamëz, policia i gjeti në banesë pistoletë dhe municion luftarak (VIDEO)
15 Shkurt, 10:37Një 51-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga policia pasi iu gjet në banesë një pistoletë dhe municion luftarak.
-
Tiranë/ Përplasi me makinë një grua dhe u largua nga vendngjarja, arrestohet polici i dehur
15 Shkurt, 09:31Punonjësi i policisë është larguar nga vendi i aksidentit dhe është kapur në afërsi të Urës së Babrrusë. Nga verifikimi me testin matës së alkoolit ka rezultuar në masën 1.03 mg/l.
-
Reshje të dendura dëbore në Qafë Thore/ ARRSH: Qarkullimi vijon pa probleme, grupet janë në terren (VIDEO)
14 Shkurt, 20:25Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) thotë se për të mbajtur rrugën e hapur dhe të kalueshme, punohet me dy borëpastruese. Aktualisht, qarkullimi i automjeteve vijon pa probleme.
-
Fieraku konfliktohet me dy venezueliane për motive të dobëta, i përplas derën në fytyrë njërës prej tyre (VIDEO)
14 Shkurt, 20:17Pas zënkës, ai ka përplasur derën në fytyrë njërës prej venezuelianëve. Mësohet se konflikti ka ndodhur për motive të dobëta.