Kronikë
-
30 Gusht, 16:54
-
Fitoi procesin gjyqësor pasi Proda e uli në Gradë/ Ritvan Pali rikthehet në detyrë, emërohet në krye të Operacionales në Lezhë
30 Gusht, 16:17Pali u largua rreth 9 muaj më parë nga blutë pas një sërë transferimesh dhe uljes në gradë nga kryepolici i asaj kohe, Ilir Proda, në rrethana të çuditshme, menjëherë pasi me efektivë të Komisariatit nr. 2 arrestoi të shumëkërkuarin e SPAK, ish-policin e RENEA, Altin Morina.
-
Po hapte një pus uji, masivi i dheut i merr jetën 31-vjeçarit në Poliçan! Nën hetim drejtuesi i fadromës
30 Gusht, 14:52Ngjarja ndodhi në fshatin Zhitom. Viktima u zu poshtë nga dheu gjatë punimeve.
-
Aksident në Vlorë, makina përplas 78-vjeçarin me biçikletë! I moshuari humb jetën në spital, arrestohet shoferi
30 Gusht, 14:16Ngjarja ndodhi mëngjesin e sotëm pranë ish-Stacionit të Trenit. Viktima nuk u mbijetoi plagëve të marra.
-
Zjarret në pyje, ekspertët: Dëmet ekologjike me pasoja që zgjasin! Erozioni i tokës do të jetë më i madh
30 Gusht, 12:37Ekspertet e Pyjeve flasin për dëme të pariparueshme si pasojë e zjarreve në masivet pyjore. Vetëm në zonën e Pukës dhe Fushë Arrëzit njohur ndryshe si kryeqendra e pyjeve shqiptare, gjatë dy viteve të fundit janë përfshirë nga flakët më shumë se 14 hektarë me pyje.
-
-
Ksamil/ Rrezikoi jetën e pushuesve me Jet Ski, gjobitet me 500 mijë lekë drejtuesi (VIDEO)
30 Gusht, 10:26Përmes një njoftimi blutë apelojnë që përdoruesit e mjeteve lundruese të respektojnë perimetrat e sigurisë dhe rregullat e lundrimit.
-
Zjarret/ 7 vatra aktive, situatë problematike në qarkun e Dibrës, ndërhyhet me helikopter! Dajti ende nën flakë
30 Gusht, 10:11Vatrat aktive janë në Dajt - Tiranë; Vajkal, Sllatinë, Lundre dhe Ballenjë - qarku Dibër; si dhe Rrilë - qarku Lezhë. Në të gjitha rastet raportohet se nuk ka rrezik për zonat e banuara.
-
Fier/ Po varroste kushëririn, hajduti i futet në makinë këngëtarit të muzikës popullore dhe i merr paratë (VIDEO)
30 Gusht, 09:26Autori është filmuar nga kamerat e sigurisë, të cilat kanë fiksuar edhe momentin kur ai futet në automjet. Pas vjedhjes personi është larguar nga vendi i ngjarjes me një automjet Opel, ngjyrë gri e hapur.
-
Pronari e la ndezur, italiani vjedh 'Audi Q5' në Tiranë, vihet në pranga! Gjatë ndjekjes përplasi edhe një polic
30 Gusht, 08:57Një 35-vjeçar italian u arrestua në Tiranë pasi vodhi një makinë “Audi A8” në rrugën dytësore në Kashar. Në ndjekje nga policia ai përplasi disa mjete në Unazën e Madhe, ndërsa dëmtoi lehtë edhe një efektivë. Pas arrestimit Angelo Esposito u dyshua nën ndikim të lëndëve narkotike, por nuk përjashtohet mundësia të ketë probleme të shëndetit mendor.
-
Lezhë/ Shpërthimi i bombolës së gazit në familjen Kola, kryefamiljari ende në gjendje të rëndë! Do dërgohet për mjekim jashtë vendit! 5 të tjerët jashtë rrezikut për jetën
30 Gusht, 07:11Detaje të reja janë zbardhur nga shpërthimi i bombolës së gazit, i ndodhur një natë më parë në fshatin Gajush të Lezhës. Sipas të dhënave, kryefamiljari Saimir Kola ka hapur derën dhe ka ndezur dritën në pjesën e pasme të banesës dhe menjëherë ka ndodhur edhe shpërthimi.
-
Aeroporti i Vlorës/ MABCO dhe 2A Group takim me Ministrinë e Infrastrukturës, kompania e Pacollit: Na u la kohë të paraqesim propozimet për rifillimin e punës
29 Gusht, 22:48Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, sipas MABCO, shprehu gatishmërinë e saj për të shqyrtuar qëndrimet dhe propozimet e palëve dhe për të vazhduar ndjekjen e një rruge drejt zgjidhjes miqësore të mosmarrëveshjes, si dhe për rifillimin e punimeve në Aeroportin e Vlorës.
-
-
Nga Italia në Lezhë për një dasmë, 6 anëtarët e një familjeje plagosen pas shpërthimit të bombolës së gazit! 3 në gjendje të rëndë (VIDEO)
29 Gusht, 20:48Nga shpërthimi i bombolës së gazit në një banesë në Markatomaj të Lezhës raportohet për 6 persona të dëmtuar, anëtarë të familjes Kola.
-
-
E rëndë në Vaun e Dejës/ Ranë në kontakt me energjinë elektrike, humbin jetën elektricisti dhe pronari i lokalit (EMRAT)
29 Gusht, 20:23Pas rënies në kontakt me energjinë elektrike jashtë një lokali në fshatin Karmë të Vaut të Dejës, dy persona, një elektricist dhe një roje sigurie, kanë humbur jetën.
-
‘Pse po bëjnë zhurmë fëmijët’, sherr me sende të forta mes 4 personave në Korçë, dëmtohen lehtë 2 vëllezër
29 Gusht, 20:12Dy vëllezërit morën dëmtime në kokë dhe u transportuan në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Më pas të 4 personat e përfshirë në sherr u shoqëruan në Komisariatin e Policisë, për të dhënë sqarime për ngjarjen.
-
-
-