Kronikë
-
Një grup kriminal që merrej me shitjen e dozave të kokainës në zona të ndryshme të Tiranës, kryesisht në zonën e ish-Bllokut janë zbuluar nga policia e Tiranës. Deri tani janë arrestuar 3 persona ndërsa 2 janë shpallur në kërkim.
24 Qershor 2023, 13:23 -
Vlorë/ Vodhën lekë dhe euro nga një makinë në Llogara, arrestohen dy të rinjtë nga Tirana
24 Qershor 2023, 13:18Dy persona janë vënë në pranga nga policia e Vlorës, pasi akuzohen se ditën e djeshme, te shesh-pushimi në Llogara, kanë vjedhur nga një makinë, një shumë parash në lekë dhe në euro.
-
VIDEO/Durrës, zaptuan plazhin publik pa leje, policia heq 836 shezglongë dhe çadra në zonën e Porto Romanos
24 Qershor 2023, 13:14Policia ka pastruar nga shezlongët privatë tw vendosura pa leje hapësirën publike për pushuesit në zonën e Porto Romanos në Durrës.
-
Përplasi për vdekje 22-vjeçaren në Durrës teksa kalonte rrugën, arrest shtëpie për shoferin: Ishte semafori i hapur
24 Qershor 2023, 12:16Ditën e sotme është mbajtur masa për shtetasin Indrit Uka, pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Durrës, ku u caktua masa e sigurimit personal “arrest shtëpi”. Gjykatës i çështjes ishte Olti Skrame, ndërsa Prokuror Medina Meta. Indrit Uka u akuzua për “shkelje të rregullave të qarkullimit” pasi për shkak të shpejtësisë aksidentoi për vdekje shtetasen Erisa Aliaj mbrëmjen e së martës.
-
-
‘Do çoj rrobat te kushërira’, ishte zhdukur pa lënë gjurmë, 14-vjeçarja nga Fieri gjendet në një hotel në Tiranë
24 Qershor 2023, 11:56Një e mitur me iniciale J.M., nxënëse e klasës së tetë në shkollën 9-vjeçare “Koli Dimo” në Frashër, është gjetur pasditen e sotme në Tiranë disa orë pasi prindërit e saj kërkuan ndihmë për ta gjetur pasi që 22 qershorit ishte zhdukur pa lënë gjurmë.
-
VIDEO/ Asgjësohen 362 bimë kanabis në Krujë, autorët nuk dihen ende
24 Qershor 2023, 11:40Mbi 362 bimë kanabis u gjetën dhe u asgjësuan nga forcat e policisë Krujë, në fshatrat Brret dhe Kroi i Madh, ndërsa kultivuesit e tyre nuk dihen ende.
-
VIDEO/ Mbillnin kanabis, në pranga daja e nipi në Shkodër! I riu kërcënoi policinë me armë zjarri që të mos asgjësonin bimën
24 Qershor 2023, 11:35Gjergj Mhilli dhe Florjan Kola, daja dhe nipi i tij janë vënë në pranga këtë të shtunë nga policia e Shkodrës për kultivim kanabisi. Policia sekuestroi dy armë zjarri dhe 1300 bimë narkotike.
-
Gjirokastër, transportonin 11 emigrantë të paligjshëm, 1 i arrestuar, 1 nën hetim! Sekuestrohen 5500 euro
24 Qershor 2023, 10:47Julian Locaj, ka rënë në pranga nga policia e Gjirokastrës pasi transportonte 11 emigrantë të paligjshëm.
-
Mirditë, gjenden 1664 fidanë kanabisi të kultivuara në kubikë, arrestohen 2 persona
24 Qershor 2023, 10:31Rreth 1664 fidanë kanabis të kultivuar në kubikë janë gjetur dhe asgjësuar në fshatin Xhuxhë të Mirditës. Në pranga ka rënë Indrit Cara dhe Bashkim Hasani të cilët policia i akuzon si kultivues të kanabisit në “Bjeshkët e Xhuxhës”.
-
VIDEO/ Grabiten 30 mijë euro në një pikë këmbimi valutor në Tiranë, autori u largua me biçikletë! Policia jep 5 mijë euro shpërblim për informacion
24 Qershor 2023, 09:36Rreth 30 mijë euro u grabitën një pikë e këmbimit valutor në zonën e Astirit në Tiranë. Autori kërcënoi me armë punonjwset dhe në më pak se 100 sekonda u largua me biçikletë. Policia e Tiranës vendosi 5 mijë euro shpërblim për këdo që jep informacion të vlefshëm për identifikimin e autorit
-
Kujdeset fillikat për djalin e sëmurë, historia e 82-vjeçares që jeton në skamje me të birin në Patos! E moshura bën apel për ndihmë: Po na shembet shtëpia
24 Qershor 2023, 09:05Report Tv sjell historinë e 82 vjeçares Antigoni Thanasi, e cila mes varfërisë ekstreme kujdeset e vetme për të birin me probleme të shëndetit mendor. E vetmja e ardhur për të mbajtur frymën gjallë është kempi i 42 vjecarit. E moshuara apelon për ndihmë
-
Bulqizë/ Punëtori bie nga skela, dërgohet në gjendje të rëndë në spital
23 Qershor 2023, 20:33Një punëtor ka rënë nga një lartësi në qytetin e Bulqizës teksa ishte duke punuar. Mësohet se punëtori ka qenë pjesë e një kompanie që po zbaton një projekt të veshjes me sistem kapot të disa pallateve në qytetin e Bulqizës.
-
Policia në gatishmëri për sezonin turisti, Jaupi: kohët e fundit kanë hyrë drogëra të reja! Flotë detare policore për të kontrolluar plazhet
23 Qershor 2023, 15:10Një flotë detare policore me 35 Jet Sky dhe 105 uniforma blu, do të monitorojnë situatën në plazhe dhe gjithë hapësirën ujore këtë sezon turistik. Policia e Shtetit njoftoi sot për masa e marra, mes tyre edhe një plan kundër narkotikëve të importuara kohët e fundit në vendin tonë.
-
Kontrollet në MEK, Osmani: Në interes të SHBA, kërkojnë marrëdhënie të re me Teheranin! Lita: Shqipëria do rinegocim të marrëveshjes
23 Qershor 2023, 18:31Kontrollet e ushtruara në kampin e MEK kanë nxitur diskutimet nëse qeveria shqiptare duhet ta prishë apo jo marrëveshjen me SHBA për strehimin e muxhahedinëve.
-
Patrullim në rrugët e Perugias dhe Spoletos, dy efektivë shqiptarë nisen me shërbim të veçantë drejt Italisë
23 Qershor 2023, 18:14Dy efektivë të Policisë së Shtetit janë nisur drejtë Italisë me shërbim të veçantë për patrullim në rrugët e Perugias dhe Spoletos. Ata do të kryejnë patrullim në mbështetje të autoriteteve policore italiane, për të forcuar ndihmën ndaj turistëve deri më 16 korrik, në lidhje me ngjarjet kryesore të verës.
-
Mashtrime kompjuterike në dëm të qytetarëve dhe bizneseve, policia: Kemi parandaluar disa raste me pasoja monetare
23 Qershor 2023, 17:45Policia ka ripërsëritur thirrjen për të pasur kujdes për qytetarët të cilëve u kanë mbërritur në postën elektronike mesazhe me emër të drejtuesve të policisë që shoqëroheshin me mandat gjykate.
-
Goditi me sende të forta të atin dhe tha se u plagos në punë! Detaje nga ngjarja në Korçë: Djali sherr me babanë për lekët e bizneseve
23 Qershor 2023, 16:46U vetëdorëzua në policinë e Korçës djali 24 vjeçar që plagosi me sende të forta babanë e tij. Burime për Report Tv thonë se sherri në familje nisi për ndarjen e parave që familja fiton nga disa biznese që zotëron.
-
Më 1 korrik mbaron zbatimi i hartës gjyqësore, sfida tjetër reduktimi i dosjeve të mbartura në gjykata, Llagami: Do të ngremë grup pune, na mbështet KE
23 Qershor 2023, 16:03Harta e re gjyqësore ka filluar të japë rezultate pozitive dhe Këshilli i Lartë Gjyqësor shprehet optimist. Ndërkohë sfidë mbetet faza e tretë që ka të bëjë aplikimin e saj në gjykatat administrative.
-
Ndërtoi pa leje një godinë dykatëshe për të akomoduar pushuesit, arrestohet 55-vjeçari në plazhin Tales
23 Qershor 2023, 14:46Një objekt dykatësh pa leje e ndërtuar në plazhin e Tales ka sjellë arrestimin e 55-vjeçarit, Nik Gjonikaj.
