Kronikë
-
2 rusët Mikhail Zorin dhe Zvetlana Timofeeva si dhe ukrainasi Fedis Alpatov, të cilët sulmuan me spraj kimik 2 ushtarët shqiptarë në uzinën e armëve në Gramsh, si dhe fotografuan objektin ushtarak, janë lënë të lirë nga gjykata 9 muaj pas arrestimit.
25 Maj 2023, 16:43 -
-
VIDEO/ Kontrolle për bimë narkotike, asgjësohen me anë të djegies 1099 fidanë kanabis në Krujë, Lezhë dhe Shkodër
25 Maj 2023, 14:40Një operacion anti-drogë është zhvilluar në disa qytetet të vendit ku janë gjetur dhe asgjësuar me anë të djegies rreth 1099 fidanë të dyshuar narkotikë cannabis sativa.
-
Yuri Kim takon kryetaren e Gjykatës Kushtetuese Holta Zaçaj: SHBA do të mbështesë fuqishëm reformën në drejtësi
25 Maj 2023, 14:42Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka zhvilluar sot një takim me kryetares së Gjykatës Kushtetuese, Hotla Zaçaj. Kryediplomatja, e ka uruar këtë të fundit për detyrën
-
Mbi 400 shoferë në ritestim pas humbjes së pikëve, 90% ngelin 'në klasë'
25 Maj 2023, 14:30Në tentativë për të ulur numrin e aksidenteve rrugore, DPSHTRR ka marrë masa me heqjen e pikëve nga patenta. Së fundmi, nga 429 riregjistrime në autoshkollë pas humbjes së të gjithë pikëve të Lejes së Drejtimit, vetëm 10.2% (44 persona) kanë rifituar lejen e drejtimit.
-
-
Pëson defekt makina e avokatit Adriatik Lapaj, përfshihet nga flakët gjatë lëvizjes! Reagimi: Asgjë e qëllimshme
25 Maj 2023, 14:07Makina e avokatit Adriatik Lapaj ka pësuar defekt dhe është përfshirë nga flakët në rrugën ‘Kuvajt’ në Tiranë.
-
Shiste armë zjarri për 50 mijë lekë, arrestohet punonjësi i policisë në Skrapar
25 Maj 2023, 12:40Një punonjës policie është arrestuar në Skrapar, pasi shiste armë zjarri.
-
Shpërdoruan detyrën, Prokuroria e Durrësit kërkon pezullim për 9 punonjës të ish-ALUIZNI-t dhe IMT
25 Maj 2023, 12:08Prokuroria e Durrësit ka kërkuar pezullim nga detyra në shërbim publik dhe ndalim të daljes jashtë shtetit për 9 punonjës të ish-ALUIZNI-t dhe IMT. Në njoftimin zyrtar, Prokuroria e Durrësit sqaron se ky vendim është marrë për shkak se këta 9 punonjës akuzohen për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës kryer në bashkëpunim” dhe “Moskallëzim i krimit”.
-
Tre vite hetime nga SPAK për 13 persona që trafikonin lëndë narkotike në Tiranë, Fushë Krujë dhe Durrës! Arrestohen 8 prej tyre, 5 të tjerë në kërkim
25 Maj 2023, 11:53Me urdhër të Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion (SPAK), janë arrestuar 8 persona dhe janë shpallur në kërkim 5 të tjerë në kuadër të hetimeve për operacionin anti-kanabis të nisur 3 vite më parë në zonat e Tiranës, Durrësit dhe Fushë Krujës ku u zbuluan rrënjë kanabis dhe u sekuestruan 145.5 kg të lëndës narkotike.
-
Arrestimi për blerje votash, Fredi Beleri dhe Pandeli Kokaveshi kërkojnë lirinë në Apelin e GJKKO: Të pushohet çështja, s’ka prova
25 Maj 2023, 11:40Fredi Beleri dhe Pandeli Kokaveshi ankimojnë vendimin e Shkallës së Parë të Gjykatës së Posaçme, që i la në burg me akuzën e korrupsionit aktiv në zgjedhje e kryer në bashkëpunim. Beleri kërkon pushimin e çështjes, me pretendimin se nuk ka asnjë provë që ta përfshijë në veprën penale për të cilën akuzohet
-
U arrestua për mashtrim, Milena Deraj përdori shoqen për të zhvatur familjen Verracaku në Shkodër! Kërcënimet në 'Signal': Mos dil nga Shqipëria, na jep lekët
25 Maj 2023, 11:39Milena Deraj, mashtruesja e arrestuar të mërkurën nga Policinë e Tiranës, e cila u mori gati 600 mijë euro familjes Verracaku në Shkodër dhe mikeshës së saj, fillimisht mashtroi këtë të fundit.
-
Shpërndante doza kokaine dhe kanabisi në lokalet e natës, arrestohet 28-vjeçari në Vlorë
25 Maj 2023, 11:15Një 28-vjeçar është vënë në pranga nga policia, pasi u kap duke shitur kokainë e kanabis në lokalet e natës në Vlorë.
-
-
VIDEO/ Aktivistët protestë para Kuvendit kundër rritjes së pagave të deputetëve: Mos u ngopshi! Sulmojnë Ahmetajn me 'tufa parash'
25 Maj 2023, 10:18Aktivistë kanë protestuar ditën e sotme para ambienteve të Kuvendit kundër rritjes së rrogës së deputetëve.
-
-
Tentoi të korruptonte policin kufitar me 50 euro, vihet nën hetim 30-vjeçari në Kakavijë
25 Maj 2023, 09:50Një 30-vjeçar është vënë nën hetim pasi tentoi të korruptonte një punonjës të Policisë Kufitare Kakavijë duke i dhënë 50 euro, me qëllim kalimin e kufirit ne mënyrë të parregullt.
-
I mori 4200 euro për të ndjekur 2 gjyqe për pronat dhe divorcin, arrestohet avokati 51-vjeçar në Elbasan! Nuk kreu detyrimet ligjore
25 Maj 2023, 09:37Një 51-vjeçar me profesion avokat është arrestuar nga policia e Elbasanit pasi mashtroi një kliente, i mori shumën e parave dhe nuk kreu detyrimet ligjore.
-
50 mijë deri në 100 mijë lekë ryshfet për të liruar makinat e bllokuara, nën hetim nga SPAK 2 policë gjyqësorë në Elbasan, arrest shtëpie njërit prej tyre! GJKKO lë në burg sekserin
25 Maj 2023, 09:17Një makinë e ngarkuar me dru në Gramsh është bërë “sebepi” për lëshimin e urdhër arresteve nga SPAK për dy oficerë të policisë gjyqësore në Elbasan. Bëhet fjalë për Safer Shukën dhe Çelnik Toskën, të cilët në bashkëpunim me sekserin Lulzim Hasa i cili jepte para që dy oficerët të kthenin makinat e bllokuara. Nga hetimet e SPAK janë vënë nën hetim 5 persona.
-
Vëllai e denoncoi të humbur, 13-vjeçari gjendet i mbytur në liqenin pranë fshatit Shumbat të Dibrës! Viktima ishte futur për t'u larë
25 Maj 2023, 08:39Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Dibër ku një 13-vjeçar është gjendur i mbytur në liqenin e fshatit Shumbat. Report Tv mëson se 13-vjeçari ishte futur për t’u larë ndërsa është gjetur i mbytur në liqen rreth orës 23:00.
