Kronikë
-
Nëntë persona u arrestuan në një operacion të policisë në disa qytete kundër transportimit të emigrantëve të paligjshëm që hynin në shqipëri nga greqia për të kaluar më pas në mal të zi. Për një shtetas të huaj, grupi merrte 3500 deri në 5 mijë euro.
12 Tetor 2023, 14:21 -
Masakra e Lushnjes/ Prokurorja e kërcënuar mbron akuzën ndaj Laert Haxhiut! Doloresa Musabelliu kërkon gjyq në mungesë
12 Tetor 2023, 13:57Pak ditë pas dëshmisë së të penduarit Artan Tafani për planin e Laert Haxhiut për vrasjen e saj, prokurorja e SPAK Doloresa Musabelliu mbrojti akuzën në gjyq ku kërkoi proces në mungesë ndaj të akuzuarit për vrasjen e dyfishtë në Lushnje në vitin 2017. Shkak u bë fakti se Laert Haxhiu, që ndodhet në burg në Greqi, ka refuzuar dy herë njoftimin për gjyqin që po zhvillohet ndaj tij në Tiranë.
-
-
EMRI/ Vodhi mbi 8 mijë euro dhe flori në banesën e të afërmit të tij, vihet në pranga 23-vjeçari në Tiranë
12 Tetor 2023, 13:22Një i ri ka përfunduar në prangat e bluve të Tiranës, pasi dy ditë më parë ka vjedhur rreth 8000 euro dhe sende me vlerë, në banesën e të afërmit të tij në Unazën e Re, në Tiranë.
-
Fushë-Krujë/ Bllokohen furgonat për nxënësit e fshatrave! Prindërit në protestë
12 Tetor 2023, 12:49Prej disa ditësh në Fushë-Krujë janë bllokuar furgonat që transportojnë nxënësit e fshatrave, drejt qytetit pasi nuk disponojnë licencë. Prindërit kanë dalë në protestë, ndërsa bashkia thotë se në fshatra janë ndërtuar shkollat e reja nga BE-ja, ndaj fëmijët duhet të mësojnë pranë vendbanimit të tyre.
-
EMRI/ Kapen ‘mat’ shitësi dhe blerësi i kanabisit në Divjakë, njëri vihet në pranga tjetri nën hetim
12 Tetor 2023, 12:31Një rast i shitjes dhe blerjes së kanabisit është goditur nga policia , e cila ka vënë në pranga një 23-vjeçar që u kap ‘mat’ teksa i shiste doza kanabisi një 20-vjeçari në një lagje në Divjakë. Ky i fundit u vu nën hetim në gjendje të lirë.
-
Aksident në Lezhë, makina përplas të moshuarin me biçikletë! Niset drejt spitalit
12 Tetor 2023, 11:54Një aksident është shënuar mesditën e sotme në Lezhë, ku një makinë ka përplasur një të moshuar me biçikletë. I plagosuri është dërguar drejt spitalit, ku po merr ndihmë mjekësore nga bluzat e bardha.
-
Dhunoi babain e tij, vihet nën hetim 15-vjeçari në Elbasan
12 Tetor 2023, 11:55Një 15-vjeçar është vënë nën hetim nga Policia Elbasan, pasi ushtroi dhunë fizike ndaj babait të tij.
-
Ndeshja Shqipëri-Çeki, shisnin bileta për 400 euro, në hetim 4 persona në Tiranë! Angazhohen numër rekord policësh
12 Tetor 2023, 11:26Një numër rekord policësh janë angazhuar pasi Shqipëria është në vëzhgim në ndeshjen me Çekinë sa i përket masave të sigurisë. Ministri i Brendshëm dhe krerët e policisë u takuan me presidentin dhe zyrtarët e FSHF ku thanë se nëse përsëriten incidentet e ndeshjes me Poloninë, rrezikojmë të luajmë me kufizime për tifozët në takimin e ardhshëm me Ishujt Faroe.
-
Gara për në SPAK, mësohen emrat e tre kandidatëve të parë
12 Tetor 2023, 10:50Tre kandidatë kanë aplikuar deri tani për tu bërë pjesë e Prokurorisë së Posaçme.
-
-
Operacion për trafikun e emigrantëve të paligjshëm, 4 të arrestuar në Kavajë
12 Tetor 2023, 09:32Një operacion për trafikimin e paligjshëm të emigrantëve që vijnë kryesisht përmes pikave kufitare me Greqinë është zhvilluar në orët e fundit në disa qytete në vend.
-
Vlorë/ Droga në parcelat me misër, në pranga babë e bir e bashkëpunëtori i tyre, pezullohen 3 policë! Gjenden rreth 5 mijë rrënjë kanabis
12 Tetor 2023, 09:10Tre persona në pranga dhe 4 të tjerë nën hetim ka qenë bilanci i operacionit antidrogë në fshatin Bishan të Vlorës ditën e djeshme.
-
Në burg për blerje votash, shtyhet gjyqi i Belerit! Avokatët kërkuan pavlefshmëri të akteve dhe dorëheqjen e gjyqtares
12 Tetor 2023, 09:05Është shtyrë për 17 tetor seanca e parë të procesit gjyqësor ndaj Fredi Belerit në GJKKO.
-
Përfshihet nga flakët makina e efektivit në Pogradec, dyshohet defekt teknik
12 Tetor 2023, 08:01Automjeti i një efektivi në Pogradec është përfshirë nga flakët këtë mëngjes. Ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 3 të qytetit të Pogradecit.
-
-
-
-
Tiranë/ Mbrëmë grabiti një dyqan, sot tentoi në një tjetër, punonjësja përzë hajdutin me 'pistoletë' në dorë! Report Tv siguron videon
11 Tetor 2023, 21:39Hajduti që vodhi mbrëmë xhiron ditore në dyqanin e një kompanie në Tiranë sot ka tentuar të vjedhë edhe një tjetër dyqan, por plani i ka dështuar. Siç shihet në videon e Report Tv hajduti amator ka dalë huq pasi njëra nga shitëset, jo vetëm që nuk është trembur, por e ka nxjerrë jashtë
-
Ngjarjet e fundit kriminale, ndryshime në kupolën e policisë së Shkodrës, ikën drejtori Ervin Hodaj, e zëvendëson Edmond Sulaj
11 Tetor 2023, 21:09Ervin Hodaj është larguar nga drejtimi i policisë së Shkodrës. Ai është zëvendësuar në këtë post nga Edmond Sulaj. Këto dnryshime janë provokuar nga ngjarjet e fundit kriminale të regjistruara në Shkodër