Kronikë
-
Gjykata e Tiranës ka lënë në burg pa afat efektivin e RENEA-s, Altin Morina i cili u arrestua në zonën e Kodrës së Diellit, ku po lëvizte me makinën luksoze 'Audi'. Brenda automjetit kishte 113 mijë euro, për të cilat deklaroi gjatë seancës së sotme se i kishte marrë 20 minuta para se të arrestohej.
18 Mars 2023, 09:12 -
FNSH rikthehet në Vlorë, policia kontrolle për personat në kërkim dhe shtëpitë e barit
17 Mars 2023, 21:42FNSH rikthehet sërish në Vlorë. Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë po zhvillojnë kontrolle në akset nacionale të qytetit.
-
-
-
-
-
VIDEO/ Po ecte me 305 km/h me mjetin luksoz në tunelin e Kalimashit, shoqërohet në polici Aleks Vishaj! I bllokohet 'Lamborghini'
17 Mars 2023, 19:44Aleks Vishaj, i riu që guxoi të ecte me makinën luksoze ‘Lamborghini’ me 305 km/h në tunelin e Kalimashit është shoqëruar në komisariat dhe është gjobitur me 100.000 lekë. Policia njofton se i është bllokuar mjeti që i rrezikoi jetën edhe një familjeje tjetër teksa bënte manovra të rrezikshme.
-
Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin me 30 vite burg për vrasësin serial, Julian Sinanaj dhe 5 të pandehurit e tjerë
17 Mars 2023, 18:03Gjykata e Lartë la në fuqi dënimin me 30 vite burg për Julian Sinanajn, vrasësin serial të akuzuar për një sërë vrasjesh me pagesë në Shqipëri dhe Greqi. Ky i fundit për shkak të statusit si dëshmitar i drejtësisë, i ka shpëtuar burgimit të përjetshëm.
-
‘Ka humbur një vajzë! Policja: Çfarë vit prodhimi është?’ Komente seksiste për vajzat e mitura nëpër grupe! Pezullohet për 30 ditë shefi i Krimeve në Tiranë
17 Mars 2023, 15:04Është e trishtë kur mentaliteti i shoqërisë të përdhos në saj të gjinisë, por mesa duket për shefat e komisariatevedhe një efektive është një metodë për të bërë ‘gallatë kolektivi’.
-
-
Me shpejtësi mbi normat, pezullohen 185 leje drejtimi në 72 orë, gjobë për 2064 drejtues mjetesh
17 Mars 2023, 14:46Gjatë 72 orëve të fundit, janë pezulluar 232 leje drejtimi, nga të cilat 185 për shpejtësi mbi normat e lejuara në akset kryesore nacionale dhe në qendrat urbane, 34 për drejtim të mjetit nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur dhe 13 për qarkullim në sens të kundërt.
-
Rrëmbimi dhe vrasja e Jan Prengës, rifillon në Gjykatën e Posaçme gjykimin për Dritan Rexhepin dhe 6 të akuzuar të tjerë
17 Mars 2023, 14:45Në Gjykatën e Posaçme ka rifilluar gjykimi pas një vit pezullimi për shkak të mosmarrëveshjes të të pandehurve, Dritan Rexhepi i arrestuar në Ekuador, Gentian Funiqi arrestuar në Spanjë, Geraldo Martini, Aldo Majnishta, Martin Bleta, Korado Gështenja e Artan Docaj, të akuzuar si grup i strukturuar kriminal për rrëmbimin e Jan Prengës.
-
Ndryshimet në Kodin Rrugor, eksperti në Report Tv: Të nevojshme! Si në vendet e BE, shoferët e rinj s’do lejohen të drejtojnë makina me fuqi të lartë motorike
17 Mars 2023, 14:16Eksperti rrugor Fadil Likaj ka komentuar në Report Tv ndryshimet e reja të Kodit Rrugor që u miratuan një ditë më parë në parlament edhe me votat e opozitës.Eksperti tha se këto ndryshime ishin të duhura duke pasur parasysh edhe aksidentin tragjik që u dënua në mbikalimin e TEG-ut ku tre të rinj humbën jetën.
-
-
-
-
-
Arrestohet 55-vjecarja nga Fushë Kruja, mashtroi dhe i mori paratë një të moshuare
17 Mars 2023, 13:22Një e moshuar 65-vjec është mashtruar nga një grua, e cila i ka marrë paratë dhe është larguar. Menjëherë pas denoncimit policia ka identifikuar dhe ka arrestuar 55-vjecaren, e cila dyshohet se i ka marrë një shumë të konsideruar parash të moshuarës.
-
Merr fund makthi! Nëna lehonë do marrë në krah të birin! Lirohet nga qelia: Vajzën e parë s'më lënë ta takoj, s'e kam braktisur! Avokati: Qytetarët do ia paguajnë gjobën (VIDEO)
17 Mars 2023, 13:16Diana Bahçja do të marrë sërish fëmijën e saj në krah, pasi drejtësia ia mohoi këtë moment unik, vetëm 8 ditë pasi e kishte sjellë në jetë djalin. Nëna lehonë nga Mati u lirua sot nga qelia me vendim të gjyqtarit Ardit Mustafaj, me kushtin për të paguar gjobën prej 250 mijë lekësh.
-
Vrau burrin që tentoi ta përdhunonte, dënohet me 6 vjet burg 27-vjeçarja shqiptare në Itali
17 Mars 2023, 12:28Nga vetëmbrojtja në vrasje me dashje, nga pafajësia deri në gjashtë vjet burg. Gjyqtarët e Gjykatës së Apelit të Torinos rrëzuan kështu dënimin e shkallës së parë për Aurela Perhatin , e akuzuar se kishte përplasur dhe vrarë një burrë me makinën e saj, për t'i shpëtuar sulmit seksual , në natën e Vitit të Ri 2019.Gjykata italiane ka dënuar me 6 vjet burg 27-vjeçaren me origjinë Shqiptare.