Kronikë
-
Prokuroria e Sarandës ka lëshuar 12 masa sigurie nga hetimet që po zhvillohen kundër ndërtimeve pa leje. 4 masa janë lëshuar për efektivë, 2 prej të cilëve janë arrestuar si dhe pronari i hotel ‘Oasis’. Masë ndalimi është lëshuar dhe për pronarët e ‘Copacabana’ dhe kryeinspektorin e IMT.
25 Maj, 21:20 -
Vuante dënimin për vrasje në burgun e Lezhës, vdes në QSUT 73-vjeçari! Shkak, arresti kardiak
25 Maj, 20:31'Arresti kardiak' dyshohet të ketë qenë shkaku i vdekjes së një të burgosuri 73-vjeçar nga Fieri në QSUT, i cili vuante dënimin për vrasje në burgun e Lezhës.
-
Aksident i rëndë në Tiranë, përplasen 2 automjete! Plagosen 6 fëmijë dhe shoferja
25 Maj, 20:256 fëmijë dhe një grua (drejtuese e mjetit) kanë mbëtur të plagosur në një aksident në Vaqarr të Tiranës, pasi automjeti me të cilin po udhëtonte gruaja dhe fëmijët, është përplasur me një tjetër mjet.
-
Vlorë/ Gruaja tenton të hyjë me thikë brenda në gjykatë, u ndalua pas sinjalizimit në skaner! Tentoi të largohej, por u arrestua nga policia (VIDEO)
25 Maj, 18:20Objekti metalik është diktuar teksa ajo ka kaluar në skaner dhe menjëherë ka tentuar të largohet duke u drejtuar nga dalja e gjykatës. Ajo është ndaluar menjëherë nga sigurimi, të cilët kanë lajmëruar dhe policinë.
-
Jep dorëheqjen nga detyra drejtori i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore në Tiranë Franci Ndoja
25 Maj, 16:20Franci Ndoja, drejtues i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore për Tiranën ka dhënë dorëheqjen nga detyra.
-
Të akuzuar për trafik droge e mashtrim kompjuterik, arrestohen në Abu Dhabi 5 persona! Pritet ekstradimi drejt Shqipërisë (EMRAT)
25 Maj, 16:115 persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë arrestuar në Abu Dhabi për t’u ekstraduar në Shqipëri. 4 prej tyre dyshohen për trafik narkotikësh, ndërsa një tjetër për mashtrim kompjuterik. Po vijojnë gjithashtu hetimet për një person tjetër në Dubai, i dyshuar për përdorim dokumentesh false.
-
-
Veliaj kërkon lirinë, Kushtetuesja ia kthen Gjykatës së Lartë: Sqaro pse ‘arresti me burg’ është proporcional në raport me detyrën e kryebashkiakut! Qëndrimi në kafaz i paargumentuar
25 Maj, 15:23Me votat 5 me 3, Gjykata Kushtetuese vendosi që Gjykata e Lartë e Shqipërisë të rishqyrtojë kërkesën për liri të Erion Veliaj. Gjykata e Lartë duhet të arsyetojë pse masa “arrest me burg” është e nevojshme dhe pse nuk mjaftojnë masa më të lehta sigurie, duke marrë parasysh edhe detyrën e tij si kryebashkiak.
-
I besuari i Ilir Prodës/ Pas 1 viti e gjysmë, Elton Alushi jep dorëheqjen si drejtor i policisë së Tiranës
25 Maj, 14:45Elton Alushi e ka dorëzuar dorëheqjen me postë dhe në vijim pritet të ketë konfirmim për pranim ose jo nga drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita.
-
Abuzimet me fondet e BE/ Ofroi 2 mln lekë garanci pasurore kundrejt lirisë, GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt
25 Maj, 14:25GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt për zëvendësimin e masës së sigurisë. Ish-ministri do të mbahet në qeli për dosjen SASPAC, lidhur me abuzimin me donacionet e huaja.
-
Sarandë/ Mashtronin qytetarët përmes faqeve false të Postës Shqiptare, arrestohet 22-vjeçari francez! Në kërkim edhe një gjerman
25 Maj, 14:10Një 22-vjeçar francez ka rënë në prangat e policisë së Sarandës, pasi akuzohet se mashtronte qytetarët shqiptarë përmes faqeve false të Postës Shqiptare.
-
4 drejtori qarqesh dhe 11 komisariate në vend pa drejtues e shefa! Në garë 21 kandidatë për drejtor, 76 të tjerë për postin e shefit të komisariatit (EMRAT)
25 Maj, 14:01Policia e Shtetit ka hapur garën për 4 drejtori qarqesh dhe 11 komisariate që aktualisht drejtohen me komandim. Procesi mund të jetë i fundit me konkurs, pasi mazhoranca po propozon ndryshime ligjore që heqin garën për shumicën e posteve drejtuese.
-
Ndarja e dosjes Meta/ Shtyhet seanca për tre të pandehurit me gjykim të shkurtuar, munguan avokatët e Ema Çokut
25 Maj, 12:35Duke qenë se Çoku mbeti pa përfaqësim ligjor, seanca ku priteshin të paraqiteshin konkluzionet përfundimtare nuk mundi të vijonte.
-
‘Benzi’ përplaset me ‘Ford-in’ në aksin Fier-Lushnjë, një i plagosur (VIDEO)
25 Maj, 12:34Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në aksin rrugor Fier-Lushnjë, ku një mjet tip Benz është përplasur me një ‘Ford’.
-
Ilir Beqaj letër anëtarëve të GJL: Kriteret për vlerën që konsiderohet 'pasojë e rëndë' në rastet e vjedhjes janë të vitit 2003, të rishikohen!
25 Maj, 12:20Ilir Beqaj i është drejtuar Gjykatës së Lartë me një letër ku kërkon rishikimin e një vendimi unifikues të vitit 2003, ku shpreh nevojën për aktualizimin e kritereve orientuese për vlerën që përbën pasojë të rëndë në rastet e vjedhjes.
-
-
I nxori armën policisë, gjykata lë në qeli Amadeo Fufin! Djali i ish-deputetit të PD, Mhill Fufit, ishte në makinë me të kërkuarin nga Italia
25 Maj, 10:57Djali i ish-deputetit të PD, Mhill Fufit, u njoh me masën e sigurisë arrest në burg në Gjykatën e Lezhës. Ndërkohë, 23-vjeçari Leonard Dema i plagosur gjatë operacionit, është ende në spital. Më pas do të qëndrojë në burg, deri në ekstradimin në Itali.
-
Shkeljet me tenderin 2.2 mln euro/ SPAK kërkoi pushimin e çështjes për ish-kreun e KPP Jonaid Myzyri, GJKKO kthen dosjen për plotësim hetimesh
25 Maj, 10:58GJKKO i ka lënë 45 e ditë kohë SPAK që të kryejë veprime shtesë hetimore për çështjen e ish-kreut të KPP-së, Jonaid Myzyrin, përfshirë një akt-ekspertim. SPAK kërkon pushimin e hetimeve për Myzyrin dhe 4 anëtarët e KPP.
-
Zjarri në magazinën në Durrës që i mori jetën 25-vjeçarit nga Bangladeshi, shkëndija elektrike ndezi bombolën e gazit! Punonjësit ishin në gjumë
25 Maj, 10:43Sipas policisë, në momentin e shpërthimit të zjarrit të gjithë punonjësit kanë qenë në gjumë. Rezulton se një bombol gazi ndodhej pranë një prize elektrike, ku një shkëndijë ka shkaktuar zjarrin pasi bombola kishte rrjedhje dhe më pas flakët janë përhapur me shpejtësi në të gjithë ambientin.
-
Plagosja e të miturit në Kamëz, 17-vjeçari ende në gjendje kritike për jetën
25 Maj, 10:20Sipas burimeve nga Spitali i Traumës, i mituri vijon të jetë në gjendje të rëndë shëndetësore teksa po merr trajtim intensiv pas plagës së marrë në kokë.