Kronikë
-
Ornela Zuko, nëna e 20-vjeçarit Joan Zuko, që mbeti i vrarë nga Kristjan Sterjo pasditen e së shtunës në Korçë, ka ndarë një dedikim të dhimbshëm për çdo prind.
10 Gusht, 14:53 -
I dënuar me 14 vite burg në Itali për trafik droge, arrestohet në Durrës Kastriot Dyrmishi (VIDEO)
10 Gusht, 14:3943-vjeçari, i cili njihet edhe si Kastriot Dermishi, do të ekstradohet në Itali pasi Gjykata e Apelit në Firenze e ka dënuar me 14 vite burg për trafik lëndësh narkotike. Nga ky dënim, Dyrmishit i kanë mbetur edhe 12 vjet, 9 muaj dhe 24 ditë burgim.
-
Ishte duke ecur, 28-vjeçari qëllohet me armë zjarri në Laç! Shpëton mrekullisht (EMRI)
10 Gusht, 14:31Një 28-vjeçar është qëlluar me armë zjarri teksa ishte duke lëvizur në këmbë në qytetin e Laçit.
-
-
Krujë, kapet në flagrancë duke kultivuar kanabis, arrestohet 62-vjeçari (VIDEO)
10 Gusht, 14:12Një 62-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë në Krujë, pasi u kap në flagrancë në parcelën ku dyshohet se kishte kultivuar bimë narkotike cannabis sativa. Gjatë operacionit “Baruni”, bimët u asgjësuan me djegie.
-
Refuzohet kërkesa e Ardian Çapjas për t’i dhënë lamtumirën nënës së ndjerë! Burime: Policia nuk mori përsipër sigurinë
10 Gusht, 13:49Sipas burimeve, mësohet se policia nuk ka kthyer përgjigje që të merrte përsipër sigurinë. Varrimi i nënës së Çapjas ka nisur në orën 14:00 në Elbasan.
-
Lezhë/ Shpërthim me tritol në murin rrethues të një banese në Shënkoll! Nisin hetimet
10 Gusht, 13:42Një shpërthim me tritol është regjistruar në fshatin Shënkoll, në portën e murit rrethues të një banese.
-
Inceneratori i Tiranës/ U arrestua në vilën në Palasë, GJKKO lë në burg Renardo Nallbanin! S'merr parasysh garancinë pasurore
10 Gusht, 13:01Ndonëse avokati i Nallbanit ofroi garanci pasurore në këmbim të një mase më të butë, nuk u mor parasysh nga gjykata.
-
Në timon në efektin e alkoolit dhe pa patentë, Rrugorja e Kukësit: 201 gjoba në një javë! 2 të arrestuar, mes tyre edhe një i mitur (VIDEO)
10 Gusht, 12:54Policia e Kukësit ka bërë bilancin gjatë një jave. Përmes një njoftimi për shtyp bëhet e me dije se në këtë hark kohor janë vendosur 201 gjoba për shkelje të kodit rrugor
-
Kodi ‘drakonian’ për të dehurit, shoferët që kapen me alkool mbi 0.5 gr/l në gjak u hiqet patenta përjetë (VIDEO)
10 Gusht, 12:27Ndryshimet e reja në Kodin Rrugor hynë në fuqi prej 7 gushtit, teksa Policia nisi zbatimin e masave në të gjithë vendin, me fokus të veçantë te parandalimi i aksidenteve dhe ndëshkimi i sjelljeve që konsiderohen me rrezik të lartë për jetën e përdoruesve të rrugës. Për kreun e policisë rrugore masat e forta, sidomos për përdorimin e alkoolit, lidhen me numrin e madh të aksidenteve me vdekje të shkaktuara nga të dehurit në timon.
-
Aksident në aksin Levan-Tepelenë, plagoset nëna me dy vajzat (VIDEO)
10 Gusht, 11:59Një aksident rrugor është regjistruar këtë të hënë në aksin Levan–Tepelenë, në vendin e quajtur Mollas.
-
Ndërtoi objektin 5-katësh pa leje në Qeparo, arrestohet pronari! Shkrihet IMT e Bashkisë, në kërkim kryeinspektori e 2 vartës! Hita pezullon zinxhirin komandues të Policisë Himarë (VIDEO + EMRAT)
10 Gusht, 11:55Zbulimi nga policia i një objekti 5 kate pa leje në Qeparo çoi në shkrirjen e Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit në Himarë dhe pezullimin e të gjithë zinxhirit drejtues të Policisë Himarë, që kanë qenë në detyrë gjatë ndërtimit të godinës, ndaj të cilëve ka nisur paralelisht edhe hetimi disiplinor.
-
Sherri në burgun e Fierit, zbulohet thika e improvizuar që u përdor gjatë përplasjes! Dyshohet se ‘Licët’ i dërguan mesazh anëtarit të ‘Bajrave’ (FOTO)
10 Gusht, 11:48Është zbuluar thika e improvizuar që dyshohet se u përdor në përleshjen mes të dënuarve në burgun e Fierit, ku mbetën të plagosur dy persona.
-
-
-
‘Kur shoh shkurre, dua t’i djeg’, arrestohet i moshuari piroman në Tiranë! Ndezi dy zjarre në dy ditë, dogji sipërfaqe të mëdha toke në Lundër e Shkozë (VIDEO)
10 Gusht, 11:25Sipas bluve të Tiranës, Sami Alliu 70 vjeç dyshohet se më 8 dhe 9 gusht ndezi zjarre në Shkozë dhe në afërsi të magazinave të Bashkisë së Tiranës. Policia e ka identifikuar nga rrobat e njëjta që ka pasur veshur.
-
Grabitja e argjendarisë në Paskuqan, gjendet në një liqen në Zall Herr motori pa targa që përdorën dy autorët (FOTO)
10 Gusht, 10:38Vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të grabitjes së argjendarisë në Paskuqan, ku u morën 1.5 milionë lekë. Pesë ditë pas ngjarjes policia ka gjetur motorin që autorët dyshohen se lëvizën. Autorët nuk janë identifikuar ende.
-
-
-
Krujë/ Përhapet zjarri në Krastë, flakët rrezikojnë depot e eksplozivit në Zidoll dhe 'Albanopolis-in'! Nën mbikëqyrje linja 110 kilovolt dhe ajo e interkonjeksionit (VIDEO)
10 Gusht, 07:46Situata më problematike e zjarreve paraqitet në Krastë të Krujës, ku flakët kanë rritur intensitetin dhe janë përhapur drejt një zone ku ndodhen depo eksplozivi. Për shuarjen e flakëve po punojnë 50 efektivë të Forcave të Armatosura dhe forcat vendore të zjarrfikësve. I rrezikuar është edhe qyteti antik ilir i Albanopolisit.