Kronikë
-
Ambasadorja e Shteteve të bashkuara të Amerikës Yuri Kim ka uruar Gjykatën Kushtetuese për zgjedhjen e drejtueses së re, Holta Zaçaj. Në një mesazh në rrjetet sociale Kim shkruan se SHBA do të vazhdojë ta mbështesë fuqishëm reformën në drejtësi.
21 Shkurt 2023, 17:52 -
Sarandë/ Tentoi të futet me forcë në komisariat, arrestohet 41-vjeçari
21 Shkurt 2023, 17:08Policia e Sarandës ka arrestuar një 41-vjeçar pasi ka tentuar të hyjë me forcë në ambientet e komisariatit të policisë dhe ka kundërshtuar punonjësit.
-
Brenda saj u gjetën 3 kallashnikovë në Elbasan gati për atentat, Report Tv siguron videon kur makina 'BMW X6' vidhet në Shkodër
21 Shkurt 2023, 15:30Në ndjekje të saj janë vënë efektivë të policisë së Shkodrës, të cilët kanë humbur gjurmët në afërsi të Fushë Krujës. Pas kësaj, makina në fjalë është parë në afërsi të banesës së Erion Alibejt në Elbasan dhe të dielën policia ka ndërhyrë, teksa brenda saj janë gjetur dhe sekuestruar 3 kallashnikovë dhe sasi e madhe municionesh
-
Durrës, nuk deklaruan mbi 125 mijë euro në kufi, arrestohen 2 drejtuesit e autobusit Bari-Durrës-Bari
21 Shkurt 2023, 15:25Në pranga ka rënë Dritan Malaj, 53-vjeç banues në Vlorë dhe Judmir Osmëni, 31-vjeç, banues në Fier të dy drejtues të autobusit të linjdë Durrës-Bari-Durrës
-
Kultivoi 1100 rrënjë kanabis në Pult të Shkodrës në vitin 2016, ekstradohet nga Italia 31-vjeçari
21 Shkurt 2023, 14:26Një 31-vjeçar i identifikuar si Gjon Kodraj është ekstraduar nga Italia drejt Shqipërisë pasi akuzohej për kultivimin e rreth 1100 bimëve kanabis, në një fshat të Shkodrës. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër i ka caktuar 31-vjeçarit, masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprën penale "Kultivimi i bimëve narkotike", kryer në bashkëpunim.
-
-
Vrasja e Emiljano Ramazanit, Dumani konfirmon dëshminë edhe në GJKKO: Isha organizatori! Porosinë e dha Erjon Alibej, ekzekutor ishte Skerdi Tase
21 Shkurt 2023, 13:39I penduari i drejtësisë Nuredin Dumani ka konfirmuar në GJKKO dëshminë që ka dhënë për vrasjen e Emiljano Ramazanit. Nën masa të rrepta sigurie u shfaq në gjyq në funksionin e dëshmitarit gjatë procesit ndaj Euglent Halli dhe Xhuliano Hoxhës.
-
Vrasja e Pjerin Xhuvanit, prokuroria gjen prova të reja, kërkon 'arrest në shtëpi' për 6 policët, avokatja e familjes: E dinin që Paplekaj ishte i armatosur
21 Shkurt 2023, 13:25Prokuroria ka gjetur prova të reja për vrajsen e Pjerin Xhuvanit dhe ka kërkuar arrest shtëpie për 6 policë
-
Inceneratori i Elbasanit, nis procesi në GJKKO, nën akuzë 10 të pandehur dhe 2 kompani! S'ka vendim për 'gjykimin e shkurtuar', shqyrtohet gjatë procesit në themel
21 Shkurt 2023, 12:22Gjykata e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar edhe Korrupsionit ka vendosur fillimin e gjykimit për dosjen e inceneratorit të Elbasanit, me 10 të pandehur dhe dy kompani nën akuzë. Ka qenë gjyqtarja Rudina Palloji që ka marrë vendimin, ndërkohë që është refuzuar, të paktën për momentin për t'u parë më pas në gjyqin e themelit, kërkesa për gjykim të shkurtuar të shumicës së të akuzuarve.
-
-
Parandalimi i atentatit ndaj ‘Otit të Elbasanit’, eksperti i kriminalistikës: Policia tregoi se po lëviz, por duhet të marrë në kontroll territorin
21 Shkurt 2023, 11:49Eksperti i kriminalistikës, Artan Rexhepi tha se parandalimi i atentatit ndaj Elton Kilës në Elbasan është një punë për të cilën policia duhet të përgëzohet. Në një lidhje skype për ‘Sot Live në Shqipëri’ me gazetarin Nertil Agalliu, eksperti tha se tashmë policia duhet të vendosë kontroll të plotë mbi territorin e qytetit të Elbasanit.
-
Me pistoletë ‘Glock’ në makinë, Erik Fullani po shkonte të ruante një VIP në Tiranë, armën sapo e kishte marrë te kompania ku punonte
21 Shkurt 2023, 11:45Erik Fullani, djali i ish-guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, e dispononte sipas rregullave ligjore armën që kishte me vete. Ai është konstatuar nga forcat "Shqiponja" gjatë momenteve që sapo e kishte marrë armën pistoletë tip "Glock" pranë kompanisë security ku ishte i punësuar dhe më pas do të shkonte të shoqëronte personin VIP që kishte nën ruajtje dhe mbikëqyrje.
-
Merrnin 5-100 € për të lejuar kalimin në kufi të të shpallurve në kërkim, në pranga 6 efektivë të Portit të Durrësit! 20 persona në detyrim paraqitje (EMRAT)
21 Shkurt 2023, 11:41Gjashtë inspektorë policie të Pikës Kufitare të Portit të Durrësit janë arrestuar për korrupsion dhe shpërdorim detyre pasi merrnin 5-100 € për të lejuar kalimin në BE të qytetarëve që u ndalohej hyrja në zonën schengen apo të shpallurve në kërkim.
-
Tentoi të kalonte kufirin me dokumente të falsifikuara, në pranga 36 vjeçari dhe falsifikatori në Portin e Durrësit
21 Shkurt 2023, 11:29Dy persona janë arrestuar nga policia në Portin e Durrësit pasi janë kapur në tentativë për të kaluar kufirin me dokumente të falsifikuara.
-
-
Atentati i dështuar ndaj 'Otit të Elbasanit', kunati dhe miku i Erion Alibejt mohojnë akuzat: S'kemi dijeni për 'BMW X6' dhe 3 kallashnikovët
21 Shkurt 2023, 11:04Dy të arrestuarit Arben Spahiu 53 vjeç dhe Arsen Preçi 44 vjeç kanë mohuar se kishin marrë urdhër për atentatin që dështoi ndaj Elton Kilës të njohur si 'Oti i Elbasanit'. Ata kanë thënë se s'kishin dijeni për mjetin BMW X6 dhe 3 kallashnikovët. Për dokumentet e falsfikuara greke, Spahiu tha se mund të jenë bërë nga dikush që do t'i bëjë keq.
-
-
Ndezi zjarr në vendin e quajtur 'Kepi i djepzave', në pranga 38-vjeçari në Klos
21 Shkurt 2023, 09:12Një 38-vjeçar ka rënë në pranga pasi akuzohet si zjarrvës i Kepit të Djepzave në Klos. Bëhet fjalëe për Agim Xhiherrin
-
Aksident në rrugën Fushë Krujë-Laç, përplasen dy makina! Plagosen dy pasagjeret, njëra prej tyre e mitur
21 Shkurt 2023, 08:20Një aksident ka ndodhur gjatë orëve të natës në aksin Fushë Krujë-Laç ku dy persona janë plagosur si pasojë e përplasjes së dy automjeteve.
-
VIDEO ekskluzive/ Aksident në Berat, mjeti del nga rruga dhe merr flakë, ndërron jetë shoferi 28-vjeçar! Digjet brenda në makinë, një muaj më parë u mbyt vëllai në lumë
21 Shkurt 2023, 07:53Një djalë 28-vjeçar nga Berati ndërroi jetë në një aksident tragjik pranë Dimalit në Berat. Kliti Merkaj siç tregojnë pamjet e kamerave të sigurisë që Report Tv disponon, u përplas me rreth-rrotullimin si pasojë e shpejtësisë së lartë dhe përfundoi me makinë buzë një kanali. I riu u dogj brenda makinës që shpërtheu në flakë.