Kronikë
-
Shqipëria i kërkon zyrtarisht Francës ekstradimin e biznesmenit Ermal Beqiri. Në shkresën e ministrisë së Drejtësisë, bashkangjitur kërkesës për ekstradim, autoriteteve franceze i është vënë në dispozicion edhe vendimi i Gjykatës së Posaçme për caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg” për 7 vepra penale lidhur me abuzimet me tenderët e AKSHI-t.
5 Gusht, 16:30 -
Ndezi zjarrin që dogji 400 pemë ulliri në ‘Qafën e Vidhit’, arrestohet 54-vjeçari në Mallakastër (VIDEO+EMRI)
4 Gusht, 09:46Ardian Xhafo akuzohet për “shkatërrim të pronës me dashje.”
-
Vatër e re zjarri në Mallakastër, digjet zona pyjore në Rriban (VIDEO)
4 Gusht, 08:33Flakët kanë përfshirë zonën pyjore duke e bërë të vështirë ndërhyrjen e shërbimeve zjarrfikëse të cilat po punojnë në një terren të vështirë, pa rrugë, për neutralizimin e flakëve.
-
Aksidenti me furgon në Ksamil, ky është pasagjeri 20-vjeçar që humbi jetën (FOTO)
4 Gusht, 07:54I riu ishte pasagjer në furgonin e mallrave, i cili doli nga rruga duke lënë të plagosur edhe shoferin 22-vjeçar. Ky i fundit është jashtë rrezikut për jetën.
-
Aksident në Lezhë-Milot, humb jetën këmbësori 50-vjeçar! Dyshohet se i preu rrugën makinës (EMRI + VIDEO)
4 Gusht, 07:20Artur Prendi, 42 vjeç, drejtonte mjetin që i mori jetën Gëzim Tucit. Sipas burimeve, në testin e alkoolit ai rezultoi negativ.
-
-
Zjarri në fshatrat e Finiqit, Prefektja e Vlorës për Report Tv: Situata është nën kontroll! Nënkryetari i bashkisë: Flakët ishin intensive, por u izoluan falë ndërhyrjes në kohë
3 Gusht, 20:35Për prefekten e qarkut Vlorë, Evis Allushi dhe nënkryetarin e Bashkisë së Finiqit, Jani Harizi, ishte ndërhyrja në kohë e forcave zjarrfikëse dhe atyre të ushtrisë që parandaloi përhapjen e mëtejshme të zjarrit në fshatrat Kostar dhe Mesopotam të Finiqit.
-
Durrës/ Përfshihet nga flakët apartamenti në katin e 9-të të pallatit 'Kamelia'! 6 persona asfiksohen dhe përfundojnë në spital (VIDEO)
3 Gusht, 20:17Paraprakisht dyshohet se shkak i flakëve të ketë qenë një defekt në kabinën elektrike, e cila ka bërë masë.
-
Aksident i 3-fishtë në aksin Elbasan-Peqin, përplasen 3 automjete! 4 persona të plagosur (VIDEO)
3 Gusht, 19:57Katër të plagosur është bilanci i një aksidenti të 3-fishtë në aksin rrugor Elbasan-Peqin.
-
Aksident i rëndë në Ksamil, pasagjeri 20-vjeçar humb jetën pas përplasjes së furgonit me të cilin po udhëtonte! Plagoset edhe shoferi (EMRI)
3 Gusht, 19:2620-vjeçari Antonio Mateli ka mbetur viktimë e një aksidenti të ndodhur mbrëmjen e sotme në Ksamil, pas përplasjes së furgonit në të cilin ai ishte pasagjer.
-
Vatër zjarri në Moglicë të Maliqit, 2 shtëpi të pabanuara në flakë, zjarrfikësit në vendngjarje (VIDEO)
3 Gusht, 18:36Nuk dihet ende sipërfaqja e prekur por siç duket edhe në pamje, zjarri ka nevojë për ndërhyrje urgjente për të mos u përhapur më tej.
-
-
Monitorimi ajror kundër kultivimit të bimëve narkotike, Hita pret në takim delegacionin e lartë të Guardia di Finanza-s
3 Gusht, 17:25Në kuadër të bashkëpunimit për monitorimin e hapësirës ajrore kundër kultivimit të bimëve narkotike, drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Skënder Hita, ka pritur në takim një delegacion të lartë të Guardia di Finanza-s.
-
-
-
-
-
Vorë, 15-vjeçarja tenton vetëvrasjen pas dhunës psikologjike! Babai i arrestuar më herët për dhunë në familje
3 Gusht, 14:47Një çift bashkëshortësh në Vorë po hetohen në gjendje të lirë, pasi dyshohet se për shkak të dhunës psikologjike në familje, vajza e tyre 15 vjeçe është vetëhedhur nga një lartësi pranë banesës.
-
Kryemadhi ironizon deklaratën e Berishës për 'mini-maternitetin e SPAK-ut': Unë me barrë nuk ngel
3 Gusht, 14:28Ndërsa u paraqit sot në SPAK në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Monika Kryemadhi s’u shpëtoi disa pyetjeve ‘ngacmuese’ nga gazetarët.
-
S’e la të dilte nga banesa e tij dhe ngacmoi seksualisht 13-vjeçarin, pranga 31-vjeçarit në Tiranë
3 Gusht, 13:56Sipas burimeve, dyshohet se mbrëmjen e 23 korrikut ai e ka marrë në banesë të miturin ku e ka ngacmuar seksualisht për afro dy orë dhe nuk e ka lënë që të dalë nga banesa. Më pas ka qenë i mituri që ka bërë kallëzim pranë Komisariatit në prani të prindërve dhe të psikologes.