Kronikë
-
Policia po vijon hetimet për të verifikuar nëse 44-vjeçari është i përfshirë edhe në vjedhje të tjera të ndodhura në qytet.
3 Gusht, 13:46 -
La pas 3 fëmijë të mitur, kush është minatori 40 vjeçar që humbi jetën në Bulqizë! Arrestohet drejtuesi teknik i minierës, nuk zbatoi rregullat e mbrojtjes në punë (Foto)
3 Gusht, 13:38Përparim Koçi, drejtuesi teknik i punimeve në minierën ku humbi jetën minatori në Bulqizë është vënë në pranga.
-
Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, 7 makina përplasen me njëra tjetrën, rëndohet trafiku
3 Gusht, 13:41Pavarësisht përplasjes së fortë së makinave, fatmirësisht nuk ka persona të lënduar. Nga aksidenti janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
-
Finiq/ Zjarri në fshatrat Kostar e Mesopotam rrezikoi banesat, evakuohen banorët! Ndërhyrja me 3 helikopterë neutralizon flakët! Report Tv sjell PAMJE ME DRON
3 Gusht, 12:54Zjarret përfshinë disa zona të vendit këtë të hënë, duke krijuar situata kritike në Finiq, Delvinë, Maliq, Ballsh dhe Librazhd. Më shqetësuese ishte gjendja në Finiq, ku flakët iu afruan banesave dhe detyruan evakuimin e banorëve, ndërsa në ndihmë u angazhuan edhe tre helikopterë. Vatra zjarri u regjistruan edhe në Maliq dhe në Hekal të Ballshit, ku u dogjën mbi 10 hektarë ullishte e shkurre. Në Dardhë të Librazhdit zjarri vijon aktiv prej gjashtë ditësh.
-
Tentoi të vidhte një banesë ndërsa ishte nën arrest shtëpie, pranga 49-vjeçarit në Korçë
3 Gusht, 12:4649-vjeçari ishte në arrest shtëpie për drejtim automjeti pa patentë.
-
Dardha e Librazhdit prej 6 ditësh në flakë, temperaturat e larta dhe era e fortë vështirësojnë shuarjen (VIDEO)
3 Gusht, 11:52Fatmirësisht, deri tani nuk raportohen persona të lënduar apo banesa të rrezikuara, pasi vatra ndodhet larg zonave të banuara. Megjithatë, zjarri ka përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme pyjore.
-
Kuvendi nuk përcaktoi formulën brenda afatit të Kushtetueses, magjistratët: Nga 1 gushti, hyn në fuqi paga e rritur
3 Gusht, 11:10Deklaratë e përbashkët e shoqatave të gjyqtarëve dhe prokurorëve: Mosveprimi nga ana e Kuvendit nuk ka krijuar një boshllëk ligjor. E parashikon vetë Gjykata. Përllogaritja e pagave mbi bazën e formulës që i referohet pagës së funksionarit të administratës së lartë publike
-
Ikën Olsian Çela, 5 kandidatë në garë për Prokurorin e Përgjithshëm! Nga Adnan Xholi i SPAK te rikthimi i Arta Markut
3 Gusht, 10:41Pasi të analizojë nëse kandidatët plotësojnë kriteret, Këshilli i Lartë i Prokurorisë, do të rendisë tre kandidatët më të kualifikuar, listë e cila i dërgohet për votim Kuvendit të Shqipërisë. Kreshnik Ajazi kreu i prokurorisë së Elbasanit aplikoi fillimisht në KLP, por më tej u tërhoq nga gara.
-
Trafikonin emigrantë në këmbim të mijëra eurove pagesë, GJKKO dënon me 155 vite burg në total 28 të pandehur (EMRAT)
3 Gusht, 10:21Një grup kriminal që trafikonte shqiptarë drejt Shteteve të Bashkuara, Kanadasë dhe Britanisë së Madhe përmes falsifikimit të dokumenteve u dënua me 155 vite burg gjithsej nga GJKKO. Për transportin e emigrantëve, ata përdornin dy agjenci udhëtimi, ndërsa përftonin deri në 10 mijë € për person.
-
-
-
Të shtëna nga jahti në Palasë/ 4 të shoqëruar, mes tyre djali i pronarit të Brunes dhe biznesmeni i dënuar për drogë! S’gjendet arma, lirohen pas marrjes në pyetje (EMRAT + VIDEO)
3 Gusht, 07:39Një ditë pas raportimit për të shtena nga jahti në Palasë, ngjarja vijon të mbetet e mbuluar me mister. Pas një ndjekje dy orësh në det, policia nuk gjeti armë kur kontrolloi mjetin lundrues. Bruno Çela, djali i pronarit të kompanisë “Brunes”, Pashk Gjini, biznesmen ndërtimi i dënuar më herët për drogë dhe dy të tjerët janë liruar.
-
U bllokuan në rrjedhën e Drinit të Zi, shpëtohet familja me 8 anëtarë
3 Gusht, 07:07Njëri prej tyre lajmëroi autoritetet për ndihmë pasi bashkë me familjen kishte ngecur te “Ura e Gjoricës” për shkak të rritjes së menjëhershme të nivelit të ujit.
-
Aksident në Prrenjas, motori del nga rruga, plagosen 2 të rinj
2 Gusht, 22:49Dy të rinj kanë mbetur të plagosur gjatë një aksidenti rrugor të ndodhur mbrëmjen e sotme në Prrenjas, pasi motori me të cilin po udhëtonin ka dalë nga rruga.
-
Qëllohet me armë zjarri nga një jaht në Palasë, policia dy orë operacion në det për ndalimin e mjetit! Shoqërohen personat që ishin në bord (VIDEO)
2 Gusht, 22:37Pas të shtënave me armë nga një jaht në Palasë, autorët tentuan t'i shpëtonin policisë. Fikën dritat në det dhe dy prej personave që ndodheshin në bord tentuan të dilnin në breg me gomone. Jahti u ndalua pas një operacioni dyorësh dhe u dërgua për kontroll në Portopalermo.
-
Fier/ Dyshohet se pësoi arrest kardiak gjatë kontaktit me ujin, humb jetën 49-vjeçari në plazhin e Pishporos (EMRI+VIDEO)
2 Gusht, 21:05Shkak për ndarjen nga jeta të 49-vjeçarit në plazhin e Pishporos në Fier dyshohet të jetë arresti kardiak që ai ka pësuar gjatë kontaktit me ujin.
-
Ksamil/ Gomonia shkel perimetrin e sigurisë dhe rrezikon pushuesit, drejtuesi gjobitet me 500 mijë lekë të rinj! Bllokohet mjeti lundrues (VIDEO)
2 Gusht, 19:44Policia ka gjobitur me 500 mijë lekë të reja drejtuesin e një gomoneje, pasi ka shkelur perimetrin e sigurisë në Ksamil, duke rrezikuar jetën e pushuesve. Gjithashtu 'Blutë' kanë bllokuar edhe mjetin lundrues.
-
Zjarr në fshatin Visokë të Mallakastrës, flakët përfshijnë një sipërfaqe me shkurre pranë rrugës kryesore (VIDEO)
2 Gusht, 19:25Një sipërfaqe e gjerë me shkurre pranë rrugës kryesore në fshatin Visokë të Mallakastrës është përfshirë nga flakët, të cilat janë favorizuar nga era dhe i nxehti që ka 'mbërthyer' vendin.
-
50 mln euro apartamente të sekuestruara në Shqipëri, çfarë ndodh me blerësit, a e humbasin banesën? Kush i mbron?
2 Gusht, 17:08Nga pagesat 100% me kontrata porosie për blerje apartamentesh para përfundimit të objektit deri te sekuestrimet e SPAK. Pas objekteve që kanë rënë në rrjetën e sekuestrimeve, janë shumë individë që do të gjenden në një situatë të vështirë për të pajisur me certifikatën e pronësisë apartamentet e tyre, të blera me kontrata porosie. Çfarë do të ndodhë me paratë e tyre? A e humbasin apartamentin? Kush i dëmshpërblen këta blerës?
-
Policia 'skanon' rrugët e Tiranës, mbi 12 mijë shkelje gjatë javës së fundit, 1 562 shoferë gjobiten për përdorim celulari dhe mos vendosje të rripit të sigurimit (VIDEO)
2 Gusht, 17:02Po ashtu, janë evidentuar 24 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor, autorët e të cilave janë arrestuar ose proceduar penalisht.