Kronikë
-
Dhënia e një Jet Ski-e për lundrim një 12-vjeçari në Dhërmi i ka kushtuar pronarit të mjetit 10 mijë lekë të reja dhe bllokim të mjetit lundrues nga Policia.
2 Gusht, 17:01 -
Kontrolle në Tiranë dhe Krujë, 2 të arrestuar e 16 persona të shoqëruar, sekuestrohet edhe një makinë luksoze (VIDEO)
2 Gusht, 16:53Kontrollet u shtrinë në akset kryesore të Tiranës, si edhe në Fushë-Krujë, Bubq dhe Nikël, me fokus evidentimin e armëmbajtjes pa leje, posedimit të lëndëve narkotike, personave në kërkim dhe mjeteve që qarkullonin në kundërshtim me ligjin.
-
Ra në furnel dhe u mbulua nga kromi në minierën në Bulqizë, nxirret trupi i pajetë i 40-vjeçarit
2 Gusht, 16:22Minatori 40-vjeçar Ilir Kalaveri, i cili një ditë më parë ra në një furnelë dhe u mbulua nga kromi në minierën në malin e Tërnovës, në Bulqizë, është gjetur ditën e sotme i pajetë nga grupet e kërkim-shpëtimit.
-
Lamallari: Aksidentet në trend rënës gjatë 10 viteve të fundit, Smart City do të sjellë një standard të ri monitorimi
2 Gusht, 14:06Duke ndarë edhe grafikun me ecurinë e aksidenteve, Lamallari thekson se siguria rrugore mbetet prioritet, ndërsa njofton se projekti “Smart City” do të vihet së shpejti në funksion,
-
Përfshihet nga flakët një apartament në Vlorë, dyshohet se shkaku është një shkëndijë elektrike, ndërhyrja e zjarrfikësve shmang përhapjen (VIDEO)
2 Gusht, 12:36Dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike në ballkon, ku kanë marrë flakë disa materiale plastike.
-
I dënuari me 6 vite burg për trafik droge, kapet në Durrës 50 vjeçari, pritet të ekstradohet në Itali (EMRI+VIDEO)
2 Gusht, 11:44Sipas Policisë, Gjykata e Apelit e Romës e ka dënuar Likën në muajin mars 2025 me 6 vite burg për veprën penale "Trafikimi i narkotikëve", kryer në bashkëpunim, sipas legjislacionit penal italian.
-
Muzika me volum të lartë, 200 mijë lekë gjobë për pronaren e një lokali në Velipojë
2 Gusht, 11:33Kontrollet e Policisë vijojnë në zonat turistike për respektimin e nivelit të zhurmës dhe orarit të lejuar të muzikës.
-
'E ndoqi me ‘Audi’ dhe hapi zjarr', detaje të reja nga sulmi me armë ndaj 30-vjeçarit në Milot, dyshohet për një konflikt familjar
2 Gusht, 10:45Dyshohet se përplasja ka ardhur pas divorcit të 30-vjeçarit me motrën e autorit të dyshuar, çka mund të ketë çuar në përshkallëzimin e konfliktit.
-
Bulqizë/ Vijojnë kërkimet për minatorin e mbuluar nga kromi në malin e Tërnovës
2 Gusht, 10:43Deri në këto momente, autoritetet nuk kanë konfirmuar ende nëse minatori i bllokuar është gjallë apo ka humbur jetën.
-
Tiranë/ Dyshohet se dhunuan 20-vjeçarin italian që kishte ardhur për pushime, shoqërohen dhe vihen nën hetim 8 të mitur, të moshës 13-15 vjeç
2 Gusht, 10:29Puna vijon për identifikimin e shtetasve të tjerë të dyshuar si të përfshirë në konflikt, si dhe për dokumentimin e plotë ligjor të rastit.
-
Dibër/ Droni zbulon 1121 bimë kanabisi në mal, 2 në pranga (VIDEO)
2 Gusht, 10:24Sipas policisë, droga ishte kultivuar në pronë publike në territorin e Bashkisë së Dibrës.
-
Berat/ Zjarr në fshatin Veterik, shkrumbohet magazina me materiale bujqësore, shpëtohet banesa dykatëshe
2 Gusht, 09:27Flakët kanë përfshirë fillimisht një magazinë të mbushur me materiale dhe prodhime bujqësore, duke u përhapur më pas me shpejtësi drejt banesës dykatëshe ngjitur.
-
Vlorë/ 'Porche'-i përplas një vajzë te vizat e bardha dhe largohet! Automjeti luksoz u fut me semafor të kuq
2 Gusht, 07:58E aksidentuara ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, ndërsa policia po punon për zbulimin e automjetit dhe identifikimin e shoferit.
-
-
Lezhë/ E qëlluan me armë ndërsa lëvizte me makinë, 30-vjeçari u shpëton plumbave! Në kërkim autori
1 Gusht, 21:4630-vjeçari po lëvizte me ‘Audi’-n e tij te Ura e Milotit kur një person tjetër, me të njëjtin tip makine, e ka qëlluar me armë zjarri. Motivet nuk dihen ende.
-
-
Erdhën për pushime, 6 italianë dhunohen nga një grup shqiptarësh në Tiranë: Na kërcënuan me thikë për të na marrë para, policia nuk ndërhyri
1 Gusht, 17:14Sipas rrëfimit të tyre për mediat italiane, ngjarja ka ndodhur më 29 korrik dhe ata janë rrahur nga një grup prej rreth 20 të rinjsh të moshave 16-18 vjeç. Italianët ndodheshin pranë sheshit “Skënderbej” kur janë ndjekur nga grupi i shqiptarëve që u hidhnin ujë, shishe e gurë.
-
-
Ndërtoi kompleks luksoz pa leje në Kepin e Rodonit, Prokuroria dërgon për gjykim ish-kryeinspektorin e IMT-së, Ardian Halili dhe një ish-vartës
1 Gusht, 16:28Prokuroria e Tiranës përfundon hetimet dhe dorëzon për gjykim dosjen penale ndaj Ardian Halilit. Nga hetimet ka rezultuar se ish-kryeinspektori i IMT-së, Halili, kishte ndërtuar pa leje kompleksin luksoz “Saint Michelle Rezidence”, i cili u shemb më pas nga IKMT-ja.
-
Ermal Beqiri me kështjellë 2.6 mln euro në Francë, ja VIDEO si duket! Llogari 2 mln euro, apartamente e mjete motorike! SPAK kërkon sekuestron e pasurive
1 Gusht, 16:12Ndonëse në Shqipëri i janë sekuestruar 10 pasuri (truall në Green Coast e vilë në Rolling Hills), Ermal Beqiri ka arritur të ndërtojë perandori financiare edhe në Francë. Pikëpyetje se si i ka transferuar paratë në shtetin francez, ku tashmë SPAK kërkon sekuestron e një kështjelle me vlerë 2.6 mln euro në departamentin e Oise apo edhe llogari me vlerë 2 mln euro.