Kronikë
-
SPAK ka liruar 16 marinarët të cilëve iu gjetën 60 kilogramë kokainë në anijen me qymyr në portin e Durrësit. Vendimi është dhënë ditën e djeshme ndërsa mësohet se anijes i është hequr sekuestro.
29 Korrik 2022, 21:27 -
Petrit Fusha fitoi 760 mijë euro me resortin që ngriti me vlerë 500 mijë euro pa futur dorën në xhep! Prokuroria: Kontratat e qirasë janë fiktive
29 Korrik 2022, 19:31I biri ishte kandidat për deputet për partinë e Ilir Metës, ish kryeprokurori i Tiranës Petrit Fusha ngriti një pasuri me vlerë qindra mijëra euro me dhurata dhe kredi
-
GJKKO dënon me 2 vite e 4 muaj burg ish kryebashkiakun e Lushnjës, Fatos Tushe! Fajtor për shpërdorim detyre dhe lejim të ndërtimeve pa leje
29 Korrik 2022, 18:51Ish kryebashkiaku i Lushnjës, Fatos Tushe është dënuar me 2 vite e 4 muaj burg pasi akuzohet për shpërdorim detyre dhe lejim të ndërtimeve pa leje. GJKKO ka vendosur ta dënojë me burg dhe t'i hiqë të drejtën për 5 vite që të mbajë funksione publike.
-
45 magjistratë të rinj në sistemin e drejtësisë, ambasada e SHBA: Shqiptarët presin nivel të lartë integriteti dhe profesionalizmi! Reforma në drejtësi po përparon
29 Korrik 2022, 18:23Ambasada e Shteteve të Bashkuara ka përshëndetur 45 magjistratët e rinj që futen në sistemin e drejtësisë duke thënë se pret që të jenë gjyqtarët dhe prokurorët me nivelin e lartë të integritetit e profesionalizmit.
-
E rëndë në Itali, 50-vjeçari shqiptar dhunon brutalisht të renë në një palestër! Tentoi t’i gjuante edhe me gira (FOTO)
29 Korrik 2022, 17:42Një 25-vjeçare është sulmuar nga një burrë teksa po stërvitej në palestër. Ngjarja ka ndodhur në një palestër në jug të Peskarës.
-
-
-
-
-
Sulmi kibernetik, zv. Kryeministrja dhe drejtoresha e AKSHI-t: Gjithçka drejt normalitetit, 98% e shërbimeve funksionale! Zero humbje të dhënash! Krah tyre eksperti i Microsoft
29 Korrik 2022, 17:06"Mbi 98% të shërbimeve online janë tashmë funksionale!" Kështu tha drejtoresha e AKSHI-t, Linda Karcanaj në një deklaratë duke theksuar se gjithçka po shkon drejt normalitetit dhe nuk ka asnjë humbje të dhënash nga sulmi kibernetik në platformat qeveritare online. Zv.kryeministrja bëri me dije se ka nisur hetimi i thellë për zbardhjen e krimit kibernetik. Në këtë hetim është përfshirë edhe FBI.
-
Kryebashkiakja e Dimalit në SPAK për një mur rrethues, zbardhet vendimi i gjykatës Berat në favor të familjes Baho: Bashkia ta prishw me shpenzimet e saja
29 Korrik 2022, 16:48Muri rrethues në pronën e familjes Baho, i ndërtuar në mënyrë abuzive sipas Gjykatës së Beratit, do të jetë shkaku që kryetarja e Bashkisë së Dimalit, Juliana Memaj të hetohet nga Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Gjithçka nisi në vitin 2020, kur Petrit Baho nga fshati Poshnje i Dimalit paditi bashkinë se ka ndërtuar një mur pa leje, duke cenuar banesën e tij.
-
Pogradec/ Banorët në protestë, shtëpitë e komuntetit rom dhe egjiptian pritet të shemben! Preken nga projekti i Bashkisë për ndërtimin e një parkingu publik
29 Korrik 2022, 15:32Gjashtë shtëpi të komunitetit rom dhe egjiptian pritet të shemben në Pogradec, pranë zonës së liqenit pasi preken nga projekti i Bashkisë për ndërtimin e një parkingu publik.
-
-
Plagosi me armë zjarri pas një sherri 30-vjeçarin me precedent penal një vit më parë në Korçë! Arrestohet autori
29 Korrik 2022, 15:37Arteo Tole autori i plagosjes së Igli Qanit në mars të vitit 2021 ka rënë sot në prangat e policisë.
-
GJKKO sekuestron 4 prona në Lezhë! Disa persona në bashkëpunim me zyrtarë përfituan në mënyrë të paligjshme sipërfaqe toke me vlerë 13 milionë euro
29 Korrik 2022, 15:21GJKKO ka sekuestruar 4 prona në Lezhë dhe ka nisur hetimin për disa persona, të cilët në bashkëpunim me njëri tjetrin dhe në bashkëpunim me zyrtarë shtetërorë, nëpërmjet dokumenteve të falsifikuara dhe veprimeve të tjera të kundërligjshme, kanë përfituar në mënyrë të paligjshme një sipërfaqe prej 66 000 m2 tokë në disa zona bregdetare në Lezhë, me një vlerë prej rreth 13 milion euro.
-
-
FOTOLAJM/ Pritej që SPAK të shpallte pretencën, anëtares së KPK-së i ndodh incidenti
29 Korrik 2022, 14:13Anëtarja e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK), Etleda Çiftja u paraqit këtë të premte në GJKKO, ku pritej që SPAK të shpallte pretencën për të, por që është vendosur shtyrja e dhënies së pretencës për në datë 12 shtator, për shkak të mungesës së prokurores për arsye shëndetësore
-
Përfshihet nga flakët banesa në Dajt të Tiranës, lëndohet vajza e mitur
29 Korrik 2022, 14:05Ditën e sotme rreth orës 12:40 ka rënë zjarr në banesën e pronarit me iniciale B.B., në fshatin Façesh, Dajt. Si pasojë e flakëve në banesë është lënduar vajza e tij e mitur 8-vjeçare.
-
Akuzohet se bleu vota, SPAK kërkon 1 vit burg për ish-kandidatin e LSI për deputet! Etjon Joka: Gjithçka e stisur nga Alqi Bllako
29 Korrik 2022, 14:01Prokuroria e posaçme kërkon dënimin me 1 vit burg për kandidatin për deputet te LSI në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, Etjon Joka, i cili u filmua teksa jepte para ne këmbim të shitblerjes së votave. Po ashtu 1 vit u kërkua edhe për Elis Babo personi që kishte kryer filmimin dhe të cilit i janë dhënë parat nga Joka.
-
Durrës/ Donin të kalonin kufirin me makina të vjedhura në Itali, Francë dhe Angli, 1 person në pranga, 2 të tjerë nën hetim, bllokohen 3 makinat
29 Korrik 2022, 12:191 person ka rënë në pranga ndërsa 2 të tjerë janë vendosur nën hetim për shkak se po lëviznin me makina që rezultonin të vjedhura, respektivisht në Itali, Angli dhe Francë.
